Ndryshon pista e hetimit për zhdukjen e Davide Pecorellit: Dyshohet se biznesmeni italian ishte i përfshirë në trafikun e drogës

15 Shkurt 2021, 11:31Kronika TEMA

Detaje të reja kanë dalë në dritë për zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli.

Në fillim ishin dy pista kryesore: ajo e vrasjes dhe ajo e vetëvrasjes. Mirëpo ‘Faxweb’ bën të ditur se hetimi ka ndryshuar rrjedhë pasi besohet se Pecorelli ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ka dyshime të forta që biznesmeni të jetë vrarë për shkak të aktivitetit kriminal me të cilin merrej, që është trafikimi i lëndëve narkotike.

Dyshohet se biznesmeni përdorte rrjetin e aktivitetit të tij të tregtimit të produkteve kozmetike për transportin e lëndëve narkotike.

Tashmë mostrat e eshtrave të gjetura në makinën e djegur në Pukë janë dërguar në Itali aty ku do ju bëhet ADN-ja me vëllanë e Pecorellit për të mësuar nëse biznesmeni ndodhej në makinë ose jo.

Italiani kishte mbëritur në Shqipëri, me qëllim studimin e tregut të paisjeve kozmetike, ku edhe pretendonte se do të arrinte një marrëveshje të madhe.

Pas mbërritjes në ditët e para të janarit intenerari i tij mësohet se ka qenë Rinas, Vlorë, Shkodër dhe më pas në Pukë, aty ku dhe është gjetur e djegur makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pecorelli e kishte marë me qera në aeroport.

Brenda mjetit janë gjetur disa eshtra të djegura, ndërsa telefoni dhe ora e biznesmenit ishin të padëmtuara.

2 komente në “Ndryshon pista e hetimit për zhdukjen e Davide Pecorellit: Dyshohet se biznesmeni italian ishte i përfshirë në trafikun e drogës”

  1. Viola says:

    Me ne fund e kuptuat.Do ngrinte qendra estetike ne Puke.??

  2. Kim été says:

    Emigrant Italian në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje