Kostitucionalistja Aurela Anastasi komentoi në Euronews Albania premtimin e zotit Lulzim Basha, se nëse vjen në pushtet do të nisë hartimin i një kushtetute të re.
Zonja Anastasi theksoi se ne nuk e kemi ende të qartë idenë e zotit Basha, pasi kemi shumë nevojë që të mësojmë qëllimin.
“Kemi nevojë akoma që të mësojmë qëllimin, nuk është shprehur qëllimi dhe të mësojnë pjesën kryesore të legjitimit që është mënyra sesi do hartohen, diskutohet dhe do miratohet kjo kushtetutë e re”, u shpreh ajo.
Zonja Anastasi tha se në vende si Shqipëria, nuk ka probleme në përmbajtën e ligjeve sesa në moszbatimin e tyre.
“Unë do të thosha që ndonjëherë kushtetutat në shtete si Shqipëria që karakterizohen nga demokraci me probleme, nuk vuajnë nga përmbajtja e tyre në vetvete, vuajnë nga moskuptimi i mirë, nga mos vullneti për ta zbatuar atë, nga një performancë e ulët e institucioneve në zbatimin e saj, deri në mos zbatim të saj”, tha ajo.
Sipas saj, më shumë është e nevojshme që të forcohet ndërgjegjja juridike e politikanëve, operatorëve politikë dhe pastaj ndërgjegjja juridike e qytetarëve.
Ajo nënvizoi se Shqipëra vuan nga mos-kultura juridike.
Dhe nga injoraca juaj qe te mborni Edi Ramen dhe ppp e tij kete dini ju konstitucionalistet e famshem, me vetingun tuaj dhe me ligjet e tya dhe te Ulsim Manjas, turp qe flisni per brockulla sipas interesit ju duket vetja me te mencurit e botes se nuk late studjo dhe televizor per te folur pwer drejtesine e re turp i zoti kush ne jep keshilla drejtesie dhe flet per veting qe te gjithe e dime se cfar vetingu po behet, turp
Kushtetuta nuk merret as me Ramen e as me Ulusi Manjen . Kostitucionalistja e mesiperme , me sa di , eshte me pikpamje te djathta dhe asnjehere nuk e ka mbrojtur Ramen . Sa per vetingun , jo vetem qe po behet shume i mire , pasi po eliminohen gati 60% e te korruptuarve , por nje veting si ky , kaq i rrepte , nuk eshte bere ne asnje vend demokratik te botes .
Rishikimi i kustetutes eshte bere e domosdoshme , jo vetem nga kohezgjatia dhe hartimi , ne nje kohe te trazuar , shoqerohet edhe me problemet e Presidentit me Kryeministrin , kohe me par , dhe ne vazhdim . Nje kushtetut e re , me pjesemarrjen dhe dakortesine e te gjitha paleve , eshte e domosroshme . Saktesimi i ligjeve , besojse eshte me i domosdoshem dhe i mundshem per ty zbatuar ; sesa forcimi i ndergjegjes juridike te politikaneve dhe popullit , i cili kerkon kohen e nevojshme , per rezultate te kenaqeshme .