Fate Velaj jep lajmin e trishtë: E mbylla me sukses këtë etapë të jetës dhe i kreva të gjitha me sukses, tani me porosi të Ramës do jem pranë tij pas 25 prillit

9 Mars 2021, 12:29Politika TEMA

Deputeti Fate Velaj ka folur pas publikimit të listave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai thotë se përfundoi këtë fazë të jetës dhe se i kryevi me sukses të gjitha premtimet që i dha qytetarëve.

Velaj siguron se i ka kërkuar kryeministri Edi Rama që të qëndrojë me të dhe mos e braktisë pas 25 prillit.

Ndër të tjera ai shkruan: –

“Të dashur bashkëudhëtarët e mi politik,

dua t’ju falenderoj për angazhimin e madh qe treguar, por, mbi të gjitha, për ndjenjat e miqësisë karshi meje gjatë këtyre 4 viteve si deputet i NJ.A.Q. Vlorë.

Më duhet t’u them, se kjo rrugë ishte vetëm një etapë në jetë time dhe, siç jam shprehur gjatë fushatës te vitit 2017, atëhere kur ju luta “ta bëjmë një pjesë të rrugës së bashku”, kjo pjesë u krye me sukses dhe unë jam krenar që u njoha me ju dhe ecëm së bashku në përbushjen e mjaft detyrave.

Ai apo ajo që do më zëvëndësoj mua në këtë zonë elektorale, do ketë po të njejtin preokupim për problematikat tuaja dhe unë jam më se i bindur se Edi Rama, në mandatin e tretë, do ja u zgjidh ato.

Prandaj, ju lutem, bashkëpunoni me të dhe jepjani Edi Ramës fitoren.

3 komente në “Fate Velaj jep lajmin e trishtë: E mbylla me sukses këtë etapë të jetës dhe i kreva të gjitha me sukses, tani me porosi të Ramës do jem pranë tij pas 25 prillit”

  1. Martin says:

    Urime Mr. Velaj, Pas Edit edhe nese ai perfundon ne Rec.

  2. Tui von Kucjoti says:

    Sa lajm i trishte! Na late pa dhjere! Ne ka njeri qe simbolizon talljen e Rilindjes me shqiotaret eshte marrja r ketij bufoni dhe debili nga Rama ne rrethin e vet! Keshilltari kulturor i kryeministrit qe 8 vjet ka bere palle mes tiranes dhe vjenes dhe ska lene vend pa shkur te promovoj ca ekpsozita idjeite dhe libra medioker thjesht se eshte keshilltar i Rames dhe do doja nje hetim per parat dhe shpenzimet qe ky ka marr nga qeveria oer tere keto shetitje dhe qejfe se eshte njeri i rames! Sa me zorr njerzit shkojne ne ekspozitat e aktivitetet e tij dhe nga gjuha trupore e kupton sikketin e te oranishmeve we jane aty se u dubet te servilosen dhe skane ca bejne se eshte njeri me akses tek Rama! Ky eshte fdhatar i kompleksuar saqe boton ne faqen e tij ne fb email qe i con amavsadori bullgar privatisht per te treguar se sa i rendesishem eshte! O Ot me kesi mediokresh do na sillen verdalle ende nevev! E veri edhe deputet se e futi ne liste dhe shqiptaret si popull k… qe jane voton e sid elet cdo gomat qe eshte ne liste! E tmerrshme te kesh njerez te tille verdalle ne sallinet e pushtetit!

  3. Kostandin says:

    ç’osht mor ky qostek???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje