Nga Spartak Ngjela
Në të gjithë politikën perëndimore sot po shihet me një interesim të madhe aleanca amerikano – shqiptare për Ballkanin Perëndimor.
Kjo do jetë në këtë kohë, nyja speciale e historisë së re në Ballkanin Perëndimor. Por, edhe në Evropë.
l.Aleancë midis Shqipërisë dhe Amerikës, që tani duket të jetë shumë më aktive, ka shqetësuar më shumë Moskën dhe Beogradin, por edhe Athinën.
Në fillim të viteve 90′ këta e menduan afatshkurtër aleancën amerikano-shqiptare, dhe u turrën që të krijonin një islamizëm radikal në Shqipëri, se shkonin me metodën e vjetër që i quanin shqiptarët turq. Të parët, u kapën krerët e Partisë Demokratike. Por, kjo ndërmarrje dështoi, me gjithë ndihmën që iu dha politika e shqiptarëve të shitur, e cila tani njihet mirë nga politika amerikane, emër për emër.
Ashtu siç dështoi edhe Esat Toptani, me emër rrugë ne Beograd, dhe me njollë turpi e tradhtie në Shqipëri.
Por, gjithçka u bë e qartë pas luftës për çlirimin e Kosovës, sepse këtu spikati hapur politika amerikane me interes të plotë për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe prandaj u kuptua që aleanca shqiptaro-amerikane do të ishte afatgjatë dhe me interes të rëndësishëm amerikan për Ballkanin Perëndimor.
ll.Në lidhje me këtë, neve tani na duhet të theksojmë se ka kaluar një histori e hidhur për shqiptarët, në shumë shekuj, me hordhitë sllave: bullgare në fillim, dhe sërbo-ruse më vonë; deri në gjymtimin barbar të territorit shqiptar në vitin 1913.
Por tani gjithçka ka ndryshuar, dhe politologët që e njohin historinë, po qeshin me shqetësimin deri në tmerr që po tregon presidenti i Serbisë Vuçiç, bashkë me disa njerëz të tjerë rrotull tij. Këta dallojnë që janë pa fare vlerë politike si Daçiç, Vulin, apo dhe një kryeministre aktuale që nuk ka fare njohje për historinë.
Gjithsesi, pikërisht këtyre, si pasardhës të drejtpërdrejtë të Miloshrviçit, u takoi ta përjetonin fundin e aventurës së tyre banditeske.
Këta të mjerë, si edhe paraardhësit e tyre, i obsedon hapësira e pushtimit mesjetar serb të Stefan Dushanit (1312-1355), i cili e shpalli veten car, dhe që ishte një pushtues i madh hapësirash në Evropën Juglindore, domethënë në Gadishullin Ilirik; dhe një armik i betuar i katolicizmit, e sidomos persekutor i egër i katolikëve shqiptarë. Në fakt, ky është edhe autori i pushtimit të Manastirit katolik-shqiptar të Deçanit. Janë të dokumentuara në Vatikan kishat katolike shqiprare të pushtuara me dhunë nga ortodiksia ushtarake serbe. Por, a do t’i ekspozojë Vatikani këto dokumente të një vlere të madhe ndaj së vërtetës? Sigurisht që do t’i çelë këto dokumente arkivale, sepse e obligon logjikisht aleanca amerikano-shqiptare.
Sot, është pikërisht kjo arsye që Beogradi dhe Athina, janë në frikën e shpalosjes të së vërtetës historike në lidhje me botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Dhe kjo do të jetë epiqendra e politikës së lartë perëndimire, sidomos tani me ardhjen si president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Nëse këtë proces arkivor do ta hapë politika amerikane, aleanca e përmendur, do të krijojë risi edhe për politikën evropiane.
lll.Na duhet të theksojmë se e gjithë frika sërbe dhe greke, është tek historia e Ballkanit Perëndimor, si e vërteta shqiptare që është fshehur. Por, në këtë hulli shqetësimi është sot edhe politika ruse, sepse, në dy shekujt e fundit, ajo e ka si pikësynim të saj konstant serbizimin e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Historia iu ka treguar serbëve, se, që nga viti 1330, pengesa e vetme e tyre ka qenë burrëria dhe trimëritë e arbërorëve në fillim dhe e shqiptarëve më pas. Nuk e keni parë se sa shumë e tremb politikën e sotme serbe emri ndërkombëtar Albania, i Shqipërisë? Sepse këta janë njerëz antihistorikë?!!
Kuptohet se në këtë kohë, brenda interesit të vet, politika amerikane ka kapur dhe e njeh mirë historinë e fshehur me kast ndërkombëtar kundër shqiptarëve. Ka qenë një komplot i madh ndërkombëtar antishqiptar ai që ka sjellë gjymtimin e Shqipërisë, gjenocidin antishqiptar të serbëve në Kosovë dhe grekëve në Epir. Ka qenë një marrëzi historike e pseudohistorianëve serbë që kanë shkruar mijëra faqe me arsyetim fals për autoktoninë e serbëve në Ballkanin Perëndimor. Kanë arritur deri aty pretendimet e një historie fals të tyre, sa edhe gjuhën shqipe e kanë quajtur një degë gjuhësore të serbishtes. E njëjta gjë, edhe pse jo kaq e marrë dhe fals, sheh të ketë qenë edhe historiografia greke për Epirin dhe Çamërimë. Falsitete fëminore kanë qenë, por jo si ato të pseudohistorianëve serbë.
Pikërisht në këtë kohë, kjo histori e fshehur dhe antishqiptare, ka nisur të ridalë brenda të vërtetës së vet, në një pah dokumentar. Historia e vërtetë e Shqipërisë, e errësuar me kast deri tani nga një komplot ndërkombëtar antishqiptar, është në rrugën e ndriçimit të saj. Ndërkohë po pritet që për këtë histori të fshehur, të flasin katedrat e universiteteve të mëdha amerikane. Madje ato kanë filluar të flasin me personalitet historik për ngjarjet e mëdha historike të popullit shqiptar, por dhe për vlerën e madhe që ka në këtë histori gjuha shqipe, e cila tani, në një rrafsh të madh akademik, është quajtur gjuha e autoktonëve të Ballkanit Perëndimor, dhe si gjuha më e vjetër e Evropës.
Kur koha do ta denoncojë plotësisht këtë turp historik antishqiptar, të kryer nga pseudohistorianë bandash dhe kryetarë shtetesh mesjetare, do të fillojë rikrijimi i etnisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Serbët kanë dështuar, sepse dështuan metodat genocidiale të çmendurisë së liderëve të tyre patologjikë, që kërkonin me histeri “shfarosjen e shqiptarëve”.
Prandaj, për të gjitha ato që theksuam:
Gjithçka tashmë ka filluar të flasë për shqiptarët.
Prisni dhe shikoni…
Shqipetareve ja ka kalitur XHAXHI ENVER Pritjen.
Durimi Fitimi!!!!
Avokat si gjithmon i perpiket je profesor
BE duket qarte qe nuk e do Ballkanin pervec Serbise qe eshte e dashura e Frances. Ballkani duhet qe te jete aleati i SHBA gje qe Shqiperia e ka treguar qarte se SHBA eshte lokomotiva e botes vendet e tjera jane vagona. Keshtu eshte dhe BE vagon qe rri mbrapa lokomotives.
O Zot ki i tredhur/atheos paska cmendur totalisht:Albanistanin me 90% turkoshake e paskan bere te tille “armiqte” serbe e greke!!!?… allah uakbar!
Me vjen mire Spartak qe ke lexuar per historine e Shqiperise dhe shqiptareve. Jane shume te verteta te gjitha qe ke thene. Sllavet perfshire serbet erdhen ne tokat ilirike ne shekullin e 6-te. Ka plot libra historianesh te asaj kohe qe i dokumentojne shume mire levizjet e sllaveve ne tokat ilire. Madje jo vetem serbet por edhe malazezet, boshnjaket, bullgaret, kroatet dhe sllovenet. Iliria ka patur 60 fise te medha qe shtriheshin nga Austria e sotme e deri ne Arte; madje shqiptaret jetonin edhe ne Peloponez dhe rreth Athines. Iliret kane qene nje nga popujt me te civilizuar te Ballkanit. Kete e tregon fakti qe ata jetonin ne qytete dhe ne keshtjella. Kane patur anijet me te shpejta se romaket e helenet. Madje te dy keta te fundit i kopjuan anijet e tyre. Prodhonin armatime e zbukurime nga me te mirat. E vetmja pike e dobet e tyre ishte qe ata nuk u bashkuan me njeri tjetrin, perballe rrezikut romak. Nese ata do te ishin bashkuar historia e botes do te ishte krejt ndryshe. Nuk do te kishte patur Perandori Romake apo vjedhje te filozofise, historise, kultures dhe tokave shqiptare. Te gjitha vjedhjet u bene me mbeshtetjen e ruseve por edhe nga interesat gjermane, britanike dhe te Autro-hungarise pas dizintegrimit te Perandorise Otomane. Shqiptaret kudo ne bote kane mundesi qe te lexojne libra te historise dhe te kuptojne kete te vertete te madhe. Te shpresojme qe roli, kontributi, dhe tokat shqiptare te njihen dhe te krijohet vendi i te pareve tane.
Respekte z Ngjela qe flet te verteten pa pjerdhur per plehrat antishqiptare serbo greke.Kurse ti moj komentuese pordhace greke ,ik edhe rikthehu ne anadoll edhe kerce siper dellit te turkut se ai ja bo qejfin sumes greke.
Doli ketu ne funde nje spiun i tredhur me fe kristjane qe na permende allahun, e dime qe e verteta qoron me teper fqinjet kaure ,se popullsia SHqiptare ne keto shtete ngeli jashte kufirit kombetar, jam detyruar ti kujtoje ketij kaurit qe feja e SHqiptarit ka qene e ngelet SHQIPTARIA ,fete e tjera jane per sporte .
Ky arabi qe flet shqip tju rruaj bolet Shqiptareve
Ky jeton ne te shkuaren. Si Enveri me luften partizane.
Po po Taku.
Pse duhet ne shqiptaret te presim cdo gje nga jashte ? Po per veten tone pse nuk perpiqemi. Vetem gjuha na ka mbetur nga ajo e kaluar e lavdishme. E kemi katandisur shqipen ne nje hije te zbehte te ilirishtes. Vetem arbereshet e italise flasin pak ilirisht ,por dokumentet ekzistojne.
Te huajt kane filluar te mos na konsiderojne te lashte, sepse shqipja po largohet gjithnje e me shume nga ilirishtja. Gjuhetaret tane jane ose te paafte ose te shitur. Duek folur ilirisht do te ndricohej i gjithe antikiteti.
Te jete jaq Idiote ky Spartakos Xelis (Spartak Ngjela) “shqip”?
Clidhje kini ju o Ngjela me Veziret,Pashallaret,Bejleret,Hoxhallaret qe luftuan per Baben dhe i kane duart me gjak kunder Revolucionit Greke te Epiroteve,te ashtuquajtureve Arvanitas qe dhane jeten per tu cliruar nga Osmanet?
Po mos te qene Epirotet dhe Arvanitasit o Idiot ketu do ishte Turqi.
Jo se Turqija nuk eshte prezente me mijera Xhamija,Medrese,Skolio Turke,Festa Arabe,Ndergjegje Turke etj.
Per kete Pashallek “te pamvarur” te qyajture Arnautistane luftuan Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet,Hamzate,Qemalet etj mbeshtetur nga Angloamerikanet “e krishtere”.Kur do i denoni krimet e Turqise o Idiot.
Turqia “Strategjike” per Epirin e Kastriotit?
Nje analize e shkelqyer kjo e zotit Ngjela.
Shteti shqipetare ka qene dhe mbetet I kapur nga klanet antishqipetare te cilat po bllokojne rritjen e kapaciteteve ushtarake te shqiperise . Ashtu sic thote edhe zoti Ngjela, kombi shqipetare eshte I rrethuar nga shtete primitive fallco te krijuara ne territore shqipetare me ndihmen e frances qurravece dhe rusise gjenocidiale .