Jozefina Topalli rrëfen betejën e saj me Covid: Fatkeqësisht nëna ime nuk mundi të fitonte betejën me virusin!

21 Mars 2021, 22:14Sociale TEMA

Rrugëtimi dhe kthimi pas në kohë me anë të fotove jo vetëm që të kthen kujtime, momente, por të jep shumë emocione.

Ndaj programi “Dola te Ola” është preferuar shumë nga publiku dhe është pritur mirë, pasi zbulon më shumë rreth jetës së vërtetë të të ftuarve. E teksa në studio shfaqen foto me familjarët e Jozefina Topalllit, ajo tregon se humbja e nënës së saj erdhi për shkak të Covid-19.

Ish-kryeparlamentarja në muajin shkurt në rrjetin social “Facebook” njoftoi për humbjen e nënës së saj, por pa zbuluar shkakun e humbjes së njeriut më të shtrenjtë për të. Ndërkohë, rrëfen se edhe pse vetë e kaloi Covid-19, nuk e pati aspak të lehtë.

Jozefina me dhimbje dhe nostalgji tregon se ka patur një lidhje shumë të ngushtë me nënën, “Ka qenë një grua me kurajë të madhe, ka qenë kolona e shtëpisë”.
Kryeparlamentarja kujton që me motrën dhe vëllain ka kaluar një kohë shumë të bukur, kanë qenë shumë të lidhur dhe të pandarë deri në momentin kur ata kanë emigruar.

Tanimë, si të gjithë, mezi pret të largohet pandemia që të takohet me ta. E teksa flet me shumë dashuri për familjarët e saj, ish-kryeparlamentarja jep një mesazh shumë të bukur, “Nuk ka forcë më të madhe se sa familja”.

5 komente në “Jozefina Topalli rrëfen betejën e saj me Covid: Fatkeqësisht nëna ime nuk mundi të fitonte betejën me virusin!”

  1. REALE says:

    Kush eshte vellai qe e e emroi konsull ne Milano kur dhenderrin e vajzen ne Paris? Kujtojne se u harruan bemat e tyre, pasi mbushen jasteket me parà

    1. Ganiu says:

      Mos u kap nga keto mor zotni , nuk perbejne kritike ….te tilla ka kudo dhe cdo shtet dhe qyteterim ….keto ndodhin kudo ……. shife Trumpin kish reth vetes gjithe fisin , do emerojne te afermit , ketyre praktikave nuk u shmangesh dot …..e kuptoj se cdo te thuash ama eshte e pamundur tu shmangesh …..rendesi ka qe ata per te cilen emeroi te sillen dhe te punojne me ndershmeri ……Ditmir Bushati kish vene ne ambasadat tona gjithe fisin dhe rjetin e tij megjithate asnje nuk e kritikoi edhe pse silleshin me arogance , keto nane sjellje te m atura nga e kaluara te sigurosh
      farefisin …..ske cben, jane metodika te njohura ne cdo cep te botes …..Kunati i Lulit bente ligjin ne Bashkine e Tiranes , femijte e Saliut dhe dhendri po ashtu ……keto fatkeqesisht ka dhe do kete nga kush do qe ypen ne pyshtet ……rendesi ka qe kur hypin dhe emerojne te tyret mos te shmangin dhe heqin njeriun e drejte , te ndershem ,aty pastaj do kete probleme ……jo se Luli kur u be kryebashkiak nxori me dhune dhe pastrueset e bashkise se Tiranes , nena qe me pune mbanin familjen gjalle …..femijte e Saliut e kishin Shqiperine si vilajetin e tyre , sikur ua kish lene babai , pronen e tyre …..pse keta sot nuk kane emeruar ???? Pse ne kohen e Enverit nuk kish te tilla ??? Kish , rendezi ka e theksoj dhe nje here qe kedo qe emerojne te punoj me ndershmeri , nese personat qe kjo zonje emeroi nuk perbenin gjene e ndershme atehere i mar mbrapsh cdo gje qe shkruajta dhe te jap tedrejte ….gjithsesi tung kudo qe te jesh ….

    2. Kjo i bie teneqes studio më studio dhe thote se esht e nershne Niuk esht si Luli says:

      Vellai emigrant ne Itali dhe e beri konsull, pamasnje kriter perzgjedhjeje. Se kjo e wuan veten me shume integritet. Nuk e dime pse iken ne emigracion pas 90 njerezit e kesaj? E ndoqa ne nje emision tjeter qe tha se kur ishte ne karrige, i tha motres te vinte ne Shqiperi. Dhe ajo erdhi ne Shqiperine e lulezuar te Birishes. Iku prape tha kjo, se nuk e shtyu dot. Pushteti i tyre ishte nepotik. Edhe dhendrri kengetar e çoi te ounoje ne ambasade , per te rreguluar vajzen

  2. Besniku says:

    E keqia me kete zonje eshte se tregon vetem njeren ane te medaljes ,ate te nenes se dhemshur , te gruas se nderuar , te vajzes se pergjeruar …..dhe nuk kujton perpara votuesve te saj te ardhshem se kush ishte kur sherbente si Kryeparlamentare , ke mbronte , si sillej , si komunikonte me opozitaret e atehershem , gjuhen e komunikimit , cmardhenie kish me fondet e Parlamentit dhe si i respektonte ato …..
    Sot duhet tu hapesh komplet votuesve , qe neser pasneser te te peshojne sa vlen dhe nese ja vlen ti perfaqesosh , ec perpara , nese jo shko ne shtepi ……gjithse si nuk mund te tregosh vetem anen e dhembshur dhe prekese ………
    Trego se sa vite ishe ne pushtet ishe pjese e Sali Berishes qe dhe sot nuk thua as gjysem fjale ……kush do qe ka nje kujtese kupton fare qarte se cdo me thene emri Sali Berisha per Shqiperine ….eshte personifimimi i dhunes , i kriminalitetit shteteror , i korupsionit galopant po shteteror …..eshte e pamundur qe per nje qeveri te zhytur ne llumin e korupsionit mos te gjesh dy fjale autokritike ….
    Atehere automatikisht del perfundimi se ti moj zonje nuk ke reflektuar , nuk ke nxjere mesime , nuk je ndryshe nga te tjeret , thjesht u bere kundershtare per karike dhe arsye personale …..keto ama nuk perbejne kriter per ndryshim …….je gjelle e mbetur e ngrofur dy here ……tung

  3. Jorgo says:

    Ngushellime per humbjen e shoqes “Shtiza”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje