Covid i merr jetën gjeneralit Ndriçim Sallaku

20 Mars 2021, 09:34Sociale TEMA

Koronavirusi ka marrë jetë edhe në radhët e ushtrisë shqiptare. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë lajmin e hidhur se është ndarë nga jeta gjeneral brigade, Ndriçim Sallaku. Ai ishte komandant i Komandës Mbështetëse.

“Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për komunitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.

Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me Covid-19”, shkruante në rrjetet sociale Peleshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje