Tre zhvillime globale pozitive

21 Shkurt 2021, 13:06Blog TEMA

Nga Niko Peleshi

1. Dje u zhvillua edicioni special i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, si pararendje e konferencës së përvitshme, që për shkak të pandemisë do të zhvillohet në një datë tjetër. “Përtej rënies së Perëndimit” ishte tema e kesaj konference që solli mesazhe rikthimi te vlerat e lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe multilaterialzmit.

“Amerika është rikthyer, partneriteti transatlantik është rikthyer” – ishin fjalët që hapën dhe mbyllën fjalën emocionuese të presidentit Biden.

Në fjalët e presidentit Biden, kancelares Merkel, presidentit Macron, kryeministrit Johnson dhe liderave të organizatave ndërkombëtare si sekretari i përgjithshëm i OKB, drejtori i OBSH dhe figurave prominente në çështjet globale si Bill Gates, u shpall qartë se njerëzimi nuk ka më kohë të eksperimentojë në fushat e populizmit, konspiracionit, antishkencës dhe antiestablishmentit.

Liderat botërore dhanë mesazhe por dhe u angazhuan për vepra që forcojnë bashkëpunimin global në fushën e sigurisë, vaksinimin, ndryshimet klimatike, kërcënimin kibernetik.

Rikthimi i SHBA në vendin që i takon si lider global ishte një mesazh optimizmi për të ardhmen e demokracive perëndimore dhe vendeve si Shqipëria që e kanë Perëndimin destinacionin e vetëm politik, ekonomik dhe kulturor.

2. Vaksinimi i shpërpjestuar i vendeve të zhvilluara në raport me vendet më pak të zhvilluara apo në zhvillim, po bëhet një problem i madh moral por dhe praktik për adresimin e pandemisë covid-19. Së pari moral sepse dështimi i vaksinimit të vendeve më të varfëra bën nul çdo fjalë qënthuhet për multilateralizmin dhe bashkëpunimin. Ky dështim do të nxiste mosbesim dhe ndarje botërore dhe do të dobësonte iniciativat globale që lidhen me çështjet e nxehta të njerëzimit

 Vaksinimi global në një kohë optimale është prova e Perëndimit si koncept politik, ekonomik e kulturor në veprim. Se dyti, mosvaksinimi i vendeve më pak të zhvilluara do t’i linte kohë lindjes së mutacioneve të virusit për të cilat vaksina mund të mos jetë efektive. Pra edhe për këtë arsye vendet e pasura janë “të dënuar” të çojnë përpara iniciativen e vaksinimit global COVAX. Lajmi i mirë është angazhimi i liderave të G7 për 7.5 miliardë USD në këtë program. SHBA u angazhuan për 4 miliardë USD dhe Gjermania për 1.2 miliardë. BE dyfishoi kontributin nga 500 milionë në 1miliard USD për iniciativen COVAX.

3. Amerika u rikthye ne Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike. Me kujtohet momenti emocionues kur në 22 Prill 2016, në selinë e OKB në New York, sekretari i shtetit John Kerry firmosi Marrëveshjen e Parisit duke mbajtur në krahë mbesën e vogël. I ngarkuar nga kryeministri për të firmosur në emër të Shqipërisë Marrëveshjen e Parisit, kam ndjekur nga afër fjalimet e liderave botërore dhe aktivistëve të dedikuar në çështjet e mjedisit. Rikthimi i SHBA në këtë marrëveshje është një lajm i mirë për të gjithë.

Ai vjen në një kohë kur pandemia ka lodhur njerëzimin më shumë mendërisht se sa fizikisht. Njerëzit duan lidership që garanton jetën, të ardhmen e njerëzimit, të ardhmen e planetit.

Flitet pak për ngjarje pozitive, bëhen pak plane për të ardhmen. Dëmi psikologjik i kësaj kohe të çuditshme do të jetë afatgjatë. Ndaj gjykova të ndaj disa të reja që na ndikojnë edhe ne si pjesë e botës, pavarësisht se s’kanë lidhje me hidhepritjet tona të ditës.

Një shkëputje që nuk bën keq

2 komente në “Tre zhvillime globale pozitive”

  1. Molla e dijes says:

    Mirëmëngjes interes, kur ka budallaqe bëj si këndez!

    O Niko ke harruar eventin kryesor pozitiv. Ish aktori i Al pazarit, binjaku Romeo, lë J.Maliqin, (se dashuria aq zgjat), dhe lidhet me çupën e maliq Niko Peleshit. Romeo dhe binjaku i tij së fundmi i janë afruar Rilindjes dhe Ramës. Lidhja me çupën e Nikos kuptohet është dashuri dhe jo interes për të qënë në pozita të mira, pune në TV dhe financiare. Nëse PS humb zgjedhjet e 25 prillit, Romeo rrezik hedh sytë andej nga PD, mos gjen ndonjë të dashur të re, se edhe TV kur ndryshon pushteti, kthejnë pllakën, e si rrjedhim, ikën nga vendi i punës. Ka edhe një zgjidhje tjetër, Romeo të rrijë me çupën e Nikos, kurse binjaku tjetër të lidhet me ndonjë nga gocat e PD. Nui çan dot ndryshe në Shqipëri! Ose do lësh bythën, ose do paguash, ose do bësh si zhigolo sa me plaka e sa me të reja, ose do marrësh për grua ndonjë me para me të cilën nuk po e merr njeri. “Bordello” korrupsioni palaçosh!

  2. Mirëmëngjes interes, kur ka budallaqe bëj si këndez!

    O Niko ke harruar eventin kryesor pozitiv. Ish aktori i Al pazarit, binjaku Romeo, lë J.Maliqin, (se dashuria aq zgjat), dhe lidhet me çupën e maliq Niko Peleshit. Romeo dhe binjaku i tij së fundmi i janë afruar Rilindjes dhe Ramës. Lidhja me çupën e Nikos kuptohet është dashuri dhe jo interes për të qënë në pozita të mira, pune në TV dhe financiare. Nëse PS humb zgjedhjet e 25 prillit, Romeo rrezik hedh sytë andej nga PD, mos gjen ndonjë të dashur të re, se edhe TV kur ndryshon pushteti, kthejnë pllakën, e si rrjedhim, ikën nga vendi i punës. Ka edhe një zgjidhje tjetër, Romeo të rrijë me çupën e Nikos, kurse binjaku tjetër të lidhet me ndonjë nga gocat e PD. Nui çan dot ndryshe në Shqipëri! Ose do lësh bythën, ose do paguash, ose do bësh si zhigolo sa me plaka e sa me të reja, ose do marrësh për grua ndonjë me para me të cilën nuk po e merr njeri. “Bordello” korrupsioni palaçosh! Tamam teatër prej leshi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje