Covid-i më gjeti pa plan e më hodhi në duar mjekësh matrapazë që më bënë lëndë të parë për Turqinë

12 Shkurt 2021, 18:29Politika TEMA

Nga Shpëtim Luku

Me duket se e kalova Covid-in. Doja ta jepja me pare kete lajm, mirepo deshiroja te isha sa me i sigurt dhe sot, pas 20 ditesh nga shfaqja e simptomave dhe konfirmimi pozitiv me testin perkates, mund te them se e kam kaluar ate. Nuk ishte nje beteje e lehte, pasi tek une dominoi ankthi dhe gjendja e renduar psikologjike. Kjo pasi, kisha jetuar vetem sipas skenarit qe virusi nuk do me kape. Une isha kampioni i ruajtjes dhe kujdesit. Aq sa isha bere dhe objekt talljeje nga shume shoke e miq, te cileve iu bente pershtypje sjellja ime ne nje menyre te tille qe presupozonte tek gjithkush qe e kishte virusin.

Masken nuk e hiqja kurre, dizifektantin e perdorja mbi 25 here gjate dites. Nuk takoja njeri, kisha perqafuar nje stil jete prej thuajse vetmitari. Te vetmen pike te dobet kisha percaktuar pjesetaret e tjere te familjes. Ndaj, kur nje dite te bukur, vajza deklaroi se kishte dite qe i dhimbte trupi dhe se i kishte ikur edhe nuhatja dhe shija, mendova se e keqja e madhe mberriti. Dhe nuk vonoi me shume se te nesermen qe te merrja indikatorin e pare te fillimit te betejes me virusin famekeq. Temperatura 37. 4.

Prekja nga virusi me gjeti pa plan. Me hodhi ne duar mjekesh te papergjegjshem e matrapaze, te cilet me bene objekt abuzimi me skanerat dhe me pas, me pane si “lende te pare” Turqie. Megjithese ne pergjithesi semundja kishte marre per lehte, pa ndonje temperature te larte shume, pa marrje fryme, me norma saturimi te oksigjenit 96-97, nje doktoreshe qe vetem e tille nuk mund te jete, ia doli qe te me fuse ne nje panik total.

Qe nga menyra se si me transmetoi rezultatet e skanerit me alarm te madh. Ke kaluar ne bronkopneumoni- me tha e “alarmuar” dhe fill pas kesaj filloi te me jape alternativat qe kisha ne dispozicion. Duhet te shkoja- sipas saj-ne Turqi nese doja te rrisja shanset e mbijeteses ose duhet te hospitalizohesh ne Shqiperi.

“Mendohuni me qetesi sonte dhe vendosni e me thoni”- vazhdoi ajo. Po ku mund te behej me fjale per qetesi?! E per te ndikuar akoma me shume ne realizimin e qellimit te saj referonte shembuj te tjere, si psh pronari i nje restoranti te njohur ne Durres, i cili nuk i kishte perfillur keshillat e saj dhe kishte perfunduar me norma saturimi oksigjeni 80 per qind e me poshte. Une vazhdoja te zhytesha ne panikun qe dukej se skishte fund.

Dhe kur me ne fund guxova te thyej heshtjen e gjate, prej te keqes se madhe qe me kishte zene deren, duke shfaqur dyshimin se si mund te udhetoj duke qene pozitiv, “doktoresha” shprehu gadishmerine e saj per te me “ndihmuar” duke me pajisur me tampon negativ fals, per te udhetuar me pas si pasagjer linje e per te perfunduar ne spitalin turk si pacient. Sigurisht qe kjo ishte nje alternative e paperballueshme per mua, megjithate i vetmi moment ku me punoi mendja ishte dergimi i nje sms nje miku tim biznesmen, i cili ma kishte lene te hapur shtegun e kerkeses per ndihme ne cdo moment.

Pergjigja e tij erdhi e menjehershme, duke me lene takim ne nje lokal dhe ku thirri ne te edhe nje mjek te spitalit amerikan, i cili kishte mjekuar persona te shumte me Covid 19. Pas shikimit te skanerit, doktori, nje person simpatik dhe shume qetesues tha se rasti im ishte i lehte, me vetem 10 per qind prekje mushkerie, mirepo mendja ime ishte aq e terrorizuar prej “konkluzioneve” te mjekes se meparshme, ndaj dhe paraqitesha mosbesues.

Ideja fikse qe me qe rrenjosur ne tru ishte se kisha mberritur tashme ne fund. Sado qe shoke e miq, si dhe doktori i ri me sugjeronin qe te ruaja qetesine dhe optimizmin, si nje nga armet baze te luftimit te kesaj semundjeje, sado qe ky doktor me premtonte qe do te behesha me mire, se do e kaloja, sado qe ky doktor me tregonte shembuj ku e ku me te rende se une e qe ia kishin dale, serish vazhdoja te meditoja e te beja bilancet per jeten e deritanishme.

Qe ate nate, kur bera takimin me doktorin e ri, nepermjet mikut tim te cmuar, filloi mjekimi standart intravenoze. Ndonese nuk kisha simptoma te theksuara, serish rrija plot ankth e stres, nen friken e improvizimeve qe mund te kishte ky virus i pabese si dhe nga ndikimi i madh negativ qe kishte shkaktuar tek une matrapazja me bluze te bardhe. Temperaturen dhe oksigjenin e masja cdo 10 minuta sepse me dukej se me merrej fryma.

Oksimetrat dhe termometrat tregonin te dhena te mira, por nuk arrinin te me qetesonin. Ditet kalonin nje e nga nje e une i numeroja ato me padurimin e ushtarit qe pret perfundimin e ushtrise. Dhe ja, tani besoj se jam ne statistikat e te sheruarve dhe per kete duhet te adresoj falenderimet me te medha per Dr. Genti Hutin, infermieret Eugen Ismolli, Xhulion e Gazin, miqte e mi qe u interesuan ne menyre te panderprere duke me dhene nje suport te madh psikologjik, si Petrit Ago, Muharrem Meko, Alfred Peza, Magdalena Alla, Eva Kushova, Artur Llana, Ilir Topalli e te tjere.

Mirepo kurre nuk do me shqitet shija e hidhur e sjelljes se keqe, e tentatives per perfitim prej atyre qe e kane per detyrim profesional e moral humanizmin dhe preokupimin e plote ne dobi te shendetit te njerezve. Ashtu sikurse duhet te pohoj e konformoj krenarine e pasjes se miqve te mire, te miqve te vertete qe te bejne te ndihesh nje person shume i pasur nga ana shpirterore.

34 komente në “Covid-i më gjeti pa plan e më hodhi në duar mjekësh matrapazë që më bënë lëndë të parë për Turqinë”

  1. Tropojani i Jugut says:

    Shkruaje emrin e asaj mjekes, ta dime cila eshte kjo abuzuese

    1. Ujku done mjegudhe thote populli says:

      Mire more zotri se ti ke miqe dhe lek ne e dime se politikanet Gazetaret biznesmen kriminel Doktorret dhe nje rreth i ngusht i ketyre njerzeve i Kane rruge e hapura dhe gjene rruge zgjidhje ose ne Shqiprie ose jashte shteti po si te ja bejme ne njerzit e thjeshte??? Po jame dakorte me ty se keta matrpaza dhe kriminala Doktorret dhe infermjeren Jane te dhidhur me krimin dhe politikanet mose te duket qudi se keta kriminela Marrin pjesen e lekve ne qofte se qone njerzit ne Turqi se pse Jane te dhidhur zingjir prandaj Rama dhe politikanet e tjer na thone duhet pare nga Turqija se pse andej behet korrupsjoni dhe hajdutrit se po te shohim nga Evropa dhe Amerika duhet te ndertosh shtet ligjore Ujku done mjegudhe thote populli

  2. pa vlere says:

    Gezuar shoku!
    Sa mire qe ke shpetuar!
    Por do ishte shume mire te kishe thene edhe emrin e doktoreshes!
    Perdryshe shkrimi jot mbetet “nje hartim I bukur”!!

  3. Leonard says:

    Historia jote mund te jete e vertete, jam I sigurte qe ka doktore dhe infermiere te tille. Megjithate me lindin disa pyetje:
    E keni denoncuar ne institucionin ku punon ajo?.Po ne prokurori,polici?
    A ka emer ?

  4. Ish student i dr Arjanit says:

    Ne fillim me behet qefi qe e keni kalur kete Semundje kaq te pabese. Z. Luke mendoj se duhet te tregoni emrin e mieses ne fjale jo per ta ndeshkuar ate por me siguri mund te jete shume e vlefshme per shume te tjere qe do ju Bier llotaria te kalojne nga dera e zonjes ne fjale. Mendojeni enjehere edhe ndihmoni ju me humanizem hallexhinjte e tjere padi jo te gjithe kane nga nje mit biznesmen qu u man der hapur. Asaj nuk i ndodh gje e po i doli emri se eshte e rrahur me vaj e me uthull per keto Probleme.

    1. Futja kot says:

      Shkrim pa kuptim dhe pa sens. Edhe sikur te jete I vertete nuk e kuptoj se çfare perfitimi do kish mjekja nëse kurimi do behej ne Turqi.
      Duket çdo gje e sajuar si pune tallavaje, mania per te publikuar gjithçka dhe per te tërhequr vëmendjen, apo per ti qare hallin ketij te “shkretit”.

      1. Niko says:

        Perfitimi eshte per cdo klent qe i siguron spitalit mer pjesen e saj se ne turqi kurohen ne spitale privat dhe paguajn 50000 evro e larte

      2. xx says:

        Ai permend emrat e mjekut,infermiereve dhe miqve

  5. Petro says:

    gjeja me e paket qe meritonte ajo doktoreshe ishte tja nxirrje emrin. Te pakten keshtu do ndihmoje shume te tjere qe mund ta hane karemin e saj.

  6. Neri says:

    Ti far gjoje lende e pare per Turqine. Legen.

    1. .1389 says:

      Kete legenin sikur e paskan cuar me zorr te sherohet!!!
      Heres tjeter te infektivi me ? ??

    2. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

      Ja dhe nje turk i piset…..

  7. Sul Korriku says:

    Hartim i bukur !

  8. EntelaS says:

    Ku eshte faji i mjekes dhe mjeksise ketu? Ky eshte nje rast psiqik i dikujt qe nuk arrin te zoteroje vetveten dhe panikon si daci mbi sobe. Pastaj me nje mik si Alfred Peza dhe paska frike e ankohet se nuk kishte me te paguante?

  9. Revizori says:

    I nderuar Shpëtim,
    Nje shkrim real, i ndjerë, nga zemra. Ke ditur te vleresosh profesionistët dhe miqtë qe te qendruan prane, dhe ata qe ndyjnë çdo vend ku punojne.

  10. Gjallica says:

    Te shkuara Shpetim dhe qofshi te gjithe mire!
    Nga nje ish kolege

  11. Dorian says:

    Hartim i bukur!

  12. Outspoken says:

    Nje reklame e perkryer per spitalet private ne Shqiperi
    Ne te cilet punojne te njejtet mjek me dy turne nje turn ne QSUT e nje turn ne privat, po ashtu edhe infermieret,
    Popull Debil

  13. Outspoken says:

    Nje reklame e perkryer per spitalet private ne Shqiperi
    Ne te cilet punojne te njejtet mjek me dy turne nje turn ne QSUT e nje turn ne privat, po ashtu edhe infermieret,
    Jemi Popull Debil

  14. ida says:

    Viktime e panikut!

  15. Babale says:

    Nuk ka te semure me Covid qe te kete oksigjenin 96-97. Edhe une e kam kaluar ne shtepi dhe me oksimetrin tim, nivelet e oksigjenit me luhateshin 93-94-95. Nese keto qe ky thote jane te verteta ti denoncoje mjeket me emra ose aty ku punojne. Nqs nuk e ben keto qe ky tregon jane vetem trillim. Eshte shune e rende qe doktori ti kete thene qe ishte me pneumoni dhe se do ti jepte nje tampon negativ fals. Denoncoi me emra reale qe te jesh i besueshem, perndryshe genjen per llogari te dikujt.

  16. Pal Kuka says:

    I nderuar z. Luku.
    Urime që e ke kaluar sëmundjen e rëndë. Por nuk mjafton kjo që keni shkruar. Ju keni detyrimin ligjor por edhe qytetar të bëni kallzim penal për këtë vepër kriminale. Në se ju nuk e bëni jo vetëm që me bëni të dyshoj në vlerat Tuaja qytetare dhe intelektuale por jeni pjesëmarrës në krim, jeni bashkëfajtor.

  17. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Urimet me te mira,zoti Luku,dhe ju uroj gjithmone shendet dhe optimizim.
    I keni dhene nje leksion jetik te mrekullueshem praktik gjindjes se ketyre aneve.
    ´´Mjekja´´,nqse nuk e ka bere nga paaftesia diagnozen,por nga aferat kriminale korruptive,i ben nje sherbim te madh human shoqerise,qe tja publikoni emrin,jo per ta diskredituar,por mbi te gjitha,per te shpetuar jete njerzish te pafajshem.
    Kush shpeton nje jete thuhet ne biblen e vjeter,ai ka shpetuar nje bote te tere!

  18. Andi says:

    Kjo eshte njera and e medaljes.Le te degjojme anen tjeter.Ate qe akuzohet.

  19. Gim Selita says:

    Mos u merni me ket ordinerin qe nuk i boton asi gazet sepse eshte nje gjobvenes i ndyr qe sillet si zagar neper kafene tu xhvat biznesmenet me rrena. Ky Shpetim Leku eshte aq i keq sa per 100 euro ashtu mamin e vet.

  20. roritota says:

    Urime që ja hodhe se jo të gjithë kanë patur fatin tënd. Por ky virus tek secili ndikon në mënyra të ndryshme. Asnjë nuk i ka simptomat njësoj. Por edhe në këtë pandemi, si në shumë kriza të tjera, abuzuesit përfitojnë, dhe ata mund të jenë kushdo…në rastin tonë mund të ketë qënë edhe ajo mjekja. Unë e marr si rast special, nuk dua t’i fus të gjithë në një thes. Mgjt u ndjeva keq kur motra ime kishte blerë një aparat për veshin, 550 euro, 550 euro po e përsëris. Kërkova në gjithë Suedinë për të gjetur një të tillë, por pagesa më e lartë ishte 180 euro, për të njëjtin aparat. Mjekja e ambulancës ja kish rekomanduar, i kish ulur çmimin me 50 euro, dhe pensionistja pagoi 500 euro. Po mirë moj i thashë, në sa duar paska kaluar aparati që ka këtë çmimi kaq i lartë? Dini gjë juve, keni patur një përvojë të tillë? Por prapë nuk mendoj se të gjithë janë abuzues.

  21. isuf says:

    I bej thirrje SPAK të hetojë urgjentisht këtë shkrim.

  22. Tani says:

    O shoku ti kirw qw e kalive, por turp te vije qe nuk e nxjerr emrin e doktorreshes, sepse keshtu behesh pale me te dhe abuzimin ..
    Ose thjeshte tregon perralla per gazeten ketu. Sido qe ta marresh ti del i keqi.

  23. ... says:

    Total nonsense, shkrim tip “me ka çu nona me la gojen”.

  24. Lani says:

    QE TA MERRNI VESH JU SHPETIMI I LUKAJVE GJITHE JETEN ESHTE MESUAR TE ZHVATE. DHE KETE HERE ESHTE TERBUAR SE DIKUSH KA DASHUR TA ZHVATE. KJO ESHTE ÇESHTJA JO COVIDI!

  25. drini says:

    Falemnderit per kete postim me vlere Shpetim Luku.

  26. Ledio says:

    Duke mos e vene ne dyshim vertetsine e ngjarjes do doja tu them te gjitheve qe nqs nuk behmi kurrajoz e te denoncojme me emer edhe mbiemer si dhe duke perduror edhe prova te pranueshme nga gjykatat, do hame te gjithe te njejtin M… qe kemi ngrene per 30 vjet Te shkuara.

  27. Proshi says:

    Pyll pa derrat mos kërko i dashur.
    Shoqëria ku jetojmë është një Xhungël, jo pyll.
    Pra ku vegjetojnë lloj lloj kafshësh.
    Të shkuara gjithsesi.

  28. X says:

    Kjo qe i ka ndodh shpetimit i ka ndodh dhe te tjereve. Mos kjo mjekja ishte me iniciale sb ose as?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje