Rama tallet me Bashën: Të paktën të bëjë makarona një herë për demokratët, se tramvajin e Tiranës nuk e tregon dot

7 Mars 2021, 12:09Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nga Lezha ka thumbuar kreun e PD-së, Lulzim Basha ku tha se duhet të tregojë se çfarë pune ka bërë, në jetën e tij.

Gjatë fjalës së tij Rama ironizoi Bashën duke thënë të paktën të bëjë makarona një herë për demokratët.

‘E mirëkuptoj çdo njeri që thotë se Luli është çun i mirë. Por a i jepet punë Lulit. Çfarë punë ka bërë në jetë Luli? Një punë që të thotë kam ngulur një gozhdë në filan mur?! Ça punë ke barë.

Të paktën të bëjë makarona një herë për demokratët që të tregojë i bën ato makarona, apo i ka thjeshtë për t’i tundur në momentin që filmohet.

Mirë tramvajin e Tiranës, nuk e tregon dot, megjithëse të gjithë e shohin, se nuk thotë dot ky është tramvaj që vura unë se është modest.

Po një gozhdë një gozhdë?! Mos të thotë se e ka futur Shqipërinë në NATO, se do dalë pastaj që në NATO na ka futur Monika.’– tha Rama.

4 komente në “Rama tallet me Bashën: Të paktën të bëjë makarona një herë për demokratët, se tramvajin e Tiranës nuk e tregon dot”

  1. Jon says:

    Trmvajin nuk e le t iqe te behet. Ishe kryeminister dhe ia bllokove te gjitha fondet. A vertet mendon se shqiptaret nuk i dine keto fakte?

    1. laku says:

      Ai flet per njerezit e jo per kafshet or Jon se ne kohen kur ishte qytetari Edi kryetar bashkie kryeminister ishte Saliu por i riktheu Tirones identitetin .Pastaj mos fol per Lulin se nuk ka qene ndonjehere i zgjedhur por i zgjidhur nga prestigjaatori Arvizu qe numeronte votat duke futur flete te pavlefshe deri sa e nxorri fitues !C’fare beri luli perveç dashit te therrur tek shkallet e Bashkise or Jon ,apo beri ate livadhin mbrapa Skenderbeut me u shtrie te ardhunit o hej o hej o hej!Njerezimi shkon perpara e jo mbrapa or Jon se emrin ta paskam zili!

  2. Toni says:

    Te mos flasim pastaj per autobuzet elektrik te Lali Erit

  3. Toni says:

    Te mos flasim pastaj per autobuzet elektrik te lali Erit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje