Zgjedhjet e pritshme të 25 prillit nuk janë si të tjerat në kontekst; janë shumë më delikate, delikate sidomos për shkak të daljes jashtë shinave të Metës, edhe me paralajmërimet e fundit se nuk do mund ta njohë Ramën si fitues; por ndër të tjera, duket se e kanë të parathënë rezultatin, së paku nga ajo që ndihet në ajër, e cila korrespondon me atë që thonë deri më tani sondazhet e atyre që konsiderohen kompani serioze dhe me prestigj në këtë fushë.
Pra, që Rama po shkon drejt mandatit të tretë, dukë bërë kështu që të zhbëhet rendi i deritanishëm i dy mandateve. Dhe kur ke parasysh tipoligjinë politike të Ramës, kjo ngjan mëse e natyrshme. Nëse nuk do ishte Arben Ristani në 2011, Rama do kishte mandatin e katërt në Tiranë, shtoi kësaj faktin që edhe pse minus 10 vjet nga aktivizimi politik në post-komunizëm, ka bilancin më pozitiv elektoral në pluralizëm.
Zgjedhjet e 25 prillit, e pathënë deri më tani, kanë brenda peshën e Reformës në Drejtësi, e kjo bën që aksionarët kryesorë të saj, sidomos SHBA, të mos ketë dilema për atë që nuk do në qeverisje pas kësaj datë, më shumë se atë që do.
Eshtë rasti për të thënë që patjetër ndërkombëtarët kanë preferencat e tyre në një palë zgjedhje, aty ku ata kanë një rol për të luajtur. Në diskutim është a ndikojnë apo si ndikojnë, por jo se a preferojnë. Patjetër që preferojnë. Madje kështu nisi historia e pluralizmit shqiptar dhe kështu preku PD-ja për herë të parë pushtetin më 1992. Kujtoni precedentin “Rayerson” krah dhe pro Berishës.
Ka ndodhur kjo, por e kamufluar, edhe në zgjedhjet pasuese. Rotacioni i 2005, i cili risolli Berishën në pushtet, pati dhe ai një ngacmim amerikan. Ashtu siç saga “Ristani” me ndryshimin e rezultatin në Tiranë më 2011, për ta kaluar fitoren nga Rama te Basha, ishte dhe me miratimin e heshtur amerikan. Literalisht, SHBA e dënoi procesin, por e lanë të jetë fakt i kryer, gjë që Rama e nuhati fare mirë kur vendosi ta lërë protestat dhe sigurisht Bashkinë, për t’u përgatitur për pushtetin e madh pas dy vitesh. Sepse ky ishte mesazhi: Lëri të njollosen dhe më dhe bëju gati për qeverisje pas dy vitesh. Bashkinë aty e ke, e rimerr sërish.
Ndaj, duke u rikthyer te 25 prilli në ardhje, duke parë dhe panoramën aktuale dhe nuancat e protagonizmit të mbasadores Kim, nuk do shumë sforco për ta kuptuar se SHBA nuk do donin që Reforma në Drejtësi të katandisej “në mëlçi në qafën e ujkut”, ku ujku në këtë rast është dyshja Berisha – Meta, të përforcuar gjithnjë e më shumë si dyshja reale që tenton të rimarrë pushtetin më 25 prill.
Një ditë më parë, nga një kritik i fortë i Ramës në media, u theksua se deklarata e ambasadores Kim mbi garancinë e dhënë nga Rama për Tom Doshin, ishte një konfirmim i mandatit të tretë. Ndërkohë, muaj më parë, po nga ambasadorja Kim, u tha fraza se “qeveria po punon mirë…”, referuar një zhvillimi të caktuar.
Nga ana tjetër, nuk mund të mos vihet re një krizë ftohtësie e pandodhur deri më sot mes opozitës dhe faktorit ndërkombëtar. Rrënjët sigurisht që janë te ajo çfarë ndodhi më 2019, me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve. Por janë gjithashtu dhe te vijimi i të njëjtave qëndrime lidhur me Reformën në Drejtësi, të një lufte me të. Dhe nuk ka rëndësi që t’i ketë Basha, siç realisht nuk i ka, mjaft që i ka Berisha dhe Meta, të skanuara qartë nga SHBA dhe BE dhe të “mbajtura shënim”.
Dhe, nëse Basha do ishtë vërtet nuhatës, gjithashtu parimor dhe i distancuar nga kjo dyshe në armiqësi me ndërkombëtarët për shkak të Reformës në Drejtësi, këtë të fundit do e kishte pikën e parë të programit të partisë së tij e jo “dhuratat virtuale” në euro ofruar qesim e “pa laps”. Ndërsa Reforma në Drejtësi në fakt është e paimagjinueshme deri më tani se mund të ekzistojë apo artikulohet nga PD.
Ashtu siç është e paimagjinueshme që mund të potencohen fort, apo dhe që mund të ekzistojnë në program, sfera apo sektorë prej së cilave s’artikulohen dot premtime populiste të tipit “ne do u japim x euro ose lek”. Fjala bazë “reformë” e një programi politik, është e munguara e madhe, gati ulëritëse, në programin e Bashës. Kështu dhe ajo e Drejtësisë. Dhe nëse ka një kërshëri të ndërkombëtarëve mbi këtë program, të SHBA dhe BE, është pikërisht ajo që ka bëjë me artikulimin prej Bashës të Reformës në Drejtësi, që është dhe pritshmëria e tyre kryesore ndaj tij, e përkthyer si kërkesë për t’u çliruar nga Berisha, si kusht për t’u ndjerë i relaksuar në raporte: ai me ta dhe ata me të. Sepse, edhe kjo nuk do shumë sforco: nuk ka ndodhur që 30 vjet që një personazh politik t’i ketë gati zero raportet me ndërkombëtarët, qoftë dhe ato korteziale apo thjesht miqësore, siç po i ka Basha. Nga ana tjetër, gjuha nganjëherë dhe e athët e Ramës me ndërkombëtarët, është tregues i komoditetit që ai ka garantuar në raportet me ta, duke e ditur se sido-sido, edhe për shkak të Reformës në Drejtësi, por dhe për shumëçka tjetër, përfshirë dhe sensin komunikues, mbetet i preferuari i tyre.
Duke qëndruar sërish te plani ndërkombëtar me fokus 25 prillin, Rama ofrohet në këtë zgjedhje me dhe një mik të fortë nga pas, presidentin Erdogan. Relativizimi në këtë rast se Turqia është mike e Shqipërisë sot e në çdo kohë, pa bërë diferencime mes partish, nuk vlen në këtë rast. Kjo është thjesht parim. Në detaje, mbështetja e Erdoganit për Shqipërinë nën ndikimin e raporteve të tij me Ramën është e paprecedentë. Por a do ndikojë Erdogan në kahjen e votës më 25 prill? Jo! Por ai ka të drejtën të përçojë preferencën e tij se kë do donte në pushtet, edhe gjeopolitikisht, por për shkak të programit të tij milionësh për të investuar në Shqipëri.(Tesheshi)
Shume mire.
A jeni te qete ju te Ps pas kesaj analize?
Tani rrini dhe prisni zgjedhjet. Pasi qetesuat veten
Ne te qete jemi por kemi hallin tend se nuk je ti i qete…. ha ha ha ?
Shqiptarët e mi duhet ta kuptoni në vënde si Shqipëria ndyshimin e qeverisjes e bëjnë amerikanët dhe europianët dhe jo votat.Ju kujtoni se fitoi Berisha në vitin 1992?Kurrë.Ja kaluan pushtetin demokratëve sepse deshin ndyshimin.Po më 25 prill?Sikur mos bëjë fare fushatë Rama më26 është përsëri ai në atë karike.Ilirin e gënjen mëndja se nuk do e mabdatojë sepse ai do jetë kryeministër.Do jetë sepse duhet reforma në drejtësi sepse Rma është më pak i përlyer me krime dhe eduan edhe të huajt.Meta e Berisha dhe më pak Basha e quajnë bandë qeverinë.Si mundet një idiot që quhet president të dalë hapur kundët vendit të tij kur të huajt e vlerësojnë më shumë se çdo njeri tjetër?Pa na thoni një vend që ka shkuar Rama dhe nuk e kanë pritur?Asnjë.E kanë pritur edhe me ceremoni.Unë them do votohet mbi 50% ndoshta edhe 2/3 e deputetëve më 25 prill.
Ujku qimen e nderron dhe Berisha zakonin se harron. Ndekombetaret e dine qe Berisha e ka kapur nga briret PD-ne dhe se leshon. Ata e dine shume mire qe Basha eshte zari ne doren
e Berishes. E pane se sa here qe vjen ne pushtet Berisha ben zullume. Jane te lodhur me kte kafsh.
Edhe gomari kur ia shqyente zorret ujku thoshte: “Sa mire qe jam ne enderr”. Ky artikull eshte edhe si puna e atyre qe kane frike nga erresira dhe kur ikin dritat fillojne e kendojne.
Bujar-o mos u merr me politike. S’ke nuhatje politike !
Je profan, kaq te thjeshta Jane gjerat ….By…..by ………
Une mendojq e nderkombetaret nuk preferojne Ramen,shume mendjemadh nuk i degjon edhe i shperfill! Basha eshte asi nen menge! A ju kujtohet Arvizu,perveshi menget te zgjidhej Basha! Ata duan njerez qe t’i bejne presion!
Analize Interesante……..sidoqofte PS duhet ti kete te ndezura MOTORRET deri ne fund te Prillit…….diferenca midis Partise Socialiste e kundershtareve Politike eshte teper e dukshme…ne Vizion, Realizushmeri Projektesh ne shume Qytete shqipetare, bile me teper Elegance (duke patur parasysh Buxhetin e Shtetit),
► Reforma ne Drejtesi ( per mua ►Maja◄ e te gjitha Reformave dhe me e domosdoshmja per Shqiperine) ,
► futja “ne Shina” e Shendetesise ( duhet punuar teper fort per tu normalizuar/ sigurisht edhe Problem Fondesh qe duhet te levrohen),
► Arsimi ( sidomos Infrastruktura, qe nuk ka fare te krahasuar me te shkuaren e afert, por edhe per Arsyen e ndertimit te shume prej tyre nga e para per shkak te Termetit),
► Bujqesia ( me Rezultate Fantastike aty ku shqipetaret punetor e kane kuptuar se sa profitabel eshte bashkveprimi dhe Formimi i Fermave te medha…..por qe kerkon, me teper Pune e Kurajo, zgjidhjen e problemeve ne Terren, aty ku ende Startegjia nuk eshte kuptuar/adaptuar nga shume Fermere teper te vegjel e te mesem),
► Turizmi, pika me nevralgjike e Ekonomise sone (te pakten per kete Dekade, qe sapo ka nisur) , ku rikonstruktimi dhe urbanizimi luajn nje Rol teper te vecante (duke ditur shkaterrimin katastrofik qe ekzistonte para disa Vitesh), ne zhvillimin e tij……….ne Fund…..Shqiperia ne cdo drejtim eshte nje “Baustelle” ( Vendndertimi )………..►►►Pyetja eshte se kush di dhe kush e ben me mire kete pune ???◄◄◄
► Une mendoj se mbeshtetja e Nderkombetareve ndaj Ed Rames ( per kete Rast e per keto Zgjedhje flas) nuk eshte e pa justifikuar. Nuk eshte Fjala vetem per dyshen e degraduar tashme Meta-Berisha, kundershtaret me te medhenj te Progresit shqipetar, por edhe per Obsionin teper te dobet, qe kundershtaret afrojne, i cili per mendimin tim eshte ABSURD dhe Qesharak.
► Pa Pune s`ka Bereqet – thote Populli…e une mendoj se Rama (pertej shume Kritikave qe une personalisht kam ) eshte tani per tani ” Gomari” me i mire i shqipetareve.
►►►►► Uroj dhe deshiroj shume qe “SYZET E MIJA ” ti kene ne Sy, me Date 25 Prill, shume Bashkatdhetare te Vendit tim.◄◄◄◄◄
Po keshu Sale kriminelin e komonistin , e deshi SHBA , per kete ai ka ba shume krime ; si 1997 , e Gerdeci ; 4 te vrare, e 21 janarit + ka vjedhe , sa ka dashte, ai leh si qene plak dhe SHBA. e don ; e don se ai i blen njerzit e SHBA ; se blente ; si Doris Pak, me Genc Pollon, SHBA ,e din mire se jane te gjthe hajdute , qente qe kane marre vendin peg per 30 vjet
Bujar Rama dhe gjithe shpura e tij me Beqen,Gjiknurin, Spiropallimin, Erion Pedofilin dhe Ahmetajn e kane bere lluce jo balte. E kane mbushur kupen kahere por shiko kush qendron ne krahun perballe. Basha te paren gje qe duhet te bente ishte te linte menjane Saliun. Ti jepte 1 certificate si lideri historik dhe I paarritshem I PD dhe ta nxirrte ne korrne. Bashke me Rulin, Mulin,Shehun,Nishanin etj.Te kerkonte votat me njerez te rinj te paperlyer
Te afronte djem e vajza te reja te shkolluar jashte. Te mbeshteste reformen ne drejtesi dhe te afrohej me nderkombetaret. Sot edhe shume nga populli jane ne dileme per voten.Ke te votoj.Monen dhe Liken? Salen?Apo hajdutet ne fuqi.Ne elb po na vjen dhe Rudin qe ka tru sa nje laraske dhe e zhytur si familje ne korrupsion.Ke duhet te votojme?
Do ishte shume mire , nje analize objektive , jo thjesht shprehie deshirash . Si krahu i majte politik , si i djathti , sigurisht dhe mbeshtetesit e tyre , jane parti te shqipetareve , dhe si te tilla respektohen . Faktori kryesor per ndryshim apo vazhdim te pusjtetit eshte puna , rritia e ekonomise , mirqenia ekonomike e popullit , siguria e jetes dhe e ekonomise –kush ka — politika e jashteme , shperndaria e ekonomise ne menyre te drejt dhe rracionale . Sigurisht nuk eshte se gjithe dobesite i ka qeverisia per gjendien ku jemi , probleme ka edhe mungesa e njohies normale te gjerave me te rendesishme nga populli , per interesat e tij , per nje jete kolektive , me te mire . Mirpo popullit , pikerisht per kete i duhet qeverisia ,– nje per te gjithe– , qe gjithkush te jete i barabart dhe i sigurt nen ombrellen qeverisese . Ku forca e mendies dhe krahut , ben dallimin ekonomik dhe intelektual , jo dallimin rracor dhe perkatesise politike . Ne shqiperi , pas 75 vjetesh monizem , nukse jane pjekur kushtet per qeverisie , me shume se 4 ngjer 8 vjet , nga e njejta ide politike , por edhe staf politik . Koha e gjat ne qeverisie , tek ne , ka treguar se , sa me gjat ne qeverisie , aq me mosperfilles dhe te rrezikshem behen pushtetaret ndaj popullit . Por edhe ndertimi i vendit dhe ngritia e mirqenies se popullit , per keto 8 vite nuk eshte aspak per tu lavderuar , ka mungrsa serioze , per arritien e suksesit qe kerkohet , per nje mandat te tret . Nuk e shikoj te arsyshme shenimin e shifrave , te zhvillimit ekonomik social e shoqeror , ne kete kritike . Qeveria , herepashere duhet te botoje manuale , me te dhenat –satistikore — per prodhimin , per tregetimin , per shperndarien , per harxhimin e gjithe levrimeve brenda shtetit . Populli , te dije te zgjedh , ne te kundert te mos ankohet , ti neneshtrohet asaj c’ka pregatit .
SH.B.A dhe Evropa e di shume mire se nga anon populli shqiptare.Dine se ne Shqiperi brezi i vuajtjeve dhe sakrificave te popullit ishin socjalistet e sistemit komunist qe u konvertuan ne te majten moderrne pro perendimore . Te djathtet e sotcemishin dhe ata ponga e njejta politike komuniste .Por qe te dalloheshin ,jo vetemnga emri por dhe nga permbajtja u pleksen si lesh arapi me gjithfare rruyash qe dikur ishin shpallur armiq te popullit .Pd ua hapi rrugen ,jo se i preferonte ish Ballisto-Zogistet e te persekutuarit ,por kerkonte numra me shume qe te mernin pushtetin perball te majtve qe kishin me shume mbeshtetje ne baze . Kjo u duk ne kulmin e urrejtjes komuniste kur zgjedhjet e para elektorale i fituan te majtet . Tegjithe u habiten brenda e jashte vendit .Bile disa kanale te huaja TV e radio komentonin se ne Shqiperi triumfoje perseri komunistat. Nje llogjike qe bazen e kishte tek mos njohja e realitetit shqiptare .
Shtrohet pyetyja.Pse populli duhej te votonte per te djathten .Ata qe e njohin sado pak historine e Shqiperise, qysh nga shpallja e Mevetesise, dalin ne konkluzjone se ky popull i shumevuajtur dhe pa shtet kerkon shkeputje nga vuajtjet dhe jeta mizerje qe la pushtimi Osman . Populli i kishte bijet e saj pro tendencave perendimore per vendosjen e raporteve demokratike.Kishte intelektual te shkolluar ne Universitetet Evropjane dhe ato te SH.B.Ase.Ata u angazhuan sic beri Plaku I.Qemali por deshtuan nga tradhetija e seres se Zogut ne bashkpunimme reaksjonin serbo-grek .Zogu edhe pse mori pushtetin nuk arriti te shkepuste vartesin nga influenca e shteteve fqinje qe e doni Shqiperine si poligonin e tyre ne cdo fushe perinteresa ekonomike e grabitqare .Kjo situat beri qe te dalin element te majte per te ardhur ne pushtet .Populli u lidh forte ne LAFNCL dhe pushteti automatikishte kaloje ne duarte e atyreve qe organizuan clirimin e vendit . Perfshirja e vendit ne krahun e Lindjes e asimiloj perfundimishte,nga reformatqeberi shetit komuniste ,ish klasat sunduese te vendit qe nga shpallja e mevetesise .Ricfaqja e tyre ne demokraci pas ndryshimeve te viteve 90, si dhe metodat qe perdori Saliu,bene qe populli te kuptoje shume shpejte se kush ishin te djathtet .
Sigurishte qe une bie dakorte me keto konkluzjone te artikullshkruesit qe SH.B.A dhe Evropa ndikuan forte qe te djathtet ,pamvarsishte se nga kush perfaqsoheshin, te rivalizonin te majten qe kishte e ka me shume perkrahje ne popull.KJo per te konsoliduar pluralizmin shqiptare. Pd me Saliun, kur ju dha pushteti, nuk treguan ne popull se do te benin ndryshime dhe reforma qer doti sillnin popullit begati .Shume shpejte u cfaqen tendencat e bajraktarizmit,krahinore e te sjelljeve zogiste. Populli ekuptoje por qe i detyruar ti nenshtrohej presjonit te Aleatve me shprese se dote korigjoheshin gabimet trashanike te qeverisjes berishjane .97 i vuri vulen qe kjo e djathte nuk duhej te qeveriste por te reformohej ashtu sic ndodhi ne shumeshtete te Lindjes komuniste .Por per cudi te opinjonit te brendshen dhe atij te jashtem Pd e Saliut mbeti ajo e keqja qe edhe sot mbahet me patericat e Aleatve .E risollen perseri ne pushtet ne 2005 e 2009 dhe pretendon po ajo te marri zgjedhjet e 2021. Qe se meriton kjo nukdo shume llogjike mbasi nukkasnje ndryshimnga sjelljet e se shkuares . Nje force politike e rruges qe abandonoje stemen e pushtetit demokratike te vendosur me vullnetin e popullit .Pretendon te vije ne pushtet me qe te majtet kane gabuar.Te behet rrotacjoni edhe kur forca tjeter se meriton . Kjo sindrom,qe ju ka pelqyer ne te shkuaren ,me ndihmen e Aleatve tane ,dominon sot ne te djathten shqiptare .Do te pranohej nje rrotacjon edhe nese e majta ka suksese ,ne se kjo e djathte nuk dote kishte diferenca madhore me te majten .Ti apesh pushtetin nje partije qe fle gjume e bene politike rruge ,me shpifje e kundershti per ato qe aspiron populli ,eshte te ulesh koken te mbyllesh syte e vesahet se keshtu dua une .
Nuk besoje se SH.B.A dhe Evropa do hartojne skenare te tilla edhe pas shume eksperimenteve te deshtuara .Rruga me e mire eshte qe te riorganizojne forcat politike duke u perfaqsuar nga intelektual me integritet e ide progresive se sa ti japesh pushtetin nje mbetjete qe nuk garanton me zhvillim.Te kembengulin ne pastrimin e kesaj klase politike sic po bejne me Vettingun ne Drejtesi .Ndoshta do kohe por fatin e zgjedhjeve te 25 Prillit tja lene ne dore popullit me masa te rrepta vezhgimi emonitorimi . Ne mes te keqijave te zgjedhi ate me te voglen.Kush ka rezultate ne qeverisje le te marri pushtetin . Ne pushtet nuk duhet te vihet vetem me premtime qe sot degjojme aq shume sa deti shqiptare eshte plot zhevaire ne dispozicjon te popullit ku mungon vetem vota .
O artikulll shkrus mjaft me hamendesime pa buk per ambasadoren Amerikane , ambasadorja nuk esht e manget nga trut e kokes e di qe saliu ka djegur tre her shqiperin dhe ka vjedhur sa ka mundur dhe nuk ka pjerdhur per kerken e di per gersecin qe u vran 33 njerz te pa fajshem dhe u shkaterruan 300 shtepi per interes te kondrabandes amrmeve te djalit te saliut ajo e di çfar kan ber kta mostra te politikes ton kto 30 vjet muti , ajo e di qe lul basha ka vjedhur 250 milion euro kur ishte minister transporti , ajo e di qe lulzimja ka ber dosjet e UÇKs ne llogari te serbis dhe esht paguaj me mbi 1 milion euro nga shteti Serb per sherbimin e kryer , ajo e di qe luli kur ishte minister i jashtem shiti detin , ajo e di qe lulzimja kur ishte minister i brençem dha urdher te vriten 4 njerez ne bulevard dhe kurr nuk ka dal para drejtesis per kto menxyra , ambasadorja Amerikane e di fort mir qe ilir meta ka vil me 30 banjo ne lalez , qe çfrytezon mermerin eSkraparit per llogari te xhepit vet, qe ka vjedhur thesarin e shtetit , ajo i di te tera kto kjo esht arsyeja qe ajo nuk do qe ti hipin prap ne shpin kti populli andertal qe i ndjek nga pas si zobi kta bira kurve qe nuk njohin ligj e kushtetut , kjo esht arsyeja qe Ambasadorja ka te drejt qe mbeshtet Ramen si nje e keqe me e vogel e kti momenti per kte vend.