Kompania e Behgjet Pacollit do të ndërtojë aeroportin e Vlorës me vlerë 103 mln Euro

5 Mars 2021, 14:16Ekonomia TEMA

Vlora do të ketë një aeroport ndërkombëtar. Ndërtimi i këtij aeroporti në qytetin bregdetar jugor do të kushtojë plot 103.9 milionë Euro.

Kompania fituese e përzgjedhur është një konsorcium kompanish të regjistruara në Zvicër e quajtur “Mabco Construcion”. Baza e këtij konsorciumi është kompania e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli, “Mebetex”, e cila zotëron 50% të konsorciumit. (Mabetex Group 50%; YDA – Group 48%; 2A Group SH.PK 2%).

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp.

Përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, kreu i qeverisë thotë se mezi e ka pritur, duke theksuar se ky projekt ka qenë sfida e tij si Kryeministër.

E kam pritur këtë ditë, kjo ka qenë një nga sfidat më të bukura dhe më të rëndësishme që ta bëj Vlorën me një aeroport ndërkombëtar. Kështu vijmë sot në këtë moment kur unë marr frymë i lehtësuar nga kjo barrë, që për fat të mirë jam deputet në Vlorë, por edhe për fat të keq jam deputet në Vlorë. Fati i keq është se dihet padurimi proverbial i vlonjatëve që kthehet në torturë kur nuk ke gjë në dorë dhe shënjestrohesh si gënjeshtar, mashtrues, si njeri që harron atë që premton, shënjestrohesh si manipulator, thjesht si një krijues videosh 3D, dhe kur ti e di se cila është e vërteta, fjalët e shpjegimet nuk bëjnë një punë të madhe.

Sot ne kemi fituesit dhe jam i lumtur që baza e këtij konsorciumi është një kompania e famshme, kompania e Behgjet Pacollit. Jam i lumtur që do ta ketë mundësinë të provojë atë që prej kohësh ka dëshiruar ta provojë dhe atë që prej kohësh më ankohet mua që si s’mu dha mundësia që unë të investoj në Shqipëri, të lë gjurmën time në Shqipëri”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

22 komente në “Kompania e Behgjet Pacollit do të ndërtojë aeroportin e Vlorës me vlerë 103 mln Euro”

  1. Malsori says:

    Urime Z.Rama per gjithecka qe bene per Shqiperine dhe ne menyre te vecant per Vloren se Sali Kerma nuk donte ti degjonte emrin Vlores pale te bente investime.Ndertimi i Aeroportit te Vlores dhe tunelit ne Orikum per ne drejtim te Himares do ti jap prespektiv dhe zhvillim jo vetem Vlores por gjithe jugut te Shqiperise.Edhe keto vepra tregojne seriozitetin e punes te qeverise se Edi Rames per permiresimin e jetes se popullit.Malsori Boston.

    1. njgjala e lalzit says:

      heu bre!

      Ky do jete aeroporti i trete se nja dy te tjere ka vite qe jane shpallur per tu ndertuar.

      shume bir k** ky Rama. Vlores aeroport, Fierit spital, Sarandes port, Gjirokastres turisem e kshu nuk i mbetet hatri askujt.

  2. Koli says:

    Kur mendoj kohen kur Sali Berisha nisi Tanket per te vrare popullin Hero te Vlores,kurse ti ben Aeroport Nderkombetar,me vjen per te qare,si humbem 20 vjet me ate kafshe.

  3. BACA DALI BUÇIDOLI says:

    A thua e ka me gjithë mënd Behgjet Pacolli ?
    Si zor ta besoj.
    Lepuri, fle në tjetër vënd.
    Behgjeti, është mjeshtër mashtrimi.
    Të shohim se ku i del krisma.

    1. IF says:

      BACA DALI BUCIDOLI :Sa marveshje ke bere me Pacollin dhe te paska mashtruar o rrote?

  4. Neroni says:

    Sipas kontrates, per 10 vitet e para konsorciumi ka te garantuar 136 milione euro te ardhura. Nqs nuk i fiton nga aktiviteti i aeroportit, atehere qeveria eshte e detyruar qe tia paguaje nga buxheti i saj. Kjo eshte vjedhje e paster, ashtu si te gjitha koncensionet e tjera me ne krye koncensionet e Kastratit: aeroporti i Rinasit, kompania shteterore e sigurimeve, rafineria e Fierit, Rruga e Kombit, porti i Sarandes, tokat per hotelet ne Tirane, kontratat e dhena mga kompania shteterore e naftes Albpetrol etj. Natyrisht nuk eshte cudi qe eshte nga vendet me te prapambetura te Europes: shiko disa nga komentuesit me siper qe fluturojne nga emocionet e medha se sikur cfare po ben drogaxhiu qe po dergon vendin drejt rrenimit. Saliu, Evdini, Iliri te gjithe i njejti soj jane. Thjesht drogaxhiu duket disi me mire se rrethanat e kane sjelle qe interneti bashke me Perendimin bejne me shume presion mbi pushtetin e qelbur te Shqiperise. Plus se kerkon te fitoje mbi 70 vende ne Parlament qe ta kete tepsine vetem per vete.

    1. ef says:

      O NERON HAJVANI: Ti i nxorre te gjitha cfare eshte ndertuar korruptive. Po cfar ben mor faqezi qe nuk padit ne prokurori per kete hata apo je nga ata te konspiracionit qe hedhin shashka.U shofsh nga Corona,sepse asgje nga ato qe shkruan nuke shte e besueshme

  5. skiptare says:

    fshien prape turqit . aeroporti i vlores per rogen e ardhur nga turqia per shitie armesh . NGOPUNI O POPULL MUTI ME KETE DROGAHIUN QE E BERRI SHQIPERIN TURQIN E VOGEL ISLAMISTE

    1. L'imperatore Diocleziano says:

      Ore ti skiptar e ti neron. O jeni budallenje o beni si te tille. Aty do ndertohet nje aeroporto ju thonin shikoni kur te vjedhin. Ndoshta do te benit ju. Nuk me plas fare, degjat fareeee, mjafton aeroporti. Ai sjell zhvillim. Ju po te doni mos e perdorni. Hajt shkoni hani nga nji panine a byrek nga baza shqypi se e bete punen per sot. Ciao.

      1. Neroni says:

        Si injorant permende “Shqypin”, kur ne fakt ne koment nuk permenda si hajdut vetem Edvinin por edhe Saliun dhe Ilirin. Si injorant per ty mjafton te behet aeroporti. Por sa here e kane thene institucionet nderkombetare si FMN qe Shqiperia ben gabim me pasoja kur rrezikun nga investimet ne forme koncensioni e merr persiper plotesisht shteti? Aeroporti te ndertohet, por jo me garanci 136 milione euro nga taksat e popullit. Vete biznesi qe ben aeroportin duhet te marre persiper nje fare rreziku, jo ta kete te garantuar fitimin e nje shume me te madhe se vete investimi. Ik tani ha panine ose byrek meqe te pelqenkan.

        1. Ilir says:

          Po ik o ooo njeri ik! Ai ta gjeti buxhetin ZERO, te ndertoi 3-4 stadiume per 4 vjete, po rinderton gjithandej Shqiperine, aeroport ne Kukes e stadium, aeroport ne Vlore e rrugen e Arberit. Lau borxhet qe saliu dilte me gershere ne dore ne fushata, e u kishte kompanive te ndertimit. Kujto qe gjeti nje thes fasule ne rezervat e shtetit…. Oooo njeri! E mbi te gjitha REFORMA NE DREJTESI, antiplepisteve te saliut xhinxhoneve e llalléve te ilir metes, qe as mendohen te hiqeshin qafe. Kush te pelqen ty, ke mendon se mund te zgjedhesh kryeminister atehere? He de, nje emer, qe edhe te ndertoje e modernizoje, edhe te luftojne KANCERIN e Shqiperise. As Merkel nuk do ta merte persiper Shqiperine…askush.Harroni ju o popull… Harroni shume shpejt.

    2. af says:

      Ti nuk je skiptare je skipmu..e

  6. taso kume says:

    E po njerez me idjote ,@skiptari dhe ne ndertim do i jape ngjyren e fese ,ne si VLONJATE na intereson ajroporti se kush e ben ska rendesi le te vine dhe nga MARSI le ta kene dhe fene kaure ,ai SHPELLARI e dogji VLOREN tani sna lene as pleshtat e tije ,Mabco costrucion i ka zyrat ne LUGANO ,ka punuar dhe ne RUSI ne meremetimin e pallatit te parlamentit RUSE pasi u qellua me top ,per mua eshte firme serjoze pavarsishte kush eshte ne krye ,I VETMI PROBLEM ESHTE MJEDISI , AFER LAGUNES SE NARTES.

  7. Do behet says:

    Beje vella, beje dhe le te plasin ata qe i vune zjarrin vlores. Beje aeroportin se duhet per shqiperine e jugut. Beje sic ke bere e po ben disa gjera te mira ne ate zone. Beje se te liqte vetem te liga mendojne.

  8. Visi says:

    Do ta ndërtojë Pacolli bashkë me Ramën.
    Pacolli tashmë ka një përvojë të gjatë me ndërtimet korruptive në Kazakistan.
    Radhën e ka Arnautistani.

    1. Gazmend says:

      1000000% e vertet!

  9. Erdogan says:

    Qe eshte Tur-qija nga pas nuk ka diskutim.
    Tur-qija eshte e mireseardhur nga Genitseret Arnaute te vetequajture “Skiptare”.
    Vetem Arvanitas dhe Epirote qe nuk kane Emra turq nuk duhet te kete investime ne Arnautistane.
    Per kete Arnautistane qe te flitet dhe shkruhet turqisht “luftuan” Vorio Epiroti Jeorgios Kastriotis apo jo?
    Cfare i gjeti “Pellazagaret” qe i ndroi Emrat Tur-qija,ndertoi disa mijera Xhamija Arabe,Shkolla turke,Medrese,te Festojne per Barjamin,Novruzin,Namazin,ti Kendojne Babes se tyre Erdogan etj dhe keta Greku e ka fajin qe ka Pretendime per kete Pashallek te Mallkuar.
    Se nuk benin krushqi per 500 vjet Myslimanet turq me Greket Orthodhokse nuk u prish Dynjaja,ishin “vellezer” .
    Myslimanet jane bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejleteve,Agallareve,Hoxhallareve,Dervisheve etj kete e dine dhe Breshkat.
    Por cudia eshte se pjesa tjeter qe pranon te komandohet nga keta te degjeneruar eshte me te vertete fatkeqesi e madhe.

  10. Www says:

    Rama me aeroport dhe me lungomaren e boni Vloren nje nga Qytetet mete bukur te Shqiperise. Ndersa krimineli Berisha desh e bombardoj Vloren ne 97! Ky eshte dallimi midis puntorit dhe kriminelit.

  11. Petrit says:

    Me vjen shume mire qe me ne fund Bexhet Pacolli arriti te mare diçka nga gara ne trojet shqiptare.
    Ju kujtoj qe ne kompanine e tij jane te punesuar mijera shqiptare ne projekte neper bote qe mbajne familjet e tyre dhe si shqiptar qe jemi, asnjehere nuk jemi treguar mirenjohes per kete.
    Urime z. Pacolli dhe uroj te keni sukses!

  12. Andonis says:

    çfarë do të bëjë Pacolli atje? një linjë private zbarkimi? apo aeroport për patat dhe rosat? cili është qëllimi i vërtetë i këtij aeroporti? turizmi? harroje! tregoju njerëzve skenarin e vërtetë. nuk ka asnjë shkencë të zbatueshme ekonomike për këtë projekt. Edhe regjimi i Enver Hoxhës nuk do ta konsideronte këtë, imagjinoni?

  13. emigranti says:

    Nje lajm dyfish I mire.
    Se pari ngritja e nje aeroporti te ri dhe se dyti ndertimi I tij nga nje shqiptar.

  14. popull del prej pyllit says:

    pacolli i lidhur me presidentin e kazikistanit miljoner ;e nana e korrupsjonit ; tashe me km , e shqipnise rame hajduti e drogazhiu; qe ashte martu me berishen ; bashen ;e like floririn ; mjer populli gomar , si e quajti ky caco km;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje