Pse Ilir Meta shfaqet gjithmonë në dreka e darka, në pushime e takime, vetëm me meshkuj kokoroçë dhe asnjëherë me ndonjë femër?!

25 Mars 2021, 10:08Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Dua të ndaj një anekdotë nga jeta ime. Dhjetë vjet të shkuara unë u ndodha në një fshat të thellë, të një rrethi në kufi me Tiranën.

Atë ditë, isha i ftuar nga deputeti i zonës, i cili dëshironte që ta shoqëroja, sepse ishte një ngjarje e veçantë: përurohej ndërtimi i një shkolle. Në fakt, kur shkova atje u kapa në befasi.

Prisja të gjeja një godinë të hijshme, të madhe, por ajo ishte një shkollë e vogël, jashtëzakonisht e vogël, gati-gati m’u duk e mjerë. E megjithatë, ky fakt nuk i pengonte ata njerëz t’i gëzoheshin ngjarjes, ta konsideronin si një ngjarje të rëndësishme.

Dhe në fakt ishte e rëndësishme për atë komunitet, sepse ishte shkolla e parë në historinë e atij fshati. Në mungesë të shkollës, fëmijëve të atij fshati u ishte dashur të që çdo ditë, me përjashtim të fundjavave, të bënin më shumë se një orë e gjysmë rrugë në këmbë vajtje, dhe po aq kthim, brenda ditës.

Çfarë sakrifice! Sakrifica të bëra në verë dhe në dimër, në zagushi dhe në ngrica. Sakrificë sublime!

Por nuk është kjo çështja me të cilën dua të merrem sot, por diçka tjetër. Pas përurimit të shkollës, na mbajtën në fshat dhe e pamë veten në një shtëpinë e një familjeje. Ajo ishte një shtëpi e madhe, e sapondërtuar, me një verandë të madhe dhe të bukur.

Në këtë verandë, fal motit që na e dha mundësinë, u ulëm të gjithë. Ishim 30 veta. Na pritën si jo më mirë, siç dinë të presin shqiptarët. Por mua, që në krye të herës më tërhoqi vëmendjen një fakt, një karakteristikë e asaj dreke. Unë uroj që ajo gjë t’i ketë tërhequr vëmendjen edhe dikujt tjetër, por nuk besoj kështu.

Dhe kjo karakteristikë kishte të bënte me faktin se ne ishim 30 vetë, dhe ishim 30 burra. Nuk kishte asnjë grua në tavolinë. Madje jo vetëm në tavolinë, por gjatë tre-katër orëve të asaj dreke, unë nuk pashë grua me sy, nuk pashë asnjë siluetë gruaje.

Ne e dinim shumë mirë që gratë e asaj familjeje ishin aty. Prezenca e tyre ndihej, ato shërbenin, gatuanin, madje i sillnin pjatat deri te dera e verandës dhe aty i merrnin djemtë e familjes. Gratë nuk i nxirrnin as duart përjashta.

Të them të drejtën, u shokova dhe doja t’u thosha atyre njerëzve të mirë, që më kishin hapur derën bashkë me deputetët e të tjerët: “Hej miq, nuk ka pikën e kuptimit kjo sjellje. Nuk ka pikën e kuptimit kjo që po bëjmë. Ato gra që janë brenda shtëpisë – dhe ne të gjithë e dimë që aty ka gra, dhe janë shumë gra që po gatuajnë e na shërbejnë ne – ato duhet të jenë këtu me ne, pasi të mbarojnë punët e tyre, detyrat e tyre,, që i kanë sipas kodeve dhe normave, dhe rregullave të zonës apo të gjithë Shqipërisë. Ato duhet të jenë me ne.”

Por unë nuk ua thashë këtë gjë atyre. Dhe bëra shumë mirë, sepse nëse do të isha shprehur, do t’i lëndoja. Sepse këto janë normat dhe rregullat e asaj bote, të ethosit të asaj bote.

Ata kanë me mijëra vjet që jetojnë me këto rregulla. Dhe nuk ishte e hijshme nga ana ime, që isha veç një mik që kisha bujtur aty, t’u tërhiqja vëmendjen për gjëra të tilla. Dhe bëra shumë mirë që nuk ua thashë. Si unë do të vepronin që të gjithë.

Pyetja është: a është kjo një ngjarje e pazakontë? A është kjo një anekdotë e çuditshme? Absolutisht jo. Shqipëria e këtyre kohërave, e të gjitha kohërave ka qenë dhe është e mbushur me vende, qoshe, cepa, ku mungesa femërore është një normë.

Ka plot nga këto vende e cepa të llojit lokale, bilardo, apo stadiumi i futbollit në Laç, apo stadiume të tjerë ne vende të tjerë, apo shumica e xhamive të Shqipërisë etj, etj, etj.

Nuk është fjala vetëm për periferitë e kombit. Edhe në Tiranë është e njëjta situatë në vende të caktuara. Një situatë e tillë (vini re! Kjo është e rëndësishme, sepse këtu fillon diskutimi im.)

Vihet re edhe në drekat e darkat e presidentit të Republikës së Shqipërisë, në drekat e darkat e Ilir Metës. Nuk e keni vënë re këtë gjë?! Nëse nuk e keni vënë re, nuk ju falet. Sepse vetëm një syri gjinofobik, ose mizogjin, do mund t’i shpëtonin këto situata.

Në fakt, Ilir Metën kudo që ta shohësh, kudo që ai shkon, në Çepan apo Elysee, te Pilo Lala apo te Hotel Plaza, në udhëtimet e tij private apo shtetërore jashtë vendit, mes tifozëve të Celtic-ut apo në zyrat e FRD-së, ai është gjithmonë i rrethuar nga burrat, vetëm burra. Krijohet ideja sikur Presidenca është vatër mizogjine.

Në fakt, unë jam i sigurt që atje ka dhe gra që punojnë. Është e sigurt që ka edhe gra. Por fytyra e Presidencës janë burrat. Burrat dalin në konferenca për shtyp, burrat dalin në studiot televizive, burrat bëjnë pjesë në entourage-in e presidentit, por gratë kurrë.

Gratë e Presidencës janë si gratë e familjes së atij fshatit që unë sapo fola. Gratë shërbejnë, nuk shfaqen.

Secili prej nesh – e kam fjalën për burrat – është ndodhur të paktën një herë në jetën e vet në një situatë të tillë, është ndodhur mes 10, 20 apo 30 burrash dhe ka pirë raki, e birrë, e verë e ka harbuar bashkë me shokët e tij. Është e pashmangshme.

Të gjithë kemi qënë në situata të tilla. Por ai që është aty është presidenti (foto e Ilir Metës në një nga drekat e famshme me meshkuj). Dhe për atë, kjo nuk është një situatë e pazakontë. Nuk është një situatë e paprecedente. Por është një normë, një situatë e rregullt.

Presidenti i Republikës shkon shpesh në dreka e darka të tilla, ku e sheh veten të rrethuar vetëm nga djem kokoroçë, të bërë çakërqejf, të parruar, pa kravata (kjo është pamja e tyre e zakonshme) dhe me gotat e rakisë, birrës a verës në duar.

Në këtë foto, më kanë thënë se numri i personave që janë aty është dymbëdhjetë. Është numër sugjestiv. Dhe presidenti vet trembëdhjetë. Dhe kjo situatë të krijon asociacionin e dymbëdhjetë apostujve dhe të presidentit si Mesia, si Krishti. Ky është thjesht asociacion. Sepse numri dymbëdhjetë është vetëm rastësi, nuk është diçka e kërkuar nga presidenti apo nga personat që janë në dreka a darkë me presidentin. Është thjesht një rastësi.

Por ajo që nuk është rastësi, është fakti që mes tyre nuk ka asnjë grua. Kjo nuk është rastësi.

Unë mendoj që nuk kemi të bëjmë me një qasje gjinofobike vetëm të presidentit Meta. Janë të shumtë politikanët e tjerë, në Tiranë e Prishtinë, që kanë, ekspozojnë apo evidentojnë të njëjtën qasje.

Madje, meqë ra fjala, Albin Kurti është personazhi i momentit, star-i i momentit dhe ai është një personazh gjinofobik. Të paktën kështu është regjistruar në kujtesën time.

Sa herë që bëhen vizita në Tiranë, ai edhe shoqërohet nga burra (nuk e kam parë asnjëherë të shoqërohet nga gra; nga gra që janë pjesë e Vetëvendosjes), por edhe në Tiranë takon burra. Është diçka që të vret syrin. Të paktën, ua vret syrin një pjese të vogël, por të rëndësishme njerëzish në Tiranë.

Këta persona duhet të bëjnë kujdes. Edhe nëse nuk e kanë pjesë të mindset-it të tyre, duhet të bëjnë kujdes që kur ulen në rrethana të tilla, kur shoqërohen vetëm me burra, le të përpiqen, të paktën për sytë e botës, të paktën për të larguar syrin e keq, për t’u mbrojtur edhe vet nga syri i keq, të përpiqen të kenë edhe një grua sa për shenjë në atë mjedis.

E mira do të ishte të kishin më shumë, por të paktën një sa për shenjë. Shpresoj që kësaj këshille t’ia venë veshin.

Për ta mbyllur, sot(dje) ka ditëlindjen presidenti i Republikës. Dhe teksa unë jam duke mbajtur këtë monolog, e teksa ora po shkon 21:10, unë jam i sigurt se presidenti i Republikës është diku, i ulur me një tufë burrash duke festuar ditëlindjen e tij. Jam i sigurt se nuk ka asnjë grua mes tyre, ashtu siç ndodh rëndom.

Jam shume i sigurt dhe e konsideroj një ngjarje të sigurt, ashtu siç konsideroj të sigurt edhe ngjarjen se në 25 prill janë zgjedhjet parlamentare.

Unë shfrytëzoj rastin të uroj “Gëzuar ditëlindjen, z. president! Edhe 100 vite të tjerë!”

24 komente në “Pse Ilir Meta shfaqet gjithmonë në dreka e darka, në pushime e takime, vetëm me meshkuj kokoroçë dhe asnjëherë me ndonjë femër?!”

  1. Jorgo says:

    Eh mor Muci, nuk i ke qelluar kesaj rradhe… arsyeja pse Iliri rrethohet vetem nga kokorroca eshte se ai te gjithe miqte e shoket i ka prej Monikes…..

    1. Se pse ilir Meta eshte bandit kriminel says:

      Se pse ilir Meta eshte bandit dhe kriminel dhe rrine veq me bandit ata Jane disa hajdute dhe banditet qe do ti leshone si Qen te terbume neper shqiprie per te ber rremuje dhe per vjedhur vota dhe per te ble vota

    2. Ilirjan says:

      Po ben pregatitje sociopsikollogjike per ne Rec. Po lidhet mire me “te fortet”, burgaxhinjte, se è di qe me keta do ta kaloje pjesen e mbetur te jetes,dhe shpreson ti mesoje edhe ata, edhe veten, me idene e te qenurit ne grup. Ka studjuar eksperiencen e Fatos Nanos.

      1. Lindi says:

        Nje fjale e urte kineze thote: po e leshove qenin nga zinxhiret ai do shkoje te qente. Pra qeni gjen qenin.

  2. Cimi says:

    Mos u merzit,sapo ta lexoje kete shkrim Likja,do marri nje autobuz me kurva ta shoqerojne.Ja gje shpejt e shpejt Monika.

  3. Kozmo says:

    Z. NANO ARSYEJA E DARKES SE PARA PAK DITEVE, QE ISHTE RRETHUAR ME GARIPA, KU SHUME VETE I NJOHIN DHE TANE QE JANE MAFIOZ, KISHTE SI QELLIM QE TI TREGOJE KUNDERSHTAREVE TE TIJ, SE DUHET TE MA KENI FRIKEN, KAMIKAZET E MI DO TU BEJNE GJEMEN PO ME PREKET.
    FRIKA E METES KA HYRE NE PALCE PO I PERDOR TE GJITHA MJETET E MUNDESHME.
    TE SHOHIM SI DO TE MBROHET.

  4. Laberia ime says:

    Per mua jahe kokrroçka, njesoj si kokrroçka e e Skraparit..

  5. Dini says:

    Ne fakt jane te gjithe “shoqnia” e Mones.
    Prandaj dhe Mona sillet si burre.

  6. Drejtori i burgut says:

    Edhe ne Rec me burra ka per te qene,vetem kujdes me sapunin!!!

  7. Gent says:

    Ju komentues nuk e kuptoni hallin e Mucit. Eshte xheloz per Meten. Mucit i pelqejne per vete vetem burrat, ose me sakte vetem meshkujt. ???

  8. haloefect says:

    Likja ka te metat edhe cene te renda te vetat. Likja ka edhe ane te tjera te errta apo edhe ndonje te mire nuk k rendesi.Muc Nanoja si pantallna kuq dhe njeri qe kauzat femerore i ka jo vetem prej tipit te tij pak homoseksual ,por edhe prej sponsoreve qe i japin per te ngrene ngre probleme tipike te kota.
    Menje fjale promovimi i grave kokete dhe koti ne politike sot eshte e modes duke sfumuar garen e aftesive reale. Ne kete gare nuk perjashtohen te dalin edhe fermra te forta qe pastoaj ju veme emra gra burra si tipi i Mesiles dhe Jozefines apo spiropalit. Ceshtja eshte me e thelle keta gjoja police te moralit tollovitin shoqerine kot se koti sepse hane buke me sponsora qe ngrene teza te pabaza dhe konflikte inekzistente. Shoqeria shqiptare me gjithe te keqijat nuk eshte shoqeria e pedofileve,vraesve seriale e perdhuniesve .Ku i ka keto Muc perendimori? Shoqeria shqiptare ka respektaur femren dhe nenen mbi te gjitha .Muc corapekuqi Maskiliteti ashtu si feminitetiti i spikatur eshte vlere. Antivlere jane transat si puna tende qe kane probleme psiqike dhe nuk dine ku e kane folene.

    1. vertino says:

      Hi “haloefect”,meso shqipen pastaj komento.
      Debil i lindur.
      Ai ka mendimet e veta ti koqe ke te tuat,apo ashtu ju meson Toto Likja i floririt qe te komentoni.
      Just ignorance.

      1. Loni pe Kolkondasi says:

        Vertino, bythqire je ti, o xhan? He, si thua, mire e thash ne gjuhen shqipe? Apo duhet te mesoj akoma per tu shprehur me mire ne shqip. Sepse homosexual nuk besoj se eshte shqip, apo jo? Sidoqofte, do vije nje dite,( dhe nuk ka per te qene e larget) qe, kjo konkurence dhe fyerje e paprecedent qe i beni gjinise femerore ju bythqirat, do mari fund. Ndoshta mire do te ish, qe shkenca, ashtu si po kujdeset maksimalisht per te shmangur Cividin, kete gjeme qe gjeti njerezimin, te gjeje forca dhe fonde per te shmangur edhe kete kryegjeme qe e ka gjetur njerezimin me ju devijantet byqire. Por ndoshta duhet shpresuar gjithashtu, se, ashtu sic perfundoj levizja e hipive ne vitet 60-70, te perfundoje edhe kjo byqirje masive qe ka pllakosur njerezimin. Megjithate, pickes ti merni te keqen ju bythqiret, ajo ka per te qene aty, krenare dhe stoike, duke shperndare ashtu si mjalti, embelsine qe ja ka dhuruar zoti.

  9. Lymi Tutit says:

    Problemi qe trajton Muçi eshte shume i drejte dhe qendron.Ende shoqeria jone ka shume per te bere…… Ne nje shoqeri qe inspiron dhe duhet medoemos te beje progres dhe ndryshim ne vleresimin dhe angazhimin sa me te madh dhe te barabarte te femres,politika dhe politikanet duhet te jene “avangarde”.Keni pare ndonjehere Mediun,Duken,Dashin,Ndoken apo Dulen,te shoqerohen nga figura femerore te partive te tyre ? Asnjehere ! A kane te tilla ? Dyshoj qe jo ! Thjesht te japin pershtypjen e Partive Islamike,nuk i quan dot ndryshe ! Luli me pak,por shikoni kur del ne konferenca shtypi apo ne publik,dominojne meshkujt,kurre nuk kam pare qe nga “mbrapa” te jene 50 / 50……. Shikoni me vemendje ate çka shkruan Muçi,ka plotesisht te drejte,te gjithe duhet te reflektojme.Jemi shume larg te qenit nje vend i civilizuar.Edhe kur “rregulli” per te siguruar barazine gjinore,sanksionohet me ligj,politika ben çmos te devijoje.Shikoni kofigurimet e kontigjenteve te partive per zgjedhjet qe presim ?! Shikoni ne familjet tuaja,kur keni vajza krahas djemve,apo motra krahas vellezerve ? Nuk besoj se keni kundershtim qe Femra,ne shumice,ka me shume zgjuarsi dhe qasje me te bute sociale.Te reflektojme dhe bejme Presion Politikes per nje ndryshim drastik ! Lymi Tutit

  10. S’ka rendesi says:

    E thjeshte per tu kuptuar e gjithe politika shqiptare te keto tipa mbeshtetet sidomos lsi , krimi dhe kriminelet jane si oksigjen per politikanet ,c’ti besh ky eshte realiteti

  11. Deti says:

    Kjo nano, tregon se ka plas pederastia. Meta dihet qe eshte pederast pasiv, keshtu qe keta te gjithe jane organizate pederastash.

  12. studenti says:

    Muc Varja Likes se bandiditi me banditet rri. Mua me beri pershtypje ajo qe tregove per grate e asaj familje te fshatit te thelle te Tiranes. Ti nuk e the emerin e fshatit, por identike me ka ndodhur personalisht ne fshatin Shengjergj te Tiranes. Ishte dimri i vitit 1970 kur ne si studente ushtarake do te shkonim ne Bize per fushim dimeror. Duke qene se na zuri nata ne kete fshat, u shperndame ne familjet e ketij fshati nga 3-4 studente. Per me tej gjithcka ndodhi tekstualisht sic e treguat ju ne fillim. Nga sot viti 1070 eshte 50 vite larg dhe mund te justifikohej ajo sjellje prapanike, por qe ky ritual vazhdon edhe sot e kesaj dite, eshte per te ardhur keq.

  13. Ore Muci! Po nje Bruna Paskali, ish gruaja e skraparliut, a mos e ke pare andej nga Presidenca? Likja me duket e ka aty, madje dikur qendroi 10 dite me te ne Londer, demek per nje vizite pune. Sapo zbriti ne Rinas, skraparliu ia beri naften e ndau. Mirpo Likja nuk e braktisi, e more nga mbrapa, kudo ku vinte. E, ti Muc Nano e ke gabim kur thua qe Likkja nuk e ka qejf grate.

  14. vp says:

    Ore Muci … ca e kujton ti presidentin tone Femnist?…Jo more jo e kemi te ndershem , sa u be president vetem me burra I shikon

  15. Adrian says:

    Likja dhe ne shtepi me burre rri , shif Moniken . Tamam burre , vetem qe nuk rruhet!

  16. Trimi says:

    Ci duhen grat kur ai është pederast ose me mir me thon byth shkerdhyer.

  17. katarakti says:

    Shoqëria shqiptare është patriarkale. Siç është pohuar me kohë: popull europian me mentalitete dhe zakone orientale! Megjithatë dhe pavarësisht kësaj femrat në Shqipëri nuk janë të mbuluara. Përkundrazi. Janë shumë të emnacipuara. Barazia burrë – grua u vendos që në kohë të Enver Hoxhës. Pavarësisht kësaj është mirë që femra të ruajë një lloj morali dhe të ketë një lloj “pudeur-i”, siç i thonë francezët. Pra turp ose ndrojtje. Ato femra që dalin pa brekë apo tregojnë të pasmet, apo që “ngrejnë temperaturat!” janë ana tjetër e turpshme e moralit të përdhosur. E mentalitetit të punonjësve të bordellove. Prandaj ky shkrimi i sotëm i Mustafajit nuk përbën sens, pa kuptim. Gratë shqiptare qëndrojnë në “mesin e artë”. Tê paktën shumica e tyre. As në lakuriqësinë dhe paturpshmërinë perëndimore, as në mbylljen dhe ferexhenë anadollake.

  18. aleko says:

    Muci , tradicionalisht shqipetaret nuk i kane ekspozuar apo shtruar ne sofer grate me miqte kur piet raki, se po i mori koken burrit nuk dihet cfare ndodhe dhe mund te kerciste pushka..Kane ndodhur ngjarje te tilla madje dhe nje kohet moderne ku femra eshte e pranishme neper darka apo dreka..

  19. xhoxhi says:

    Kjo ndodh sepse Ilir Meta ka shokë rrugaçët,bagabondët,hajdutët kriminelët dhe ata kur mblidhe shajnë me nenë e bijë…Kjo është arsyeja…Muçi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje