Kreu i Parlamentit të Kosovës: Do të padisim Serbinë për gjenocid, më pas fillojmë me dialogun

26 Mars 2021, 21:55Rajoni TEMA

Presidenti në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Kuvendit, Glauk  Konjufca thotë se qeveria Kurti do të padisë Serbinë për gjenocid.

Konjufca thotë se Albin Kurti e ka premtuar këtë dhe do e bëjë fillimisht, më pas do të fillohet me dialogun me Serbinë e fazat e ndërtimit të shtetit në Kosovë.

“Qeveria që ka ardhur në krye me kryeministrin Albin Kurti ka premtuar se do t’ia bëjë së pari një padi për gjenocid shtetit të Serbisë kjo do të ndodhë e para e pastaj edhe për çdo fazë që të jemi të përgatitur që ne t’i kërkojmë të drejtat tona duke filluar ne dialogun me Serbinë e në të gjitha fazat e tjera në shtet ndërtimin e Kosovës”, tha Konjufca.

Ai deklaroi se Kosova ka tri plagë tv hapura për këtë çështje, dhe të gjitha lidhen me gjenocidin serb nga masakra, të zhdukurit dhe mungesa e drejtësisë për familjet që humbën të afërmit.

7 komente në “Kreu i Parlamentit të Kosovës: Do të padisim Serbinë për gjenocid, më pas fillojmë me dialogun”

  1. Ahmet Delia says:

    Mè nè fund ajo qè duhej tè ishte bèrè prej vitesh. Mè mirè vonè se kurrè. I èshtè lènè padrejtèsisht niciativa Serbisè tè manipulojè opinjonin botèrorè me gènjeshtrat e tyre shekullore. Ky èshtè fillimi i mbarè. Mos me u tut burra!

  2. Putona Mona says:

    Mendojuni mire dhe kordinohuni me politikanet pro-shqiptare ne Amerike dhe Evrope. Edhe Bosnja e hodhi Serbine ne gjyq per gjenocid por humbi.

    https://humanrightshouse.org/articles/serbia-not-guilty-of-genocide-2/

  3. Vucaj apo vucic?? says:

    Bravo . Me mire vone se sa kurre,

  4. Suksese te metejshme says:

    Shpejt u kujtuat…

  5. Ujku Plak says:

    Fikse lojen e Serbit po beni. Nuk ju mjafton Ndertimi i Xhamijave si kerpudha, dhe Serbia me Nderkombetar et ju shohin si Xhiadiste, por ju kruhet Bytha me shku neper Gjykata Nderkombetare, kur e dini shume mire qe nuk keni shance me Fitu, thjeshte demtoni interesat e Kosoves. Albinit kur ishte ne Burge te Serbise, i vune dy Kontrata ne Tavolin per te Firmosur, njera e Bashkepunotorit deri ne Vdekje me UDB, dhe tjera Vdekje e Menjehereshme, vetem Injorantet nuk e kuptoin qe ke Firmosi Albini i Pordhes.

  6. Po me luften e popullit te Kosoves per liri , heronjte e saj , UCK ne udheheqesit e saj , qe sot jane te akuzuar per krime lufte , c’do beni ?!! Apo me mire mos i keni neper kembe se ju “ ngaterojne”

  7. Jon says:

    z.Glauk, duhet te beni shume kujdes kur deklaroheni. Se pari, z.Kurti deklaron se nuk e ka prioritet bisedimet me Serbine dhe po i ben nder Brukselit dhe Washingtonit qe nga 6 po e sjell ne prioritet numer 4. Tani dilni juve dhe thoni se edhe si numer 4, do i beni vetem pasi te keni paditur. Pra te mos uleni kurre. Me kete logjike, i takon qe bisedimet me Serbine te kryehen nga ju kur te keni mbaruar pune me Punesimin dhe Drejtesine ne Kosove, pra asnjehere. Sepse edhe nje i ri 14 vjec, e din se keto jane procese dhe jo ngjarje, dhe vazhdojne me dekada. Ju ftojme si popull te mblidhni mendjen nese e keni nga naiviteti dhe te degjoni USA dhe EU. Nese e keni nga paudhesia, do e gjeni sigurisht si me mendatin e pare. Mendohuni mire z.Glauk se nuk mund te talleni me me kete popull, sado i gjate te jesh ti apo orator shefi yt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje