Rama, ironi me Presidentin: Reforma në Drejtësi e besueshme, si niveli i shkallimit të Metës

2 Mars 2021, 14:43Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma në drejtësi ka nisur që të japë efektet e saj, ndërsa sugjeroi që të shiheshin për këtë edhe reagimet e presidentit Ilir Meta.

Në një konferencë të përjavshme me gazetarët, Rama tha se “Reforma në drejtësi është aq e besueshme saç është niveli i shkallimit të Ilir Metës”.

“Reforma në drejtësi, dhe jo çdo ligj por çdo nen nuk është vullnet thjesht dhe vetëm i shumicës por vullnet i plotë i garantëve të reformën në drejtësi që janë miqtë dhe partnerët tanë amerikanë dhe evropianë. Nuk ka nen të reformës që kalon pa u diskutuar dhe u miratuar paraprakisht dhe bashkërisht.

Këtu kam parasysh se një nga të dyja palët, amerikanët dhe evropianët, thotë ‘jo’ nuk kalon. Mos u shqetësoni fare. Reforma në drejtësi është aq e besueshme saç është niveli i shkallimit të Ilir metës. Po mos të ishte e besueshme Ilir Meta do të ishte i qetë dhe i dashur. Shikoni Ilir Metën dhe aty matet qetësia e tij.

Shikoni Metën dhe do të shih i se reforma ka nisur të shfaqe disa shenja që nuk janë shumë, por janë majftueshmërisht të qarta për të tensionuar Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Shumë e qartë kjo. Paketa është e harmonizuar me partnerët. Patjetër që nuk diskutohet se me një opozitë tjetër, nëse Luli nuk do të këpusë zinxhirin, do të jetë e vështirë reforma në drejtësi.”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje