Mjeku që punonte paralelisht si "bankier" rrëfehet para gjykatës: S’kam fshehur asgjë, punoj në shtet dhe privat. Kam operuar mijëra shqiptar

13 Shkurt 2021, 12:50Kronika TEMA

Mjeku Edvin Prifti ka deklaruar se ai ka punuar në Itali dhe se të ardhurat e tij, kanë qenë shumë të mira.

“Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe La Sapienca diplomimin si specialist në kardiokirurgji, punova në San Kamilo, doktoraturë La Sapienca, kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali”, është shprehur Prifti në sallën e gjyqit. S’kam fshehur asnjë gjë. Punoj privat dhe shtet. U befasova nga Prokuroria që kërkoi burg, kam operuar mijëra shqiptar”, tha ai.

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti u pezullua nga detyra pas operacionit të dy ditëve më parë bashkë me infermieren Frangu bashkëpunëtore e tij gjatë hetimit për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, pasi ai operoi kundrejt ryshfetit mamanë e sekretares së gjykatës, Manuela Mallakuçi, e cila është pjesë e grupit të gjyqtares.

Operacioni vijoi me kontrolle në banesë dhe në zyrën e tij, ku u gjetën dhe iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milion lekë. Sipas avokatit të tij, Henkrik Ligori , paratë e gjetura ishin të ligjshme dhe ishin siguruar nga një shitje e bërë.

15 komente në “Mjeku që punonte paralelisht si “bankier” rrëfehet para gjykatës: S’kam fshehur asgjë, punoj në shtet dhe privat. Kam operuar mijëra shqiptar”

  1. E verteta says:

    Te ardhura ke pase ne itali, po jo aq sa thu ti. Ne itali nje vizite private kushton maksimumi 200 euro. Sa per operacionet bahen ne spitale sepse ne itali egsiston servizio sanitario nazionale. Keshtu qe mos na u shit me shume se je.

    1. Kot nuk thone ndonjeher "Njeri me karakter te dobet"! says:

      Sa e tmerrshme! Gjithe investimi profesional shkaterrohet ne nje dite te vetmd, dhe mbetesh me gjisht ne goje per tere jeten, vetem nga lakmija dhe babzia per tu pasuruar ne menyra abuzive duke shkelur normat e moralit. Pavaresisht nga aftesite e spikatura profesionale, moralish doktori quhet i deshtuar!

  2. Peti says:

    Po parate pse nuk i mbaje ne banke? Do thuash po do blija dicka. Sot blerjet e medha behen kalim nga banka. Dihet mund te nxjerresh 100 arsye, por jane ata bashkepunetoret e tu qe te tradhetojne, te kapur ne regjistrime telefonash. Me vjen keq, aq i pergatitur mund tia kishe dale edhe pa keto maskaralleqe.

  3. Kozmo says:

    Normal mjeket privat ne Europe, FITOJNE me shume, nje operacioni zorreve kushton 30 mije euro.

  4. Ano says:

    Ligjerisht nuk ka cthote dhe mund te jete Korruption por ka shöetuar mijera jete qe nuk do kishin mundedi te ooeroheshin ne privat….ska gje se tsni i Operon Spiropali e Balla

  5. veapi says:

    Kriminel, ke cvatur qindra njerez, je i pa shpirt dhe gjykata duet te mari denim ekstrem per keta qelbesira…

  6. Niku says:

    “Ti” mund te kesh mbaruar jo vetem me medalje ari, por dhe rubini, por ti vetem mjek nuk je (sa do i zoti qofsh). Te jesh mjek eshte se pari nje mision e me pas eshte dhe profesion. Mgjth eshte e kote te flasim. Ne Shqiperi funksionon keshtu duam apo nuk duam ne dhe ky individ (se nuk i them dot mjek) nuk eshte as i pari as i fundit.

  7. Olimpia says:

    Ne se parate i ke me pune te rregullt,si ka mundesi qe i ke cash ne shtepi …….?
    Per tu mbrojtur ,deshmo faturat qe ke leshuar apo librin e pagave ne Itali.Ne Itali edhe ne vizitat apo nderhyrjet tek privati ,cdo gje behet me future perkatese dhe pagesat behen ne menyre elektronike.Nuk shpeton dot. Per dijeni ,ne se je mjek roje ne urgjence(pronto socorso) dhe nuk je ne vendin e punes,policia apo karabinieret qe kane te drejte kontrolli te ndalojne menjehere dhe te denoncojne ne prokurori.Keshtu funksionon bota moderne demokratike,kudo ne bote.Nderkohe gjithe ai llum meciatik qe ulerin si i terbuar per korrupsionin,nuk flet,hesht apo perpiqet te justifikoje parate e kapura kirurgut,i cili ka kthyer spitalin shteteor ne privat.

  8. Lumi says:

    Ore nuk po akuzohesh per arsimimin por per mitmarrje, pastrim parash dhe evazjon fiskal. Ke paguar taksa per parate e mshefura? Ptu rrace e ndyre. Gjithe aj burr dhe me paturpesine ma te madhe e kthen shtepine ne kacaforte lekesh.

  9. DS says:

    Parate te ligjshme!! Ka bere shitje !? Ne te tjeret shitblerjen na i njohin vetem me transaksion neoermjet llogarise se noterit. Edvin puftja! Dorezo gjene e grabitur dhe ndrro rruge mor medalist ari prej Italie. Zhurme madh per Tu shitur ne shqiperi si djali i Fahri Balliut….

  10. Lul says:

    Ne se ke punuar me ndershmeri pse nuk i dergove parate ne banke.

  11. Albanian till I die says:

    Ky monstra duhet varur per bolesh…i ka rrjepur njerezit e shkrete..

    1. Argyrina says:

      Ejj hidhini nje sy njeçik edhe atij shokut te vet kardiokirurgut te femijeve se edhe ai nuk esht pa gje :;

  12. Komunisti says:

    Ka mundsi ja ka falur barcanaku ne Itali ?????dhe ne Itali e kan paguar me kesh ne dor ????????

  13. Une says:

    Ore edhe une u kam dhene mesim me mijera shqiptareve, por kam kursime modeste dhe i mbaj ne banke, jo brenda dyshekut. Po te pakten ty nuk te paska falur gje vjera. Per mijera operacionet ke marre rrogen, ashtu si une per mijera oret e mesimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje