Një drejtues mjeti është ndaluar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi udhëtonte kundravajtje me makinë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, në sens të kundërt drejtimi nga tuneli i Krrabës drejt TEG-ut.
Patrulla e policisë bëri të mundur ndalimin e mjetit dhe vendosjen e masës administrative ndaj shoferit për kundravajtje.
Ndërkohë, prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente janë ndëshkuar në të gjithë vendin 87 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur zinxhirë për të qarkulluar, dhe që për pasojë kanë sjellë vonesa në qarkullimin normal të mjeteve të tjera.
Njëkohësisht, në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative edhe 49 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur gomat dimërore.
Po gjatë monitorimit të qarkullimit janë evidentuar dhe ndëshkuar 156 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 121 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 89 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 56 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Po si mund ti veshë gjobë, kur ti ske pastruar rrugën o zoti Polic. Kërkoi llogari dhe gjobit borë pastrueset dhe jo qytetarët. Se nuk mund të blejë kushdo goma dëbore, kur dihet që në pjesën perëndimore të Shqipërisë, bie dëborë shumë rrallë.
Gomat e dimrit dhe jo “goma debore” vihen atehere kur temperaturat jane nen 8 grade plus dhe nuk kane te bejne fare me ka apo nuk ka bore. Por shqipot shquhen per injorance dhe pordhe. Prandaj jemi ku jemi.
Shume mire ka vepruar policia.Ata qe kane mare gjoba e kane merituar sepse ata aq budallenj jane sa nuk vleresojn rrugen dhe kohen e keqe, e te jene te kujdeshem.Por budallenjet marin meqafe edhe ata qe zbatojn rregullat e qarkullimit ne kohe te veshtira.Te pakten polici sakrifikon e qendron nate e dite ne te ftohte e ne acar,por u dashka te degjojn edhe pordhet e disave qe i shajne policet.Polici te kryej detyren dhe te mos degjojn se ç’fare thone llafezanet.
hahhaaahhaahahahahahahahahhhahaahahahaha sa kam qesh, skeni faj kur keni popull pul te rjepme ca do me!
Si nuk pash nje makine te shtrenjte duke i vene gjoben valle????????????????? apo gjej nai pem thym dhe futja.
Shtet propagande, vazhdoni ja q nonen ktij veni kur keni njerez vk qe zihen per politike dhe jo per te drejtat e tyre.
PSE SI VENDOS GJOBE SHTETI AEROPORTIT QE NUK MORI MASA PER PASTRIMIN E PISTES, 5CM BORE VEJ HALLI 20!!!!!!
Ooo Rrumpalla, makinat jane te detyruara te kene goma dimri sezonin dimeror, bie apo nuk bie bore, bresher a shi, ne pjesen lindore, veriore, jugore dhe perendimore sipas mendjes tende. Ose ndryshe mos e leviz makinen. Ki respekt per bore pastruesit, te pakten.
Ai [email protected] ecën në sens të kundērt në autostradë dhe policia që duam vetëm sa e gjobit?? Po ai është vrasës me paramendim. Ai duhet futur në burg dhe i duhet hequr leja e drejtimit përjetësisht. Në rrugë ka familjarë që lëvizin me fëmijë të mitur. Po sikur ky kafsha të kishte aksidentuar ndonjë të tillë?? Ndaj atij i duhet qirë rraca e duhet rrasur në burg me akuzë për vrasje.