"Kaq ishte", Ardit Gjebrea fiton betejën me Covid: Do më duhet pak kohë sa të ndez të 5-të motorët

24 Shkurt 2021, 13:57Sociale TEMA

Moderatori Ardit Gjebrea përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se e ka mposhtur Covid-19, dhe tani ndihet më mirë dhe ka nisur të rikuperohet.

“Kaq ishte! Tani filloi rikuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të ËhatsApp me merakun e tyre.

Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force!

Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorët, po kush na nxiton? Dielli doli”, ka shkruar Ardit Gjebrea.

1 komente në ““Kaq ishte”, Ardit Gjebrea fiton betejën me Covid: Do më duhet pak kohë sa të ndez të 5-të motorët”

  1. Fejesa, plaku, televizori. says:

    Te shkuara!
    Gezohem qe e kalove, por po munde gjej nje pune tjeter dhe jo si agjent reklamash ne ate program te felliqur, ne ate tv me pronar te felliqur, me ato gjuhet e huaja qe perdor, pa pike respekti per gjuhen shqipe dhe per IQ e shikueseve, qe nuk e meritojne nje program te tille.
    Gjithesesi, te shkuara, faturen per mekatet e veta, gjithesecili e paguan vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje