Basha rrëfen sëmundjen që ka kaluar në familje: Isheminë e kam patur tri herë në rrethin tim, do jap zgjidhje për nusen tuaj

2 Mars 2021, 11:35Politika TEMA

Gjatë takimeve që zhvilloi sot me qytetarë në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha bisedoi me një qytetare e cila tha se vuan nga ishemia.

Kryedemokrati rrëfeu një detaj të jetës së tij personale dhe zbuloi se një sëmundje të tillë e ka kaluar 3 herë tek të afërmit e tij të ngushtë.

Basha u zotua se PD në pushtet do të ketë prioritet shëndetësinë dhe moshat e treta.

Biseda e Bashës me qytetaren:

Lulzim Basha: Kjo qeveri ka pasur tetë vite kohë për të bërë punët, por ka bërë vetëm punët e veta jo për ju. Si je me shëndet Çfarë ka bashkëshortja

Qytetari: Ajo pasi doli në pension pati një problem natyror, ishemi

Lulzim Basha: Sa kohë ka

Qytetari: Ka 6 vite

Lulzim Basha: Ngrihet nga krevati:

Qytetari: Jo. Unë kam bërë të gjitha gjërat që i kanë thënë doktorët. Për 30 ditë do 600 mijë lekë. Kemi harxhuar 1 mln lekë në muaj për 6 vite rresht.

Dhe rezultati është ky. Tani kam arritur ta nxjerr në komision dhe komisioni thotë që nuk i takon. Dua një kujdestari.

Lulzim Basha: Më vjen shumë keq. Kjo është një fatkeqësi që unë e kam kaluar tre herë brenda rrethit tim familjar. Ky premtoi para 8 vitesh shëndetësi falas.

Ne do të mundësojmë që në veçanti mosha e tretë të ketë kujdesin minimal. Do ketë zgjidhje edhe për nusen edhe për ty. Kjo ka shpëtuar gjithë jetën, jetë njerëzish. Mos u mërzisni se do ndryshojnë gjërat.

3 komente në “Basha rrëfen sëmundjen që ka kaluar në familje: Isheminë e kam patur tri herë në rrethin tim, do jap zgjidhje për nusen tuaj”

  1. mirel says:

    Ha ha ha…cfare fallciteti Lylshalngjituri.

  2. Bashkim says:

    PO bere ti nje ligj vetem per nusen e KETIJ se deri tani nuk ka nje ligj qe PAS pensioni te mare NDONJE gje TJETER.
    PO ti JE 7×7=42 dhe ben JO vetem KETE po edhe nje m.. TE MADH qe mezi ta hashe

  3. Bashkim says:

    PO bere ti nje ligj vetem per nusen e KETIJ se deri tani nuk ka nje ligj qe PAS pensioni te mare NDONJE gje TJETER.
    PO ti JE 7×7=42 dhe ben JO vetem KETE po edhe nje m.. TE MADH qe mezi ta hashe
    PO ma keni thene edhe here tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje