LSI Durrës akuzon djalin e Lefter Kokës, pas sherrit të Elona Gurit: Po përgjon selinë dhe po kërcënon qytetarët

24 Mars 2021, 20:02Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim dega Durrës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme ku policia shoqëroi drejtuesen e këtij qarku, Elona Gurin.

LSI Durrës në deklaratën e saj thotë se Policia ka keqinformuar me njoftimin e saj e shtyrë dhe e ndikuar politikisht të vërtetën sipas tyre të ngjarjes.

E vërteta sipas LSI-së lidhur me ngjarjen është gjetja e pajisjeve përgjuese në zyrën qendrore të kësaj partie.

“Duke marrë shkas nga transformimi i ngjarjes të skandalit më të paprecedentë në procesin zgjedhor në 30 vitet e fundit, dhe keq-informimit dashakeq nga Policia e Shtetit, e cila e shtyrë dhe e ndikuar politikisht fsheh të vërtetën e hidhur po ju sqarojmë si më poshtë:

Gjetja e pajisjeve përgjuese dhe kamerave në zyrën qendrore të LSI Durrës.

Drejtuesit e LSI Durrës kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin Zyrën e LSI Durrës.

Dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin, intimidoheshin dhe kërcënoheshin me vendin e punës ose presione të tjera nga Arbër Koka, djali i Lefter Kokës, apo anëtarë të shtabit elektoral të tij”-thuhet në deklaratë.

LSI-ja Durrës thotë në fund se u zbuluan kamerat dhe serverat me regjistrime dhe u njoftuan autoritetet në Komisariatin e Policisë Durrës.

Ndërsa Elona Guri denoncoi Arbër Kokën si autor të skandalit dhe pronarin e ambientit ku ishte vendosur serveri së bashku me kabujt dhe kamerat e përgjimit.

“U zbuluan kamerat dhe serverat me regjistrime. U njoftuan autoritetet dhe prezente fizikisht në Komisariatin e Policisë në Durrës, drejtuesja politike e LSI Durrës dhe kandidatja e LSI për Durrësin, znj. Elona Guri denoncoi Arbër Koka, djalin e Lefter Kokës si autor të këtij skandali dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit”-shkruan LSI Durrës.

4 komente në “LSI Durrës akuzon djalin e Lefter Kokës, pas sherrit të Elona Gurit: Po përgjon selinë dhe po kërcënon qytetarët”

  1. Dakip ÇOROGJAFI says:

    Të gjitha këto, janë çmënduritë e Ilir Metës, nga frika e burgut të Reçit, ëër të cilin, është bërë gati dhoma Nr. 700, që të kujtojë 700.000 eurot e videopërgjimit, ndersa për Sali Berishën, dhoma Nr. 21 që ta kujtojë mirë 21 janarin.
    Brenda Nentor 2021, Ilir Meta dhe Sali Berisha, e kanë të prerë biletën për në Reç të Shkodres, dhe që furnizohet me vezë nga pularia e Tom Doshit dhe e Dritan Priftit.

  2. Kur shkon per skrap pak e nga pak says:

    O Elona prej Skrapari ne Durres.Eshte film i pare ky,te krijoni alibi qesharake,per te mos njohur tkurrjen ne mase te partise qe perfaqson,si partì klienteliste.Tani qe nuk keni pushtet,u largohen njerezit,se nuk garantoni ndonje vend,se keni 4 vite qe keni vetem celesat e kashtes.

  3. Nick says:

    Kur ky djali, ju hengri koken me provokime e video intime atyre qe ne lsi nuk.kolliteshin per liken sikur nuk e patet problem, tani qe koka kaloi ne krahun tjeter po.ulerini.

  4. Per te gjıtha keto kenı mjeshtrın e lojes Bahrı Shaqırı dhe mos e kerkonı ne tjeter vend,Loje e Ilırıt dhe Bahrı Shqırıt,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje