Nesër afati i fundit për koalicionet, Kryemadhi takim me Bashën në selinë blu: Si do ia bëjmë

23 Shkurt 2021, 21:00Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar në selinë blu, ku ka zhvilluar një takim me kreun demokrat, Lulzim Basha, për rreth 1 orë e 30 minuta.

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit po afrojnë dhe nesër është afati i fundit i vendosur nga KQZ, për regjistrimin e koalicioneve.

Ky takim po bëhet në limitet e kohës për opozitën, teksa kujtojmë se deri më tani PD dhe LSI kanë deklaruar se do të garojnë në 25 prill me lista të ndara, me logo më vete.

Megjithatë Kryemadhi nuk e ka përjashtuar garimin në një listë të përbashkët, në disa zona ku do gjykohet se është më pozitive kjo mënyrë.

Ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se nesër do të mbyllet përfundimisht dhe marrëveshja e Bashës me aleatët, ndërkohë që LSI do të dalë e vetme në zgjedhje.

Në fokus të diskutimit ka qenë rakordimi se si do të rreshtohet dhe si do të zhvillohet aksioni opozitar para datës 25 prill.

3 komente në “Nesër afati i fundit për koalicionet, Kryemadhi takim me Bashën në selinë blu: Si do ia bëjmë”

  1. Burgu ju pret. says:

    Si do ja beni, ne burg te dy e keni vendin asgje nuk ju shpeton kete rradhe. Kriminela, hajdute ,vrases. Koha juaj mbaroi njehere e pergjithmone.

  2. Aleksander says:

    Po ka Shqiptare e Shqiptar qe votojne per partine demokratike e lsi?

  3. Mik says:

    Shkrusjeni mire. “Si do ja bëjmë?”, apo “si do e bëjmë?”.
    Mona pyeti Lulin “si do e bëjmë”?
    Luli pergjigjet: “Ja sa te pyes pak”.
    Pas pak kthehet Luli dhe i thotë: “Lopthi”.
    Monika e habitur: “Uau, kë pyete mo? Gruan? Kujdes me gruan, se qenka ……, Uau.”
    Luli: “Pyeta Babi Saliun. Ai tha vetëm lopthi di, nga koha kur ishte bari me lopë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje