Hajdutët ordinerë e njerëzit me 2 emra që rrethojnë Kryemadhin në fushatë: Kandidat i LSI-së edhe i dekoruari nga Meta si ‘Mjeshtër i Madh’

13 Mars 2021, 21:00Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit konfirmon edhe një herë se Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti me natyrë familjare, simbol i abuzimit me pushtetin dhe që promovon vjedhjen.

Gjatë fushatës në Kamëz, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, shoqërohej nga Eduart Greci, i kapur duke vjedhur naftën e burgut të Drenovës, ku shërbente si jurist. Sot nuk dihet se çfarë ka ndodhur me dosjen e Grecit, por Kryemadhi kërkon mbështetjen e tij, për të ardhur në pushtet, për të vijuar avazin e lënë në mes në 2017.

Në Durrës, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë kandiduar Artur Bakun, i arrestuar në 2015, kur ishte drejtor i pyjores në Fushë Krujë. Baku u arrestuar pasi sekuestronte drutë e prera në mënyrë të paligjshme dhe më pas ua shiste palëve të treta.

Në formularin e dekriminalizimit Baku thotë se dosja e tij është mbyllur, por bien në sy se kandidati i LSI-së ka ndryshuar emrin, për arsye të paqarta. Emri i tij i parë është Afrim.

Në Durrës, në emër të LSI, kandidon për deputet edhe Ramazan Topuzi, ish-drejtori i SHKB-së së Burgjeve, me një të kaluar problematike. Topuzi është pushuar dhe është emëruar disa herë si ish-punonjës i Policisë së Shtetit, për cenim të figurës dhe mangësi të theksuara në kryerjen e detyrë. Në vijim u bë avokat, kur është kallëzuar dy herë për ndikim të paligjshëm ndaj prokurorit dhe gjyqtarëve. Topuzi, i denoncuar nga Sali Berisha edhe si avokat i pilotit të drogës Giorgio Riformato, sot kërkon vota në Durrës bashkë me Monika Kryemadhin.

Po në Durrës, LSI-së kandidon Gazmir Tahirin, ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Detare. Në vitin 2017, ish-zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, përfaqësuese e PD-së, kërkoi të shkarkohej nga detyra, duke e akuzuar Tahirin se kishte marrë një anije pronë e kapitanerisë së porteve, duke dalë në lundrim, kur propagandonte simbole partiake.

Në Lezhë, Meta dhe Kryemadhi kandidojnë ish-drejtorin e Bordit të Kullimit, i akuzuar për pastrimin e specialistëve, për t’i zëvendësuar me militantë partie. Në emër të LSI-së në Lezhë kandidon edhe Ertila Nikolli, të cilës Edi Rama i dha ultimatum në korrik të 2017 që të jepte dorëheqjen brenda 24 orëve si drejtuese e Hipotekës në Laç.

Në Gjirokastër, për LSI kandidon edhe Erald Alika, i arrestuar vite më parë, pasi në makinën e tij u gjet një kallashnikov.

Në Tiranë, Monika Kryemadhi ka kandiduar një personazh që është deklaruar nga Ilir Meta. Bëhet fjalë për Petrit Bara, i dekoruar nga Ilir Meta me titullin “Meshtër i Madh” në shtator të vitit 2019. Po në Tiranë kandidon edhe Vojo Bregu, ish-sekretarin e përgjithshëm në Ministrisë së Bujqësisë, me dosje në SPAK për afera me tendera.

Në Tiranë kandidon për LSI-në Esmeralda Demiraj, e bija e ish-prokurorit Skënder Demiri, i cili u arrestua në shtator të 2020 së bashku me gjyqtaren Mimoza Margjeka, me urdhër të SPAK, për një rast të dyshuar korrupsioni në drejtësi. Në listat e LSI-së është edhe Aldi Fusha, djali i ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i lakuar për pasuri përrallore dhe që u largua nga drejtësia në shkurt të vitit 2019 nga frika e Vetingut.

Pjesë e listës së Tiranës është edhe Përparim Spahiu, i cili rezulton se kishte përdorur jshtë vendit makina në pronësi të Drejtorisë së Patentave, kur drejtor ishte vëllai i tij, Ylli Spahiu, aktualisht me dosje në SPAK.

Listën e Fierit, Kryemadhi e ka pasuruar me Ardian Alushin, ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, i kallëzuar penalisht për një dëm të shkarkuar shtetit me vlerë 21 milionë euro.

Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit Miranda Rira, e kallëzuar në SPAK për për shpërdorim detyre, kandidon për LSI- në Qarkun e Elbasanit. Në Elbasan, në emër të LSI-së kandidon për deputet edhe Sokol Skura, aktualisht nën masën ‘arrest shtëpie’, pasi u arrestua në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Pika më e fortë e LSI-së në Elbasan është Dashmir Xhika, ish-drejtori i famshëm i ARSH, i arrestuar për afera me vlerë miliona euro.(Shqiptarja.com)

12 komente në “Hajdutët ordinerë e njerëzit me 2 emra që rrethojnë Kryemadhin në fushatë: Kandidat i LSI-së edhe i dekoruari nga Meta si ‘Mjeshtër i Madh’”

  1. Pedro i ri says:

    Petrit Bara, nje moster i denje per te perfaqsuar LSI. Po te pyesesh 1000 veta te gjithe do te jspin te njejten pergjigje: katunar tipik monster

    1. Infermjeri says:

      O qelbesire!Petrit Bara eshte prof i nderuar dhe njeriu qe beri te mundur akreditimin e Fakultetit te Infermjerise ne karten e Bolonjes dhe fale kesaj arritje sot jane punesuar me mijera infermjere ne Gjermani se u njihet diplloma e Fakultetit ku ai ka qene Rektor! Dhe ikin infermjeret nga shendetesia falas e llaxores se katunit te Majft-Rilindjes!
      prof Bara eshte ai qe u “mund” nga Rama vetem me nje vote per postin e Rekrorit te Univerisitetit te Mjeksise permes manipulimit qe ju be ! Imagjinoni me 1 vote se smundin me shume dhe ai e coj ceshtjen ne Gjykaten e Strasburgut dhe fitoj dhe leket e fituara do ja kap shoqetes se qeneve te Ripjerdhjes!
      Personalitet i se majtes shqiptare, kardiolog ne grupin e mjekeve te Enver Hoxhes! E atehere nuk te merrnin sesa i bukur ishe, por sa i zoti, o ju qelbesira te temes qe edhe emri i nenes tuaj tu dal si kunder Rames e quani kurve! Hajd se do e shikoni se ku do shkoni me 26 Prill ndaj sulmoni! Mollen ne peme e qellojne me gur! Zdromsa te ndyre, llaxore si ai kokainisti qe keni ne krye! Bejini analizen perse sja beni dhe ta shikoni se si ju del!

    2. Soreto says:

      1000 doktoratura te mjeksia x 100 euro minimumi per cope, kaq ka fut ne xhep ky kardioinfermieri.

      1. Sorbeto says:

        O sorbeto se soreto ku ma gjen ! Po lali dhjeri dhe kokainisti me 20 perqindshin e pallateve vetem jo me tenderat e tjere ne 20 e ca vjet qe jane ne pushtet sa bejne?!! Apo sdi ta besh ti ndyresire llogarine! Shihemimme 25 se so shkoni per lesh! Shqiptaret do u shkerdhjne ne byc! Mbaje mend!

  2. Astrit says:

    Tiku kane ndryshuar gjerat ne treg,ku ti gjeje te tjeret keta qe si mere njeri i fut ajo ne lista se dhe presidenti nuk i shperndante kote ato kacole kohet e fundit.U hap defteri hyri dhe lefteri.kush ka sy shikone dhe kush ka vesh degjone,prandaje kane mbledhur soje dhe sorollop,lufte per jete a vdekje per te mbrojtur gjene e vjedhur Dergoja bashes keto te dhena mbase thote ndonje gje po e la sala.

    1. Ganiu says:

      Cti japesh Bashes ??? Basha i ka me te qelbur kantidatet , pothuajse te gjithe te inplikuar , dhe kjo eshte dhe arsyeja e kantidimit te tyre , me thuaj nje qe nuk eshte perfshire ne afera skandaloze , korupsion , vjedhje masive ……keto arsye kishin kur iu futen politikes ne 90-91-shin …….. motivacioni i njejte per te gjithe : pasurim i shpejt dhe i paligjshem me cdo menyre ……kjo eshte arsyeja e kantidimit me PD dhe LSI shikojne te medhenjte se si u shnderuan nga lapanjoze reckamane ne te pasur dhe miloinere me pasuri kash dhe te patundur gjitheandej pa u djersitur , pa biznese fitimprurese , pa gje kur gjeje , vetem me korupsion ,vjedhje ,afera koruptive ……dhe marin shembull dhe te rinjte …..bejne cmos te futen ne parlament ne politike sepse thone qe : ky eshte shansi i jetes ……
      Nuk do gjesh asnje te kete ide te kunderta me keto qe shkruaj , absolutisht asnje ……..do te kisha shume deshire te besoja te kunderten ,sinqerisht e them , por ajo nuk ekziston , eshte sikur tu besosh perallave , te mashtros veten tende ……..tung

  3. luka says:

    Bubuja…larg votat nga Leshelija dhe Pdheja…bubuja çfare nuk mbledhin keto “parti” qe veç te shpetojne nga burgu.

  4. raul says:

    Po me thoni o njerez cili drejtor , minister, apo bashkiak nuk eshte superhajdut dhe i pandehur. Rreth ketij sekti naziskin qe sulmon policine e shtetit ne krye te detyres jane mbledhur gjithe llumi i shoqerise shqiptare, njerez te degjeneruar me reputacion zero , te urryer nga komuniteti. Ne listat e leshelise jane te gjithe hajdute tip Vojo Bregsa apo Miranda Rirsa e Prrenjasit superhajdutja e leshelise ne bashkine Prrenjas. Ne Durres ne liste jane 3 hajdut te leshelise. Njeri ish drejtori i pyjores Fushkruje i kapur duke vjedhur . Prandaj me 25 prill ky sekt naziskin i Kulmakut bashke me doktoreshen fallxore, Nafije dybekun e leshitlikes per skrap ne furrnalten e metalurgjikut. Leshelija e ka marre rrugen e mutit.

    1. Qinami says:

      Po per listen e PS na fol pak. Sa te ndershem jane???

  5. Niku says:

    E keqja eshte (e pranojme ose jo, realiteti eshte kokefort…) se te pakten gjysma (perpiqem ta zvogeloj…) e shqipove e kane ne ADN-ne e tyre hajdutllekun dhe korrupsionin, prandaj kjo bande hajduto-kriminele qe quhet parti e LSI-se, do te kete perseri votues… Per nje pesemijshe, shqipua shet edhe nenen (gruan po e po…)…

  6. 007 says:

    Petrit Bara dhender ne rrethin familjar te Nexhmije Hoxhes. Ardhur nga provica dhe me apartament ne qender te Tiranes tek pallati i bankes. Ish sekretar partie i sherbimit ambulator ne Tirane. Perdhunues i nje vajze qe punonte si infermjere ne kabinetin e kardiologjise ne ambulancen qendrore ne kohen e xhaxhit. Pas refuzimit te vajzes qe te terhiqte denoncimin, nga presioni i jashtzakonshem qe rrethi i sekretarit te partise Petrit Bara ushtroi mbi familjen e vajzes, i jati i vajzes deklaroi se vajza kishte probleme psiqike. Mjek i paafte qe cante rrugen me rryshfete dhe me tarafe. Ky eshte “Mjeshtri i Madh” i Ilir Metes !

  7. Arber Pira says:

    007 sa mire ja dike historikun doktorit, njekohesisht ju dini adresen te shkuaren dhe gjithcka. Mos ke qene ose je Vani me ato anonimet e perhershme. Ne perfundim Vani ja beri vetes.
    Dhe ti e ose i dashur 007 sipas emrit po ben kuvendin
    kur nuk e arrite rrushin thua ESHTE I PAPJEKUR.
    Doktori ka qene dhe do te jete krenari Dibrane dhe me zotesi ju mbijetoj njerezve si 007 ose si vani qe si profesion dhe zoti ju ka veshur Anonime per arsyjen e vetme JANE TE PAFTYRE dhe ashtu do vdesin anonim te trashe.
    Suksese Profesor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje