Legjenda e Lazios: Strakoshës i mungon karakteri për t’i dhënë siguri mbrojtjes

13 Shkurt 2021, 18:34Sport TEMA

Legjenda e skuadrës së Lazios Marco Ballotta, ka komentuar situatën e portierit Thoma Strakosha.

Ballotta shprehet se portieri shqiptar nuk ofron aspak siguri në portë, ndërsa me Reinën është gjendur qendrueshmëria dhe ka më shumë garanci.

“Lacio gjeti te Reina atë që Strakosha nuk mund të jepte. Reina ka përvojë për të dhënë, Strakoshës i mungon karakteri për t’i dhënë siguri mbrojtjes. Isha duke pritur kapërcimin në cilësi prej ti, është përmirësuar, por nuk bëri kërcimin që prisja.

Me Reinën është gjendur qendrueshmëria dhe ka më shumë garanci, është si një i mësuar. Nuk e morën rastësisht dhe unë thashë që në fillim se do të luante kartat e veta për të qenë titullar. Tani është e vështirë që ta hiqni.

Deklaratat e Strakoshës për Dortmundin? Janë deklarata të një të riu që ndihet si i mashtruar për diçka që mendonte se e kishte të sigurt në duart dhe nuk e ka më, tani fajëson të tjerët, por nuk është faji i askujt. Tani e sheh gjithçka të zezë, këtë e kam kaluar edhe unë në të njëjtën moshë, por duhet të ulësh kokën dhe të punosh.

Nuk mendoj se është e drejtë që të largohet, Strakosha mund ta fillojë nga pankina dhe të shfrytëzojë shansin e tij se Reina nuk është i ri”, u shpreh Marco Ballotta

5 komente në “Legjenda e Lazios: Strakoshës i mungon karakteri për t’i dhënë siguri mbrojtjes”

  1. Nuk kuptoj says:

    E them me siguri. Strakosha ka mar fund. Do te perfundoje ne Memaliaj.
    Ju rrit mendja.
    Bile e ka ende te rritur kur vetemburret per Dortmundin. Dotihajmutin Dortmundit.
    Askush nuk e pelqen nje portier qe nuk eshte lider. Qe nuk flet, nuk di te organizoje dhe mobilizoje skuadren.

  2. demokrati says:

    Xhelozi dhe meskinitet tipik italian. Nuk nxjerring dot inatin me Taren dhe lene ne porte Strakoshen. Po vjet qe Lazio doli ne vend te dyte a nuk ishte Strakosha ne porte?

  3. bk says:

    Nuk i heq presjen Marco Ballotes. Strakosha duhet ta ndegjoje ate qe i thote. Pra te uli koken dhe te punoje fort, eshte i ri dhe patjeter ka te ardhme. Ta heqi edhe ate dreq çamçakiz nga goja se na e shpifi.
    Ai eshte portieri yne i kombetares dhe te gjithe i duam te miren, prandaj i dashur Strakosha lexoje 10 here ate qe thore Ballotta.

  4. Pashe Reinen me Milanon ,
    ishte skandaloze ,i pasigurt por dhe aspak nji portier i sigurte .
    Strakosha si cdo futbollist e Portiere ka edhe ai ngritjet dhe uljet e formes se tij ,
    por qe ti thuash se s’Kishte Karakterin ti jepte siguri Mbrojtjes
    kjo eshte jokorrekte ,
    kur dihet Boterishte qe pika me e dobet e Lazios eshte Mbrojtja ,
    qe ben gabime te nji mbrojtjeje te kategorise trete .
    Prandaj lejini pordhet e kerkojeni dobesine e Strakoishesh ke ai traineri qe
    kaq vite e stervite dhe nuk arriti kte talent ,ta ngrinte ne nivelet e kerkuara .
    Deri dje ishte me i mire ose konkuronte Portierin e Milanos e sot
    qeka pa karakterin e duhur .Pordhe interpretime tifosh .
    Keni me e pa Reinen po hajd .keni me ra nga kategorie Edhe pse duhet thene
    se Strakosha duhet te stervitet shume me fort ne si nga ana fizike
    por edhe ajo psikologjike per te qen ai qe shpresojme para portes
    e tregoje qe eshte numero uno me vepra

  5. Altini says:

    Po shihja nje dokumentar mbi ekipin e Frances, kampion bote ne 2018. Tranjeri i portiereve, po fliste mbi vendin qe ka portieri ne nje skuader, ai eshte nje nga vendet me te rendesishme dhe pergjegjesia eshte shume here me e madhe se çdo tjeter futbollist qe ne nje menyre apo ne nje tjeter, nese ka bere nje gabim, mund edhe ta korigjoje ate; kurse portieri, nje gabim mund te jete fatal. Dhe Hugo Lhoris, me pritjet e bera, ia dha mundesine Frances te fitonte (perveç gafes pa peshe me Kroacine). GOlat qe bene koleget tij, moren me shume vlere kur mbrapa kishin nje super portier. Te shohesh ndeshjen qe beri Franca me Argjentine, kupton se sa vuajti Argjentina nga portieri i saj Armani. Gabime trashanike, po ashtu dhe me Uruguajin, Musslera me gafen qe beri ne golin e pare, i dha mundesine Frances te fitonte me me lehtesi… Pra disa shembuj qe portieri duhet te jete shume i pergatitur dhe s’ka vend per ulje e ngritje te shpeshta forme. Nuk e ndjek Lazion apo kampionatin italian, perveç ndonje Champions League, por Strakosha duhet te punoje shume dhe nese nuk i duket e drejte, me menaxherin e tij, duhet te ndryshoje klub sa me shpejt. Te jesh portieri i dyte i nje “pensionisti” 38 vjeçar qe Barcelona nuk e ka mbajtur, nuk ia vlen.
    Prandaj, nese Strakosha junior eshte i sigurte se ka formen e duhur, o te jete i pari ose te nderroje skuader, por jo per tu bere perseri portier i dyte. Se portieret e mire nuk mungojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje