Serbia ka njoftuar për blerjen e një medikamenti – regeneron – që konsiderohet shumë efektiv në luftën kundër CoVid-19 dhe që i përket grupit të antitrupave monoklonalë.
Lajmi është dhënë nga kreu i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sanja Skodric në një intervistë televizive. Ajo ka shtuar se Serbia bëhet vendi i katërt në Europë që merr këtë medikament pas Gjermanisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke.
Sipas zyrtares serbe, efikasiteti i medikamentit është 95% dhe ai vlen për pacientë që nuk janë hospitalizuar ende duke shmangur përkeqësimin e tyre.
Në thelb kjo ndërhyrje ul presionin ndaj sistemit shëndetësor dhe medikamenti zëvendëson deri diku rolin e vaksinës.
Ajo ka konfirmuar se në prill ose maj pritet të mbërrijë një dërgesë tjetër e këtij medikamenti, çka e vendos Serbinë në krye të listës për menaxhimin e pandemisë, të paktën në këtë fazë.
PO NA CATE MENDEREN SERBIA SERBIA SERBIAPO NE CNADUHET SE CFARE BEJNE SHKIJET???????SIKUR ESHTE GAZETA E SALI HALE VICIDOLIT
Tirana i/e nderuar, duke e pasë Serbinë armikun e përbetuar nuk guxojmë ta hjekim nga vëmendja për çfarëdo që ndodhë atje.