Ekspertët e shëndetit publik thonë se ka një rritje të numrit të të riinfektuarve nga Covid-19. Gjë kjo që sipas epidemiologes Gentiana Qirjako mund të lidhet me qarkullimin e mutacioneve të virusit në vendin tonë.
Deri më tani mendohet se janë 15 raste të të riinfektuarve, por shfrat janë duke u përpunuar nga specialistët e shëndetit publik.
Drejtuesit e shëndetit publik kanë deklaruar se në vend mund të jenë prezent të dy shtamet e Covid-19,pra dhe virusi britanik dhe ai i Afrikës së Jugut, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga laboratori i referencës në Londër.
Sa i përket rritjes së të infektuarve, epidemiologia thotë se moshat aktive janë më të prekurat.
Një rritje e infektimeve po vërehet edhe te adoleshëntët dhe fëmijët. Grupmosha 0 deri në 15 vjeç zë 2% të totalit të të infektuarve, ndërkohë që janë shtuar edhe shtrimet e fëmijëve në Spitalin Infektiv.
po nderkohe shkollat rine hapur Nuk eshte e llogjikshme te jene shkollat hapur kur dihet se femijet e trasmentojne smundjen Kur mbyllen ne Gjermani ,greqi etj ne vazhdojme fanar ndricues te jemi me shkolla hapur Shume e gabuar nga expertet qe mire qe nuk lexojne po te pakten e kane per detyre te kopjojne si behet ne vendet qe kane nje sistem te perparuar mjekesor dhe stafe akademike me peshe mendimi