Meta: Po shkojmë drejt një katastrofe, çdo 13 minuta një autoambulancë mbërrin në Spitalin Infektiv. Edi Rama, reago dhe reflekto

17 Shkurt 2021, 18:47Politika TEMA

Ilir Meta ka ngritur alarmin për situatën e pandemisë në vend duke shprehur shqetësimin se vendi po po shkon drejt një katastrofe.

Përmes një postimi në Facebook, Ai thotë se çdo 13 minuta një autoambulancë mbërrin në Spitalin Infektiv COVID-1 ndërkohë nuk ka asnjë plan konkret për vaksinimin.

“Në kushtet kur situata pandemike po rëndohet ndjeshëm, është kriminale të bëhet sehir dhe rastet e shtuara të infektimeve e humbjet e jetëve të trajtohen si stastikë.

Vetëm sot janë regjistruar 18 viktima dhe sipas të raportimeve nga terreni, çdo 13 minuta një autoambulancë mbërrin në Spitalin Infektiv COVID-1.

Nuk ka asnjë plan konkret për vaksinimin e popullatës, asnjë kusht të përmirësuar në spitale, asnjë masë efektive për parandalimin e përhapjes së pandemisë në popullatë.

Situata po shkon drejt një katastrofe kombëtare, që duhet parandaluar pa humbur më kohë.

Çdo ditë, që kalon, do të thotë më shumë pasoja për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, mbrojtja e të cilëve duhet të jetë prioriteti ynë absolut.

Propagandë duke luajtur me jetët e shqiptarëve nuk mund të ketë dhe nuk do lejohet të ndodhë.

I bëj thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që sot, të reflektojnë dhe të kthejnë fokusin vetëm nga qytetarët.

Është emergjente ndryshimi rrënjësor i strategjisë antiCOVID pasi masat dhe kufizimet e marra derimë tani nuk po sjellin asnjë rezultat.

Nevojitet një strategji e re, gjithëpërshirëse dhe e ndërtuar mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda dhe jashtë vendit.

Shpenzimet publike për vaksinimin, trajtimin, testimin dhe gjurmimin, për furnizimin me barna të qendrave spitalore dhe të shërbimit reanimator me pajisje jetëshpëtuese, janë tani më të rëndësishme se kurrë.”, shkruan Meta.

10 komente në “Meta: Po shkojmë drejt një katastrofe, çdo 13 minuta një autoambulancë mbërrin në Spitalin Infektiv. Edi Rama, reago dhe reflekto”

  1. KAPELJA VLORE says:

    FLORI LIKE HALEJA FLORIRIN NXIRRE TE NDERTOJME SPITALE.

    1. Kur gruaja jote eshte e para qe thyen rregullat anticovid, cfare i kerkon Rames more koke me cepa? says:

      Nuk kam pare ndonje President ti thote KM te vendit qe te reflektoje dhe reagoje per covid! Do te ishste me mire t’iu thoje atyre qe se rruajne per rregullat anti-covid neper kafene qe te reflektojne dhe reagojne dhe mos i percjellin gjysherit apo nenat e baballaret ne boten tjeter. Sigurisht foli gruas tende qe s’pjerdhb per covid dhe nuk mban maske bashke me ty qe shkon neper dasma e ditelindje pa maske dhe pa rregulla. I harrove ziafetet qe ke bere ore sarhosh rakije? Dhe gruan tende qe e quante konsipracion covidin?! Apo qe thoshte se une ha hudhra dhe pi raki te mbrohem nga covidi? Korigjo familjen tende, dhe reflekto dhe reago more trap! Dhe lere Ramen te beje punen!

  2. shkerdhata qe shkaterroj Shqiperine ne cdo cep te saj
    u interesoka gjasme per shpejtesine e Ambulancave hahahah
    ktij do shkerdhy kakfka e xhuxhit

  3. Ilir says:

    PO MIRE MORE KODOSH ,KUR RAMA E MBYLLI GJITHE PLEHRAT ME NE KRYE TY E LANGONJTE E TJERE JU HODHET NE GRYKE ,APO E KE HARRUAR,TANI DONI TE BENI KREDO ME JETET E NJEREZVE TE CILEVE JU BETE GJEMEN DHE E KATANDISET NE KETE GJENDJE EMERGJENCE, PO SHTOJ KETU INJORANTET E TE GJITHA NGJYRAVE QE NUK PERDORIN MINIMO TE MBROJTJES SI MASKERINA E TE TJERA,,FSHATI QR DUKET S’DO KALLAUZ O FATKEQSIA E NJE POPULLI

  4. Tirona says:

    Njeri I peshtire! Kurre nuk kam pare njeri me dinak me I pa fytyre me skuth.Qe te na japesh mend ne te tjereve se pari lidh gruan tate qe perhap virusin cdo dite me mitingje kunder cdo ligji dhe pastaj fillo ti japesh mend qeverise.Rrace e flliqur!!!

  5. Viktima Covid 19 says:

    Meta,Rama,Basha,Monika…dhe gjithe Maskarenjte e Politikes Shqipetare..je ni nje Mute..qe ta hani vete..jeni ju te tere qe po lini NJerezit te Vdesin.
    @@Pse nuk Behet Mbyllja Totale e Shqiperise si ne GJermani?????????????????C´fare Prisni??Apo Merziten Kafexhinjte dhe Tavernjaret e Shqiperise dhe keni Frike se nuk JU Votojne???Uroj qe COVID 19..te Filloj dhe KOrre KOkat e Politikaneve te dhjere dhe KOrruoptuar Shqipetare..Zoti me Ndihmofte dhe degjone Lutjen time dhe shume Shqipetareve te tjere..lol

  6. REALE says:

    Covidi me i rrezkshem per shqiptaret eshte ILIR META. O burra ta çporim bashke me covidin!

  7. fansi says:

    Shpall gjendjen e jashtezakoneshme o Like dhe cakto ne drejtimin e ekipit shendetesor Alpin Kurtin!Lulin le te merret me Ambulncat dhe medikamentet!
    I ke pyetur kalamajte qe shikojne nje here ne 5 minuta nje ambulance or Flori? Apo keshtu te intereson.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Shko ne Kasolle shko dhe mbaj fort celsat e kolibes se kashtes.. Brravo te qofte se ke Ramen, se do te kisha varur prej gjuhes..

  9. Kinom says:

    More maskara familja jote Deri me dje thoshte nuk ka virus, theu dhe thyen cdo dite regullat dhe ligjet qe ka vendosur kjo qeveri, rinit te dy pa maska dhe more me qaf gjithe njerzit, te rinte Duke I infektuar. Po nuk do zoti ta merni ju familjarishte bashke me Sali Kriminelin te shpetpj ky vend po merni meqaf njerez fukarenj o hajdut,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje