Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Vlorën, Damian Gjiknuri tha ditën e sotme se listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit janë skuthëllik i Lulzim Bashës.
Sipas Gjiknurit, partia blu futi në lista më shumë emra se sa i lejon ligji. Ndër të tjera, ai tha nga Vlora, teksa ishte prezent në mbledhjen që zhvilloi kryeministri Edi Rama, se Basha dërgon lista që askush nuk i di.
“9 mandate duket i vështirë për t’u arritur por për herë të parë shkojmë me vepra jo me fjalë. Kam marrë përsipër zgjedhjen e një ekipi që Vlorës i thotë Vlorë.
Mund të jemi i vetmi qark që kemi lidhje. Ky ka origjinën këtej, edhe unë. Kemi dhe dy nga Vlora. Pranvera është shërbyese e komunitetit.
Jo vetëm që e ka realizuar planin, por e ka realizuar me ëmbëlsi. Asnjë nuk ka thënë që është goditur nga adminstrata tatimore. Shihe çfarë ekipi kemi, s’ka rëndësi hierarkia.
Vullnet Sina përfaqësues i lumit të Vlorës. Njeri që ka rrënjë të forta në Komunitet. I bezdisur me kërkesat, edhe për mua e kryeministrin, me kërkesat për lumin e Vlorës. Andueli s’ka pasur as rrogë shteti po ka gjithë këto vite që kontribuon për PS.
Ata futën në listë më shumë emra sesa i lejon ligji. Futen 17 kur 12 duhet. Kjo është të luash me skuthllëk, prandaj ka zhgënjim nga radhët e PD se nuk janë as të Vlorës.
Shto edhe skuthllëkun e Lulit që u thotë të gjthëve po po dhe pastaj dërgon lista që askush nuk i di”, deklaroi Gjiknuri.
Ne te semes shkofshin te gjithe debilat e PD.