Arsyet përse Ilir Meta është kaq radikal dhe kërkon votat e “skifterëve” anti Rama

12 Shkurt 2021, 17:52Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Në dy fushatat e fundit zgjedhore në vend, ajo e 2013 dhe e vitit 2107, LSI-ja e Ilir Metës nuk ka marrë vota anti.

Në 2013 nuk bëri një fushatë kundër qeverisë së Sali Berishës, pasi vinte vetë nga një eksperiencë qeverisëse me PD-në.

Në vitin 2017, LSI edhe pse hyri fort në betejë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, nuk bëri fushatë anti PS, pasi vinte nga një aleancë me PS-në.

Në të dyja fushatat, LSI-ja mori një rezultat të rëndësishëm, njëherë në koalicion 18 deputetë e pas 4 vjetësh 20 deputetë pa koalicion, pra e vetme.

Në këtë fushatë, LSI-ja është hera e parë që po bën një betejë të fortë politike kundër Edi Ramës.

Madje në diskursin politik; si Ilir Meta, Monika Kryemadhi, por edhe të tjerë në LSI janë më të ashpër kundër Edi Ramës, sesa vetë Lulzim Basha dhe eksponentët e PD-së.

Një diskurs politik që e kthen LSI-në në një kohë më të largët politike, kur ajo bënte më radikalen e opozitës.

Siç ishte viti 2009, kur akuzonte Ramën se ka bashkëpunuar me Berishën, apo edhe në 2005-n kur mblodhi të majtët klasikë në partinë e tij.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha, i cili edhe pse natyrisht e sulmon Edi Ramën, së bashku me drejtuesit e tjerë të PD-së, po synon drejt një imazhi më soft për të tërhequr të ashtuquajturin “elektorat gri” ose atë që pjesë që nuk ka votuar në Shqipëri prej kohësh.

Mesazhet publike janë përmbajtja, programi, por edhe gjuha që po përdor Lulzim Basha ose është ironia me Ramën, ose alternativa dhe angazhimet zgjedhore.

Po kush do ta ndajë elektoratin “skifter-anti-PS”? Investimi i fuqishëm i LSI-së në zona bastione të PD-së si Kamza, Paskuqani dhe Lapraka, po tregon se partia e Metës synon pikërisht këtë pjesë të zgjedhësve.

Që natyrisht nuk mund ta marrë të gjithë, por pjesën më të zjarrtë të saj.

Kjo ka edhe një arsye logjike, në vitin 2017 Ilir Meta pra LSI mori 20 deputetë, çka është rekordi historik i kësaj partie.

Por dialektika e numrave nuk është gjithmonë lineare. 20 deputetët i dolën LSI-së më pak të rëndësishëm se 4 që mori në 2009-n që u cilësuan si “të arta” ngaqë ishin të domosdoshme për koalicionin me PD-në dhe hyrjen në qeveri.

Dhe kësaj radhe, Meta, siç duket po synon elektoratin më të ashpër ndaj Ramës, jo thjesht për numra në Kuvend, por si një “rezervat politik” të gatshëm edhe për pas zgjedhjeve, kryesisht për protesta dhe përplasje politike.

Në këtë rast, numrat kanë më pak rëndësi sesa fuqia e tyre potenciale, që në fund konsistojnë edhe më besnikë edhe më të zhurmshëm.

Këtu, duket se i ka shërbyer edhe fati i largimeve të ish-VIP-ave të grupit parlamentar e Qeverisë.

3 komente në “Arsyet përse Ilir Meta është kaq radikal dhe kërkon votat e “skifterëve” anti Rama”

  1. xhemal says:

    si kuptoj keta qe analizojne presidentin si nje pjesmarres ne fushate politike me nje llogjike femije ne vend qe te vinin kujen ,alarmin e ta denonin vepren e tij percarese ,nxitese te konflikteve te kerkonin qe me e pakta kjo te ndalej se eshte nje turp e rrezik per sistemin demokratik ku duam te jetojme ne paqe e prosperitet..asnje intelektuali apo gazetari nuk mund ti lejohet te rreshqasin ne ide antidemokratike ,presidenti eshte nje istitucion i larte ku meshirohen vitytet e qellimet me te larta te nje populli ,uniteti ,bashkimi ,solidariteti,bashkepunimi,dashuria ,sakrifica per nje qellim te mire te perbashket etj .keto iliri i ka perdhosur..por me e keqja eshte indiferentizmi ndaj ketij fenomeni e analiza e ceket duke i bere fresk nje donkishoti shqipetar

  2. raul says:

    Leshelija ne grahmat e fundit te ngordhjes politike. A ka shqiptar qe i shkon prapa gruas me llapaqene, te urryer, gojepiset, te neveritur, te planetit, doktoreshes horoskopike, fallxhores , sudes se perralles me 5 pika Nafije dybekut. Jo kurre me ne parlament sekti naziskin i haremit te Jales. Leshelija me 25 prill ne grope te zeze.

  3. popull del prej pyllit says:

    O shoku Xhemal; ata jane aleat, ata jane nje; ata i shesin pordhe njani -tjetrit sa 0 e keshtuar pasurin po aishte ky ; KM ; qe vri president hajdutin Like; po nuk ka rendi par ta kush qeveris , rendesi ka me ken deputet , me pas imunitet , e me mbrojet pasurit qe kane vjedhe;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje