Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘abcnews’ foli për rastet e reja dhe respektimin e masave të Covid-19.
“Virusi ka shumë të panjohura. Në fillimet e tij kishte më shumë frikë dhe pasiguri, pasi nuk kishim informacion se çfarë do të ndodhte”, tha Pipero.
Ndërsa u ndal tek ashpërsimi i masave, nëse duhet të merrej apo jo një vendim i tilli nga Komiteti Teknik, Pipero tha se është me rëndësi që të kufizohen lëvizjet në fundjavë, duke shtuar se nuk është për mbyllje.
“Për mua duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane. Në fundjavës duhet të ketë një ndalim të kalimit nga një rajon tek tjetri, pasi mbipopullimi i lokaleve sjell transmetim të Covid-19.
Po ashtu duhet të respektohen masat aktuale.Unë mendoj që lokalet të zbatojnë masa strikte dhe po të respektohen masat aktuale dhe të kufizohen lëvizjet në fundjave, mund të frenohet edhe përhapja e virusit.
Për mua si mjek, indikator kryesor nuk është numri i rasteve të infeksioneve, por numri i rasteve që shtrohen në spital.
Numri i atyre që shtrohen në spital është real, i rasteve të rënda, i atyre që humbasin jetën këto janë indikatorë që mua si mjek më shqetësojnë”, sqaroi ai.
Po patjeter z. Doktor i gjitheanshem, po e the ti ashtu duhet bere !
Ti mendon se levizja ne fund jave eshte”pula” dhe “qofte” por nje pjese e madhe e njerezve ne fundjave kane aktivitetin baze per te siguruar jetesen, nje pjese tjeter levizin qofte edhe per te cliruar stresin nga ky qytet mbytes, per mos te fol pastaj per arsye shendetsore dhe familjare.
Nuk frenohet virusi me fundjava poor kufizohet vetem duke respektuar distancimin socila dhe masat higjeno-sanitare!
Hmm…nuk zgjidhet kjo situate me nje citat te Piperos!
Duhet te nderhyje shteti per respektimin e masave ne menyre rigoroze.
Le qe cfare masash jane keto te tanishmet…
Po dole pas ores 20:00 ne rruge, te del virusi perballe ne xhiro…ne ora 06:00 te mengjesit eshte ora e gjumit per virusin,nuk ka me rrezik.
Plus qe ne jemi popull shumeeee i zgjuar…jemi te mbrojtur nga zgjuarsia e tepert.
Ne vend qe te punojne me “gjoba” dhe fushata ndergjegjesimi per ata qe nuk e kuptojne situaten,Rama tani ben LIBERALIN!
Deri dje beme “zbor” karantine per 7 te semure ne total dhe na hiqej si HERO…tani 1200 veta te infektuar cdo dite dhe as nuk e vret me fare per popullin.
Jepjani voten,se e meritoni!?