Meta akordon dekoratën “Nderi i Kombit” për gjeneral Ndriçim Sallakun, u nda nga jeta 2 ditë më parë për shkak të Covidi-it

21 Mars 2021, 21:55Sociale TEMA

Ilir Meta ka akorduar dekoratën “Nderi i Kombit” për Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakun, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë për shkak të COVID.

“Në vlerësim të veprës së çmuar e të gjithanshme si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe me mirënjohje shtetërore për vlerat atdhetare e njerëzore, që shpalosi gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe shkencore, si dhe ndaj kontributit të qenësishëm në zhvillimin, lartësimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të ushtarakëve tanë në uniformë, duke u shërbyer me dinjitet dhe krenari demokracisë e vlerave të paqes në radhët e Aleancës së NATO-s, pata privilegjin t’i akordoj sot Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakut.

I paharruar kujtimi i Tij dhe vepra e ndritur, që i la trashëgim Forcave tona të Armatosura”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndriçim Sallaku ishte i shtruar në spitalin ushtarak GATA në Ankara, por nuk ia doli të fitojë betejën më të rëndësishem të jetës së tij. Ditën e nesërme do të bëhen në Tiranë homazhet zyrtare për Gjeneral Sallakun, i cili mes shumë detyrave të rëndësishme, ka shërbyer edhe si atashe i Shqipërisë në Ankara.

3 komente në “Meta akordon dekoratën “Nderi i Kombit” për gjeneral Ndriçim Sallakun, u nda nga jeta 2 ditë më parë për shkak të Covidi-it”

  1. nord.al says:

    President hipokrit i ndyre . Cfare vepre ka bere ky Sallaku qe e shpall nderi i kombit?

  2. Ngushellime te sinqerta familjes Dekorata nuk e kthen ne jete te ndierin.
    100% jam i nje mendjeje me nord.al

  3. Ilir says:

    Gjeneralit ti rrojne gjithe te dashurit. Burr i mire qe nduhet pas vdekjes me nje dekorat qe i jep ky president leshi. Nderi i kombit? Per cfare? President po te kishte kryer ndonje akt historik si gjeneral do isha dakort. Por ti more faqezi i ke dekoratat si qoka per te marre edhe nje vote me shume. Ka rene aq poshte vlera e tyre. Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje