Bilushi i Metës shpjegon pse nuk ishte LSI në mitingun e PD-së

26 Mars 2021, 20:01Antena TEMA

Pas komenteve të shumta që pasuan mungesën e LSI-së në hapjen e fushatës elektorale të PD-së, Bilushi i Metës bëri këto sqarime:

“Të dashur miq!

E kuptoj shqetësimin tuaj për mungesën e LSI-së në çelje të fushatës së PD, por ne kemi arsyet tona përse nuk ishim aty.

Së pari, ajo isht një çelje e fushatës nga Lulzim Basha, ndërsa LSI e ka kontratën me Doktorin.

Meqë Basha e di që Doktori dhe Ilir Meta nuk dinë t’i japin makines, ai vendosi ta bëjë çeljen e fushatës me makina, që të shmangte ata të dy.

Dhe ata u morën vesh me njëri- tjetrin dhe nuk shkuan.

Luli u pendua në minutën e fundit dhe ju lut një orë Metës e Berishës që të vinin, por ata nuk pranuan.

Kjo ishte dhe arsyeja që ai shkoi me një orë vonesë në miting.

Së dyti, menduam se të shkosh në një miting në mes të pandemisë, është e rrezikshme, se mund të dëmtohet elektorati më i vendosur i PD dhe LSI.

Atëhere menduam që të dalë vetëm Basha, pasi kur del vetëm ai, në miting shkojnë vetëm punonjësit e marketingut të kompanisë së kunatit.

Ata le të infektohen se shumica votojnë PS-në.

Rëndësi ka të ruajmë demokratët.

Ata shkojnë vetëm kur shkon Doktori.

Kështu që dhe në këtë aspekt ishte një vendim i zgjuar, që të ruheshin dhe militantët e LSI-së me këtë rast.

Së treti, Luli ka filluar të marrë votat të LSI-së në rrethe, duke i gënjyer se do jemi bashkë.

Duke mos shkuar në tribunë me të, duam t’i çojmë një mesazh se nuk jemi bashkë deri më 25 prill.

Dhe marrëveshjen e kemi pas zgjedhjeve, që Luli të mos iki me Ramën.

Para zgjedhjeve secili në punë të vet.

Kjo është e rëndësishme të kuptohet nga çdo anëtar i LSI-së.”

1 komente në “Bilushi i Metës shpjegon pse nuk ishte LSI në mitingun e PD-së”

  1. arqile says:

    Brilant.Analize e sakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje