Pasaporta anti-Covid, Rama: Po përgatitemi për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit

2 Mars 2021, 12:22Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme “Ekonomia në Fokus”  tha se qeveria po pergatitet për pasaporten e vaksinimit anti-COVID të qytetarëve.

“Ne disponojmë falë revolucionit dixhital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën dixhitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit”, theksoi Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë foli edhe për atë që e quajti revolucion digjital, që kur PS-ja erdhi në pushtet.

“Nga 14 shërbime që ishin, kemi 1207 shërbime. Kemi 1.87 milionë përdorues nga 50000 që ishin kur erdhëm në pushtet”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se falë digjitalizimit janë shkurtuar  472 vjet kohë nëpër radhë. “95% e shërbimeve janë online për qytetarët shqiptarë”, tha ai më tej.

(TemA(

2 komente në “Pasaporta anti-Covid, Rama: Po përgatitemi për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit”

  1. TONI says:

    Shyqyr qe je pararoje ne kartonet e vaksinimit se te tjerat po I shohim e I kemi ne kurriz…cdo beje ti sikur te gjithe qe jane me bombola ne shpi do te vinin ne spital? Seshte cudi qe spitalin gogol e ven qellimisht …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje