“Shqipëria”, Kurti flet për marrëdhënien me Ramën, tregon planet e LVV në Shqipëri: I kontribuojnë demokracisë

12 Shkurt 2021, 22:27Politika TEMA

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me objektivat që ka për marrëdhëniet me Shqipërinë nëse zgjidhet në detyrë.

I ftuar në “RTK”, Kurti tha se nuk ka marrëdhënie të këqija me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, duke listuar edhe pikat që dy vendet duhet të punojnë.

Ndër të tjera, Kurti komentoi edhe garimin në zgjedhjet e 25 prillit të kandidatëve që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri.

Pjesa nga biseda:

Pyetje: A do ketë bashkim me Shqipërinë? Ramën doni apo nuk doni do ta keni edhe 1-2 muaj në qeveri, a e pengojnë këto raportin mes dy vendve?

Kurti: Nga pikëpamja jonë jo. Bashkëpunimi duhet të jetë përtej partive që shkojnë e vijnë. Vendet e BE janë shumë më të integruara se Kosova me Shqipërinë. Mund të bëjmë shumë më tepër si psh politika e jashtme.

Nuk e kemi komoditetin që të kemi diferenca në politikën e jashtme. E dyta politika e sigurisë dhe mbrojtjes dhe e treta ajo e burimeve.

Duhet t’i zgjidhim këto probleme. Tek mbledhjet mes dy qeverive unë do të insistoj që t’i adresojmë këto problematika. Kemi diku tek 77 marrëveshje.

Me Ramën s’kam pasur marrëdhënie të këqija nga pikëpamja ime, por jo të mira si dikur për shkak të idesë së shkëmbimit territorial, që u kthye në projekt.

Pyetje: LVV është regjistruar në zgjedhje në Shqipëri, a mund të krijojë pakënaqësi me kryeministrin e Shqipërisë?

Kurti: Për besë unë nuk mundem të analizoj imagjinatat nga më të pakontrolluara. LVV e Shqipërisë e ka autonominën e vetë. Unë besoj se i kontribuojnë demokracisë. Janë kandidatë të pavarur, është prurje demokratike.

5 komente në ““Shqipëria”, Kurti flet për marrëdhënien me Ramën, tregon planet e LVV në Shqipëri: I kontribuojnë demokracisë”

  1. Korabi says:

    Na rruafsh per dimer se ne vere e rruajme vet, o Kurt mashtruesi,duhet ta dish njehere e mire se ne shqipot ketej Drinit nuk e pranojme nje Sali te dyte si ti,prandaj dhe ai mustaqe muti Bole Abazi nuk votohet me shume se 0,01% ne Tirane.Rama nje demagog si ti nuk e ka ne llogarine e tij.

  2. Kosova mbi drrasa te kalbura
    me kte Qeflliun e Shashkave dhe Lopen e Katundit Vjosa ,
    gjithcka nen kontrollin e serbise.
    Kosovaret po tregohen shume naive duke votuar te tille Sharlatane e mashtruese .
    Ne Shqiperi patrija e ktij plehres sduhet te zeri kemb .

  3. Saliu says:

    Ishalla behesh kryeminister o Albin mashtruesi, pastaj do ta shikojme sa te vlen lekura,ti i ke shpallur lufte Edi Rames dhe Amerikes,por me ke do bashkepunosh kur te ulesh ne karrike,me Serbine?!

  4. dardan says:

    Nese Kurti e ka me te vertete idene e bashkimit te Kosoves me trungun ame-Shqiperine,
    duhet te jete dakord me idene e shkeputjes nga administrimi i shtetit te Kosoves
    te komunave me 98% serbe ne veri te saj, qe te kemi sa me pak serbe ne konfederaten e perbashket.

  5. fati says:

    VV ne shqiperi duhet fshire. Shqiperia vendos vete e nuk do te vendosi kurti dhe ajo bretkosa per shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje