“Më premtuan 50 mijë euro”: Kush është bojaxhiu 24-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë. Reagon Policia: Arrestohen dhe tre bashkëpunëtorët e tij

13 Mars 2021, 10:45Kronika TEMA

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit 66-vjeçar, Behar Sofia, pranë Piramidës në Tiranë.

24-vjeçari Ernejt Shyti, i arrestuar një ditë më parë në Mal të Zi ka pranuar autorësinë para policisë.

Ai punonte si bojaxhi në Mal të Zi, ku edhe u arrestua mbrëmjen e kaluar. Më parë, i riu nuk kishte rekorde kriminale, por vëllai i tij binjak rezulton me precedentë penalë.

I riu ka thënë para uniformave blu se e ka kryer krimin për 50 mijë euro.

Kjo shumë parash i ishte premtuar atij për vrasjen e Sofisë, shumë të cilën ai pretendon se nuk e ka marrë.

23-vjeçari i arrestuar ka dhënë edhe emrat e personave, që e kanë kontaktuar atë për të kryer krimin, njëri prej të cilëve është shoqëruar dhe po merret në pyetje.

Përveç personit të dyshuar si autor i vrasjes Ernejt Shyti, 24-vjeç, në pranga kanë rënë edhe tre bashkëpunëtorë të tij.

Bëhet fjalë për tre të dyshuar, të cilët janë nga Kërraba dhe Fushë Kruja.

24-vjeçari Shyti, jetonte me qira me nënën e tij në kryeqytet, te rruga “Bardhyl”. Ai është identifikuar nga ADN-ja e lënë në rrobat, që braktisi te liqeni pas vrasjes.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit, pranë Piramidës në Tiranë.

Autori e ka qëlluar pasi e kishte ndjekur që disa metra pranë shtëpisë së tij. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID, pasi ka bërë atentatin autori është larguar pa e parë askush dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës.

Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit. Mirëpo është zbuluar pas AND-së së lënë në rrobat që ai i braktisi tek liqeni.

Behar Sofia kishte jetuar disa vite në Turqi, ndërsa ishte dënuar në vendin fqinj.

Ai njihej për lidhjet e tij me bosin e drogës në Turqi, Abdulselam Turgut, ndërsa nga viti 1993 deri në vitet 2012-2015 njihej si bosi i heroinës turke në Shqipëri.

Reagon Policia

Policia e Tiranës thotë se ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, pranë Piramidës në Tiranë, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 25 shkurtit.

Uniformat blu njoftojnë se kanë arrestuar një grup vrasësish me pagesë, të cilët kanë planifikuar dhe në bashkëpunim kanë kryer vrasjen.

Në pranga siç u zbulua mbrëmjen e kaluar, ka rënë personi i akuzuar si ekzekutori Ernejt Shyti.

Ndërkohë në pranga kanë rënë dhe tre bashkëpunëtorët e tij: Skënder Vathi, Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha. Dy të parët nga Fushë Kruja.

Njoftimi i Policisë:

Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Instituti i Policisë Shkencore, nën drejtimin  e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është finalizuar me sukses OPERACIONI POLICOR “PIRAMIDA”. Si rezultat është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor me prova shkencore i ngjarjes së ndodhur në datë 25.02.2021, rreth orës 08:45, në bulevardin “Bajram Curri”, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Behar Sofia.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, veprimeve të shpejta hetimore procedurale si dhe provave ligjore (shkencore) të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

-Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

-Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë.

-Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë.

-Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë organizuar vrasjen e shtetasit Behar Sofia duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij.

Shtetasi Ernejt Shyti, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje, menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon publikisht Policinë e Malit të Zi, për ndihmën e mënjehershme të ofruar për lokalizimin dhe kapjen e ekzekutorit Ernejt Shyti. Pas takimit operacional të organizuar në vendin e kalimit Hani i Hotit, të dy policitë kanë shkëmbyer informacion në kohë reale duke u finalizuar me kapjen dhe deportimin e tij.

Në fazën operacionale nga grupi hetimor janë sekuestruar prova të shumta materiale si automjete, aparate telefonike, karta sim etj.

Analiza e këtyre provave hap prespektivë për identifikimin edhe të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë krim.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vazhdon me intensitet puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësjaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në vend  dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 e Komisariatin Dixital, çdo rast të paligjshmërisë duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

11 komente në ““Më premtuan 50 mijë euro”: Kush është bojaxhiu 24-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë. Reagon Policia: Arrestohen dhe tre bashkëpunëtorët e tij”

  1. sumatra says:

    Urime dhe suksese policise, djemve te perkushtuar per sigurine e jetes se shtetasve.

    1. ppa says:

      Bravo dhe suksese.

  2. EdRama says:

    nevoje uleritse per instalimin e deni,it me vdekje

  3. Daku says:

    Po dihet qe jane te likes qe urdher Ian loni pej betoni krrabes sacra corona ata e kane vra tave e madhe.

  4. Miku i Donald Lu says:

    Disa dite me pare ne studion e ABC news, dhe nje dite pas ngjarjes, gazetari “investigativ” Artan Hoxha i deklaroi gazetares Juli Xhokaxhi se kjo ngjarje veshtire se do te zbardhet?! Ky gazetar reporter mund te kjete si gjithe te tjeret, por nofken qe i kane vene si “ivestigativ’, mire eshte qe te mos e konsumojne kot. Ky rast, por edhe dhjetar te tjere me heret, e kompromentojne shume ate ne rolin e nje “investiguesi” te aferave kriminale qe kryhen nga bota e krimit apo korrupsionit. Deshira mbase nuk e mungon, por siç thuhet nga “e thene ne te bere na ndan nje det i tere”, dhe siç duket kaq i ka aftesite. Eshte e vertete qe ai ka nje arkiv te madh me fakte dokumenta e vidio, por te gjitha mbasi ngjarjet kane ndodhur dhe nuk kane ndihmuar per te shkuar tek e verteta.

  5. Ndue says:

    Bravo se do dalin edhe mjeshtra tjere

  6. Berti says:

    Bravo Policia

  7. Mirditori plak says:

    Xhungel kafshesh te egra, popull kriminel, rini dembele dhe e degjeneruar, qe te vret per leke pa te njohur kurre. O Zot cfare te shkruash me pare per kete vend llum.

    1. Taulant says:

      Po ti cmut je ?

  8. Trotski says:

    I Lumte Policise .! Kjo eshte Policia qe Duam ! Po per Like Hajdutin do beni ndonje Veprim??? Se ka rpotur Fare.Prangoseni sa pabere ndonje Budallallek ma te Madh.!!!!

  9. Martin says:

    Po tan hoxha cfare thot?? Policia ja fut kot pz. Pa folur ai asgje nuk besohet. Ai esht nona i di te tera. Esht shume e vesntire tha te gjenden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje