Kandidati i LSI-së për qarkun e Durrësit, Bahri Shaqiri komentoi në “Ilva Now” arsyet, të cilat sipas tij e kanë shtyrë kryeministrin Rama të garojë edhe në Durrës.
Ai theksoi se Rama krahas garës në Vlorë, ka zgjedhur qytetin bregdetar për të kontrolluar konfliktet e brendshme që ka brenda Partisë Socialiste.
“Mendoj se kryeministri me zemër do ishte në Vlorë, por prej hallit është në Durrës për të kontrolluar situatën që ka brenda PS, konfliktet e brendshme dhe problematikave dhe ndihet i pasigurt në Durrës”, theksoi ai.
Ai tha se Durrësi është një hambar i madh votash, të cilat do shkojnë për LSI-në. Po ashtu, kandidati Shaqiri tha në “Ilva Now” se në qarkun e Durrësit nga radhët e PS janë katër persona me të kaluar kriminale.
“Puna ime është e fokusuar në Shijak, Krujë dhe Fushë Krujë, por edhe Durrësi. Durrësi për ne është një hambar votash. Sepse minimumi nga lista e PS janë tre apo katër persona me Beckground kriminal.
Ambasadorja duhet ta niste nga Durrësi dhe pastaj në Shkodër. Ne jemi të qartë se kush janë këto elementë, ne jemi përditë dhe jetojmë aty”, tha ai.
Lidhur me përfshirjen e personave problematikë në lista e kandidatëve, kandidati i LSI-së për deputet iu drejtua me një apel edhe ambasadës së SHBA në Tiranë Yuri Kim.
“Do t’i thoja ambasadores amerikane që të mbajë të njëjtin ritëm, por presionin mos ta ushtrojë vetëm përmes medias, por ta ushtrojë drejtpërdrejt tek persona, të cilët e kanë bërë këtë listë dhe nuk kanë reaguar jo sepse e ka thënë ajo, por se duhet të reagojmë për vendin”, tha ai.
ESHTE BERE IMPERATIV VOTIMI PRO PS—SEPSE PD E LSI JANE BERE SI CAKEJ E PO PUNOJNE ME DUF QE TE MASHTROJNE NJEREZIT E NDERSHEM PER TI LARGUAR NGA PS
DUHET MBLEDHUR MENDJA E DUHET TE JETE E QARTE SE NESE HUMBET PS-JA DO VRISNI JO VETEM VETEN TUAJ POR SE PARI TE ARDHMEN E FEMIJEVE E BILE EDHTE TE BREZAVE TE TERE
E IMAGJINONI SERISH NJE SALI E NJE ILR NE PUSHTET…..
NUK THONE KOT SE ME E MIRA ESHTE ARMIKU I SE MIRES……..
Ky e di qe jane kater kandidate me background kriminal dhe nuk thote se cilet jane ? … Gjithashtu edhe “shef” Liken nuk e ka informuar…. harrova,as Monen… Keto do shkojne “kove pusi”……. megjithate,te gjitha keto “fake info”,jane per te krijuar nje platforme rrefuzimi dhe rremuje,te nesermen e zgjedhjeve,me LSI “0 deputete”.Lymi Tutit
Pse nuk i tregon ti po ja le ambasadores këtë informacion, apo të vij ajo e të bëjë punët e juaja.
Bëjni publike dhe denoncojini në KQZ apo në SPAK personat e inkriminuar, kështu e ndihmoni pastrimin e listave të kandidatëve.
Për të përfolur në lista të kandidatëve janë me dhjetra të inkriminuar në krime me përmasa edhe kombëtarë por pse heshtet nga të gjithë ju është një faj pasi është momenti i duhur që të sqarohen vrasjet e mijërave qytetarëve, grabitjet e pronave, korrupsionin etj……….
Taman mendime e keshilla shiku.
Ky mori 30 mije euro per nje linje autobusi kur ishte zvendes minister. Kush do i jap dhe provat. Beri 6 milion euro ky koketul dhe ka fytyre e ben te ndershmin.