Gazment Bardhi "shkreh" pensionistin: Po të ra sëmundja, je i mbaruar. I moshuari i trembur: Me Berishën hanim mish

17 Shkurt 2021, 12:42Politika TEMA

Drejtuesi politik i qarkut, Gazment Bardhi u takua me pensionistë në Elbasan, të cilët ngritën tre probleme kryesore, largimin e fëmijëve në emigracion gjatë këtyre 8 viteve, blerjen e shërbimit shëndetësor me lekë dhe pensionet që kanë ngecur në vend, pa u rritur.

Bardhi tha se në Elbasan qeveria i ka lanë në baltë njërëzit, veçanërisht pensionistët.

“Kishim ruajtur 5 lekë për vdekje, i prishëm të gjitha, na i mori covid” – u shpreh një pensioniste, e cila tha se “kishin harxhuar 300-400 mijë për ilaçet, pa marrë falas as edhe 1 aspirinë.”

“Në 8 vite vetëm zero. Ne pensionistët në fund fare kemi shkuar. Në kohën e Berishës hanim të gjithë mish, tani nuk e shohim me sy.”- theksoi një pensioniste e revoltuar me braktisjen nga qeveria këto 8 vjet.

“Këta pasuruan vetëm veten dhe varfëruan popullin. Çmimet u rritën të gjitha, pensionet në vendnumëro, siç ka ngecur dhe Shqipëria në vendnumëro.”- tha Bardhi, i cili u shoreh i bindur se vendit I duhet një kryeministër si Lulzim Basha për ta çuar përpara.

Edhe çifti tjetër i pensionistëve jetonte vetëm, pasi tre fëmijët kanë ikur në emigracion, për shkak të mungesës së punës në Elbasan.

“Nga qarku i Elbasanit kanë ikur 75 mijë qytetarë në këto 8 vjet, rreth 25 % e popullisë. Nuk është bërë ansjë hap përpara” – tha Gazment Bardhi.

 

 

“Gjendja ekonomike është shumë, shumë, shumë keq. Marr 200 mijë lekë pension, por me inflacionin që është, realisht marr 100 mijë lekë. Po të ra sëmundja je i mbaruar, po nuk pate lekë.” – u shpreh pensionisti.

“Edi Rama bërtet për shëndetësi falas, por shëndetësi falas nuk ka. 300 mijë vende pune jo, ulje e kostos së jetesës jo, përkundraxzi, na e rriti, prandaj na duhet ndryshimi.

Jo më me premtime boshe. E vetmja punë që kjo qeveri ka bërë është vjedhja e lekëve të buxhetit dhe pasurimi për vete.

Nuk justifiojnë as pasurinë e deklaruar, ndërsa shëiptarët marrin rrugët. Këtë do ta ndryshojmë më 25 prill”,- tha Gazment Bardhi.

2 komente në “Gazment Bardhi “shkreh” pensionistin: Po të ra sëmundja, je i mbaruar. I moshuari i trembur: Me Berishën hanim mish”

  1. Kollodoku says:

    Ik o badh b….shiko beji ndonji vaisje farfalles se e dogje fare ja bere mikun gjak atij partnerit te shkret…

  2. Loku says:

    Estrade keto takimet me popullin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje