Mjeku shqiptar në Gjermani: Ndryshoni urgjentisht protokollet anti-COVID! Kujdes këto ilaçe, mund të jenë vdekjeprurëse

5 Mars 2021, 19:47Sociale TEMA

Drilon Çupi, specialist i mjekësisë dhe urgjencës në Gjermani që ndodhet në vijën e parë të rrezikut në betejën me koronavirusin në një intervistë me gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC u shpreh se protokollet e mjekimit anti-covid në Shqipëri duhet të ndryshohen.

Në përcaktimin e protokolleve ka pasur konfuzion. Protokolli i Shqipërisë ka nevojë urgjente për ndryshim dhe update. Protokolli duhet të hartohet nga ekspertët. Duhet një rifreskim për trajtimin ambulator dhe spitalor” tha ai.

Më tej, ai tha se Shqipëria nuk ka nevojë të shpikë, por vetëm të huazojë në rregull. “Shqipëria nuk pritet që të bëjë kërkime shkencore, terapitë janë gati, mjafton që ministria të marrë protokollet e vendeve më të zhvilluara ti njësojë.

Unë dhe disa mjekë kemi që gjatë gjithë vitit kontribuojmë vullnetarisht nuk kërkojmë asnjë përfitim financiar, jemi gati të bashkëpunojmë për hartimin e një protokolli ekzakt, të zbatueshëm dhe praktik për të gjithë mjekët e Shqipërisë.

Urat lidhëse, unë personalisht i kam pasur, por për trajnimin online problemi ka qenë që aktualizimi dhe saktësimi i protokollit që është në Shqipëri, që nuk është pranuar dhe kjo bëhet fjalë që nga muaji nëntor dhe nuk ka pasur një urë lidhëse nga kanal zyrtar” tha ai.

Mjeku u bëri apel shqiptarëve që të mos përdorin këto ilaçe pa rekomandim. “Ka mbi trajtime, abuzime me përdorimin e antibiotikëve dhe anti-viralëve. Protokolli duhet të ketë fuqi ligjore, nëse pacienti me mjekun ka konflikt juridik, ka një referencë zyrtare kush ka të drejtë dhe kush ka gabuar. Kortizonikët jepen vetëm në trajtimin spitalor, nuk i japin mjekët e familjes.

Përdorimi i tyre është shumë i rrezikshëm. Kortizonikët frenojnë sistemin imunitar dhe organizimi është më i rrezikuar nga covid dhe viruse të tjera, prandaj duhet të përdoret vetëm kur plotësohen kriteret.

Antibiotikët janë të rrezikshëm pasi me kalimin e kohës krijojnë rezistencë ndaj baktereve të tjerë, shkatërron edhe mikrobet e “mira” që jetojnë në rrugët e aparatit tretës që na ndihmojnë për tretjen dhe jashtëqitjen.

Anti-viralët mund të krijojnë reaksion alergjik vdekjeprurës, mund të krijohen dëmtime në mëlçi dhe veshka. Kjo është edhe për holluesit e gjakut, mos i përdorni pa miratimin e mjekut mund të sjellë hemorragji, gjakderdhje” tha ai.

Në fund mjeku tregoi edhe pasojat që lë COVID-19 për ata që e kanë kaluar në gjendje të rëndë.

COVID lë pasoja te pacientët që janë në stadin kritik, në oksigjen, këta pacientë rreth një vit pas sëmundjes kanë pasur debulesë, mosmbushje mirë me frymë edhe pse pulmonet kanë qenë në rregull, por nga ana funksionale ka pasur çrregullim. Trajtimi më i mirë është parandalimi” përfundoi ai.

10 komente në “Mjeku shqiptar në Gjermani: Ndryshoni urgjentisht protokollet anti-COVID! Kujdes këto ilaçe, mund të jenë vdekjeprurëse”

  1. Koci says:

    Një gjë më çudit me këta mjekët jashtë. Këta e dinë se meqë punojnë në Gjermani vetëm këta dinë. Protokollin për Covid në Shqipëri nuk e kanë shpikur mjekët shqiptarë. E kanë marrë nga vende të tjera dhe konkretisht nga Italia, e cila i lejon mjekut të familjes edhe dhënien e Azitromicinës si parandalues i ndonjë mbivendosjeje bakteriale, kur ai e shikon të arsyeshme. Pse? Sepse kur kemi përpara rrezikun e një pneumonia virale (ku antibiotiku nuk pi ujë) të cilën e rëndon një mbivendosje bakteriale, mjeku zgjedh t’a mbrojë më mirë pacientin në këtë aspekt, dhe flora e zorrëve kalon në plan të dytë. Sa për deksametazonin, ka të drejtë. Ai jepet për gjendje të rënduara.

    1. Lugat says:

      Ai ka te drejte, po im ate po mos kishte bere kortizonik me injeksion ne kushte shtepie me infermier qe i shkonte per dite (sepse ia pershkroi mjeku dhe vete mjeket i thane sa te mundej ta kalonte ne shtepi, perderisa merrte fryme vehte por kishte temp. te larte), do kishte marre dtrejtim tjeter. Ky mund te kete te drejte per kushte optimale spitalore dhe force pune, por ne Shqiperi nuk eshte keshtu, dmth. eshte jashte realitetit.

    2. SAMUEL says:

      Kete mjek e njoh, eshte shef i sanitareve ne spital. Gomar komplet.

  2. REALE says:

    Mua me duket si e tepruar keto lloj intervistash me mjeke shqiptare jashte Shqiperise nepermjet mediave televizike. Kushdo mjek jashte Shqiperise, besoj se eshte i mirepritur te bisedojen ne rruge te tjera me qeverine apo grupin e experteve ne Shqiperi ne qoftese e ka sinqerishte dhenien e ndihmes. Keto lloj intervistash qe ne fakt jane private midis tv dhe personit nuk i sherbejne fare ndihmes qe ka nevoje Shqiperia . Bile keto bien ere politke e keqe apo dhe mendjemadhesie ne disa raste. Kush nuk pret ndihme dhe sungjerime sot ne keto kushte?! Por keto lloj “ndihmash” jane te papergjegjshme fare se pergjegjesine e kane ata qe jane direkt ne linjen e zjarrit. Shikoj dhe degjoj shume intervista te mjekeve shqiptare nga Gjermania, Spanja, Franca, Amerika, Australia , Hungaria, Austria, ect ect…..Secili mendimin e tij, pastaj realpolitka vazhdon me mjeket e saj jashte pergjegjesise dhe keshtu i bejne varrin Shqiperise. Vaksina dhe mendimi mjekeve s’duhet te jete ekonomi tregu sepse po reklamojne veten sikur i dine me mire gjera se ata ne Shqiperi. Tani jane bere mjeke dhe Fevziu me gjithe spikeret e televizioneve te tjere dhe japin rekomandime! KJo eshte nje barre e rende per grupin e mjekeve shqiptare dhe krijojne nje anomali te pashoqe deri ne humbjet e jeteve. Do tu rekomandoja edhe televizioneve qe te jene me te permbajtur ne keshillat qe publikojne nga importi jashtem. Te paktene ky eshte mendimi qe me kane çoroditur dhe sikur te degjoja te gjithe keta s’do isha sot. Te kuptohemi: nuk i ofendoj se s’dine, por çorodisen dijen dhe menyren e organizimit ne Tirane. Edhe nje here ata me pergjegjsine e tyre humane duhet te konsultohen me koleget e tyre dhe qeverine shqiptare dhe jo me publikun duke dhene rekomandime te jashteme organeve pergjegjese. Eshte dhe pak absurde dhe e papergjegjeshme por jo dhe morale!

  3. Aqif Capertoni says:

    ju te medias e vdiqet me keq kete popull duke prezantuar “specialistet nga specialist” Mjeke ku mund te jene edhe ne fund te botes do ti pyesni mjafton qe te dije shqip
    ore ???
    po a dini ju se sa Mjeke te zote ka ne shqiperi

    e cilesoni kete Mjek specialist i mjeksise dhe urgjences ne Gjermani ???!!!! po si nuk ju vete pak ndergjegja kur shkruani keto idiotizma

    ku punon ne Marienhaus Klinikumim Kreis Ahrweiler dhe gjejeni se sa specialist eshte https://www.marienhaus-klinikum-ahr.de/startseite

    ja ku ndodhet ku punon dhe jeton https://www.google.de/maps/place/Dahlienweg+3,+53474+Bad+Neuenahr-Ahrweiler/@50.580478,7.400938,9.75z/data=!4m5!3m4!1s0x47bef95eeb9f9f57:0x2c1cb827b0c500fc!8m2!3d50.5407014!4d7.1275711

    1. Tani says:

      Qife, ke të drejtë se përveç Berlinit dhe “Mynqenit” pjesa tjetër e Gjermanisë ësht si fshati i gjyshit tënd që se ke shkelur më që kur stu desh me leje të zbrisje ne Tiranë.
      Faleminderit që je lodhur të gjesh info, mendo çfarë kish shqipëria para 140 vjetësh kur është krijuar ajo strukturë spitalore, tek ajo pika e vogël në google maps.
      Unë i uroj suksese gjithë profesionistëve shqiptarë kudo ku po sfidojnë veten e tyre.

      1. Y-3 says:

        per „Tani-n“
        Lexoje njehere komentin e Qifes dhe po se kuptove lexoje prap deri sa ta kuptosh
        Po nuk e kuptove eshte faji jote jo i Qifes

  4. Andrea says:

    Ti jape keto intervista prej sharlatani ne Gjermani se e shikon ku e degdison!!! Ne Macukull nuk ka per ta pranu njeri kete koqe.

  5. Ehaaa. says:

    Po ne mjeket Po i bejme deputet sna intereson opinioni i gurbetexhinjve.

  6. ABC KORCA says:

    Zoti Doktor.
    Keto perditesimet qe thua ti, a kane breda kures ilace qe inporton Tom Doshi?
    A kane ilace nga kompani ku min/shendetesise te kete “kontakt” me menaxheret?
    Nqs nuk perman nje nga keto te dyja, kura qe thoni ju, NUK NA BEN!!!
    Kaq e thjesht eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje