Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për mjekun Edvin Prifti, emri të cilit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua sot me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.
Në shtëpinë dhe zyrën e mjekut Edvin Priftit, me detyrë kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u gjetur në total 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë, për të cilat avokati, Henrik Ligori ka këmbëngulur se shuma prej eurosh që është gjetur në banesën e mjekut ka qenë shumë e fituar nga çmimet ndërkombëtare, ndërkohë që e ka lidhur kërkesën për arrestimin e tij me fushatën.
“Sot në seancë u njohëm me adresimin e masës për një krim hipotetik, për të cilin nuk ka provë, pse nuk u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni, por 7 muaj më pas në vigjilje të fushatës. 220 mijë eurot të fituara nga çmimet ndërkombëtare”, tha Ligori.
Ndërkohë, mjeku Edvin Prifti ka deklaruar se ai ka punuar në Itali dhe se të ardhurat e tij, kanë qenë shumë të mira.
Mjeku Edvin Prifti ka deklaruar se ai ka punuar në Itali dhe se të ardhurat e tij, kanë qenë shumë të mira.
“Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe La Sapienca diplomimin si specialist në kardiokirurgji, punova në San Kamilo, doktoraturë La Sapienca, kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali”, është shprehur mjeku Prifti në sallën e gjyqit.
“Gjithmonë do them të vërtetën. S’kam fshehur asnjë gjë. Punoj privat dhe shtet. U befasova nga Prokuroria që kërkoi burg, kam operuar mijëra shqiptarë”, shton ai më tej.
Doktor me kaq shumë çmime që fitoka para me “thasë”, por që nuk e di që të ardhurat mbahen në bankë. Ky sikur të ishte kambist nga ata të 95-97’ dhe jo doktor i La Sapineza. Me sa di unë, në ditet e sotme vetëm paratë e padeklaruara mbahen në shtëpi, sidomos në këto shuma.
Bravo spaku. Hajdute si ky ka ne ate spital dhe qe parane e kane motivin e tyre kryesor. Cdo tolerance ndaj tyre eshte gure nen rrota ndaj reformes ne drejtesi. Burgun e ka hak ky palo njeri qe ne publik paraqitej ndryshe.
Leri mo prockat prof. PRIFTI, mos na trego perralle me mbret me medaljet e arta e doktoraten ne Itali se ke qene student e nuk je paguar me mijra euro por ke pasur ndonje burse studenti me pak pagese sa per te jetuar. Nuk je paguar me mijra euro gjate studimeve kush ti ha keto brockullat. Sa per titujt ndoshta i ke fituar e je paguar por nuk behen ne vendet e perendimit keto pune te ti japin kash leket por behen derdhje bankare. Pastaj po qe se ke punuar tek privati e te ka paguar ne dore dhe ai duhet te pergjigjet para drejtesise.
Po kaq gomar paske qene o prof Prifti sa i mbaje kash leket? Akoma shkelje ligjore e palejushme per nje prof.
Pastaj na hidhesh ne krahun e gruas se paska akt shitje. Dakord ose nje alibi ose tjetren duhet te zgjedhesh.
Por ndoshta nuk duhet te gjykohesh ti si person por erdhi koha per te denoncuar korupsionin 30 vjecar te sistemit mjeksor ne shqiperi.
CHRIS
predator kokepalare.
Pyet një herë motrën tënde, se dushin e fundit e bëra me të. Me sa duket ti do jesh ndonje nga infermemieret e kalibrit të Tires, që ky dr të hidhte ndonjë kockë mbas rryshfeteve që merrte.