Shuhet aktori i njohur i dhjetëra filmave shqiptarë

13 Shkurt 2021, 12:38Kulturë TEMA

Aktori i njohur shqiptar Andon Qesari është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai u nda nga jeta mëngjesin e të shtunë, më 13 shkurt, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar shumë në vitin e fundit.

Lajmin e ka bere me dije djali i tij, Edon Qesari ne nje postim ne rrjetet sociale, ku shkruan:

Të dashur miq e të njohur,

Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la.

Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë…

13 komente në “Shuhet aktori i njohur i dhjetëra filmave shqiptarë”

  1. Liku says:

    R.I.P Mjeshter… Faleminderit per vepren qe na le.

    1. shtjefen palushi says:

      nje nga aktoret me te mire te teatrit kombetar… mendoj se nuk i ishte dhene haka qe meritonte… personalisht e admiroja ….

  2. Ilir says:

    Nderime per ate qe Andoni na la me rrolet e tija ne filma dhe teater.
    Pran zotit qofsh i lumtur, pran nesh i gjall do jesh.
    Ngushullime familjes

  3. sss says:

    RIP. Respekt per gjithcka qe ka dhene me dashuri ne jeten e tij, ne Vlore dhe Tirane.

  4. Center says:

    U prefsh ne paqe Andon.

    Ngushellime familjes dhe miqeve te tu.

    Ngushellime gjithe shqiptareve.

    Te medhenjte po ikin dhe nuk po i zevendsojme dot

    Krishti qofte me ty.

    1. Lala I Lushnjes says:

      E kemi thënë vdes Shqiperia pakë nga pak dhe vetêm vdes. Ngushellime te sinqerta familjes!

  5. Barjam Shtylla says:

    Ngushellime familjes dhe miqve te shumte te te ndjerit Anton Qesari!E kam njohur si bashkestudent ne te njejtin konvikt tek rruga e Durrsit,ne vitin studentor 1962-1963.E takoja sa here shkoja ne Vlore,te qeshur dhe me buzen ne gaz gjithmone.E kam pelqyer dhe vleresuar ne rradhe te pare si njeri te edukuardhe korrekt,per rolet e tij te vecanta,por te arrira,ne Teater dhe Kinematografi…
    Qofte i paharruar dhe u prehte ne Paqe!

    1. Revizori says:

      Respekte Bajram Shtylla.
      Jeni brezi qe punuat ne kohën e diktatures komuniste dhe ndertuat Shqiperine nga hiçi. Disa ndertuan fizikisht, ndersa disa te tjere si Andon Qesari ndertuan trashegiminë tone kulturore, pa te cilën nje popull eshte i vdekur.
      Respekte brezit we humbën jetën e tyre, por na lane një trashegimi te pasur, edhe pse nen diktaturë.
      Fatkeqesi qe plehrat e atij regjimi, na u shiten ne 1990 si gjoja demokratë të djathte, dhe vetëm shkaterruan ate qe populli ndertoi me gjak për 45 vjet.

  6. demokrati says:

    Andoni i jep Nder kombit te tij, vdes me nje pension, Edvini nga Permeti, kishte banke ne shtepi, i gaztorit Vangjel behet simbol i nje shoqerie jovicile qe sjeton dot pa korru;sion.
    Po shuhet nje brez qe ka perla artistike, kush do ta zevendesoje. I lehte i qofte dheu.

  7. Shqipetar i THjeshte says:

    Keqardhje dhe Ngushellime te Sinqerta Familjes…NJerez qe nuk Shuhen kurre…dhe Burra qe nuk Kthehen me…..lol

  8. shkumbini says:

    I paharruar kujtimi i te madhit Andon, si njeri dhe si aktor. U prehte ne paqe.

  9. todi sota says:

    Respekt dhe admirim per kete figure te madhe te artit shqiptar. Nje nder aktoret me origjinale dhe skrupuloz, qe i bente yzmetin edhe rolit me te thjeshte. Ne se nuk ka marre ate e meritonte nga shteti dhe koleget, kjo nuk ja ul vlerat atij, por ja shton edhe me shume, tek sheh pseudoartiste te politizuar qe behen servile te politikes, per te lepire ndonje kocke, duke perdhosur artin dhe emrin e tyre. U prehsh ne paqe I madhi ANTON CESARI

  10. Albert says:

    I qofte i lehte dheu. Ngushellime familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje