Sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe këshilltarin e tij, Artur Bushati.
Në njoftim e Kryeministrisë thuhet se ambasadori Minxhozi e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e re për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Ai i dorëzoi kryeministrit Kurti letrën e urimit të kryeministrit Rama si dhe një shishe verë dhuratë për ditëlindje.
Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe konfirmoi se do të punojnë së bashku që t’i heqin pengesat që ekzistojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë për të përmirësuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
Avancimi i raportit Kosovë – Shqipëri me përfitime bilaterale mund të bëhet model bashkëpunimi për rajonin.
Vellai im Albin u be kryeminister vendosni dhe lopen Vjosa Osmani presidente dhe u regullua Kosova.
Kosova ka nevoje per njerez te urte si i ndjeri Ibraim Rogova dhe si ish kryeministri Hoti jo me njerez te bombave molotov…. Votohen njerezit e molotovit se jemi popull luftarak….. Turpe….