Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Elbasanit. Në fjalën e tij, Idrizi theksoi se PDIU-ja është në koalicion vetëm me Partinë Demokratike.
“Kemi shumë arsye për të qenë në këtë aleancë së bashku. Po e përsëris, PDIU-ja është në koalicion vetëm me Partinë Demokratike. Jam i detyruar ta theksoj këtë gjë, sepse gjatë këtyre ditëve kam parë “Tiren e Shqipërisë” dhe “Tiren e Tiranës”, që bëjnë sikur shqetësohen se ne qenkemi bashkë me grekët. Në fakt, kur e kishin PBDNJ-në në koalicionin e tyre nuk ishte ndonjë hata, madje ishte shumë mirë”, u shpreh Idrizi.
Ai shtoi se nuk ka shqiptar që harron sesi kryeministri shqiptar është kthyer në mikun e ngushtë të homologut të tij grek dhe hesht kur Greqia zgjerohet me 12 milje në ujërat e Detit Jon.
“Si miku më i mirë i kryeministrit të Greqisë, që vetëm në kohët e fundit ka shkuar për të ngrënë një drekë dhe një darkë të bukur, heshti kur Greqia i hëngri 12 milje, siç hëngrën këta më të babëziturit biftekun e Nustretit në Dubai.
Ne nuk harrojmë se si ky njeri pasi shiti detin dhe nuk i doli për Zot, bëri varrezat e ushtarëve grekë që erdhën si pushtues në Shqipëri, ndërsa harroi varrezat e shqiptarëve të Çamërisë. Asnjë nga ne nuk harron, sesi, si greku më i mirë hesht për Ligjin e Luftës që Greqia mban në fuqi.
Sidomos ne shqiptarët e Çamërisë nuk harrojmë faktin që hoqi nga programi i qeverisë Çështjen Çame”, u shpreh Idrizi.
Kreu i PDIU-së tha se kryeministrin e shqetëson forca elektorale e PDIU-së, që e cilësoi si një “kockë të fortë për t’u përtypur për mazhorancën dhe vetë Edi Ramën”.
“Votat e PDIU-së dhe komunitetit çam do ta dërgojnë Edi Ramën jo vetëm në opozitë, por do ta ulin në stolin e turpit të historisë. Sepse Çamëria është sakrifikuar bashkë me Kosovën për këtë Shqipëri politike, që këta po e shqyejnë e po e grabisin përditë”, përfundoi Idrizi.
I pranishëm në takim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe i deleguari i saj për Elbasanin, Gazmend Bardhi, deklaroi se shqiptarët e Çamërisë kanë zhvilluar beteja të rëndësishme për të ruajtur identetin kombëtar.
“Prandaj dhe në betejën e 25 prillit duhet t’i japim një mesazh Edi Ramës, që mendon se ka votat apo kauzën tuaj në xhep dhe mund të përdorë atë për interesa personale. Ky model në politikë merr fund më 25 prill dhe ne jemi bashkuar sepse e duam Shqipërinë dhe duam të jetojmë këtu”, theksoi ai.
Idrizi kur doli nga koalicioni me Ramen, pretendoi se nuk kishte bere sa duhej per ceshtjen çame. madje vuri dhe si kusht qe ben koalicion me ate parti qe e ka ne program kete çeshtje.
Por aleati i tanishem, Lulzim Basha jo vetem qe nuk e ka ne program por asnjehere ne tere keto vite, madje dhe kur ishte minister i Jashtem nuk e permndi çamerine dhe zgjidhjen e çeshtjes çame.
Madje firmosi dhe shitjen e detit Greqise ne vitin 2009, ndersa tani e ka detyruar Idrizin te jetoje ne te njejten “çati” koalicioni me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule qe perfaqeson minoritetin grek dhe mbron interesat e Greqise!
Cka drecin po don me than bre Shpetim cami:
Ti je kokrra e mashtusit dhe e hajnit bre cam.
Po don me luftue per camerin duke ba aleance me kryegrekun.
Ti bre Shpetim e ke hallin vetem te paret dhe te ajo palma.
Aleat leshi.Normalisht Idrizi nuk duhet te bente aleance me PD-en,sepse ne kete programin e famshem qe po thone,nuk kemi degjuar ndonje vision qe ka PD-ja per ceshtjen came.Po cte besh,Idrizi e do nje vend pune per deputet.
Camet mund te votojne per ke te duan dhe atyre mund tu vesh cfare epiteti te duash,por vetem nje gje ama s’mund te thuash per ta:Qe jane budallenj!Aq me keq kete s’duhet ta mendosh ti Shpetim si pjesetar i atij komuniteti.
Cfare eshte e qarte si drita e diellit,eshte qe askush si qeveria socialiste,u ka dhene dinjitet shqiptareve nga c’do krahine qofshin!Po ashtu edhe cameve.E mos kujtoje njeri se Vangjel Dule eshte pjese e trenit kaotik te opozites per parime!Jo eshte aty sepse vetem triumfi i ketij treni e ben Shqiperine te jete nje shtet i dobet,i thyeshem e keshtu behet i lehte synimi i vjeter i tij dhe atyre si ai,per nacionalistet greke e kam fjalen.Fakti e tregoi:Falja e detit.E sic falen detin per pushtet e pasuri Sala,Likja,Mona,Luli…………..etj etj falin edhe token!Pra Dulja eshte me mire me Idrizin se sa me Ramen!!!Por jo populli nuk eshte budalla jo!Ceshtja came dhe gjithe ceshtjet shqiptare zgjidhen me mire e me lehte duke ndertuar nje shtet solid,serioz,te pa korruptuar dhe vizionar,gje te cilen keta rronxho bonxhot e trenit te gjate se kane bere,nuk kane dashur ta bejne dhe nuk dine ta bejne.Prandaj vellezer came por edhe te tjere,shikojeni mire realitetin ne sy dhe me mend ne koke jepuni hakun qe i takon gjithe sejcilit!Mos harroni mesimet qe na jep historia “Kalin e trojes”!Atehere greket futen nje kale,ndersa mijera vjet me vone fusin nje Vangjel!Pra o burra vellezer shqiptare te bejme zgjedhjen e duhur edhe kete radhe dhe te shpresojme ne lindjen sa me shpejt te nje te djathte te ndershme,te afte dhe patriote!Po ta arrijme kete,prosperiteti i pret keto troje!Rrofte Shqiperia!
O Shpetim Hajduti,
Shqiperine me varreza greke e mbushi Sali Vicidoli o njeri i pafetyre? Ndersa, 12 milje jemi edhe ne te zgjeruar. Mos do thote se edhe grekrit na paskan dhene nga hapsira detare? Ik ore legen burre. Pse kerkon te luftojne shqiptart ndersa ju legena me prejardhje nga Camerija vazhdoni te vidhni cfare u del perpara. Rri me Dulen tani o burre maskara. Nese Camet ta japin voten, pak e keni poshtrimin Grek.