Pas shumë dilemash, më në fund Bilushi i Metës zbuloi pse Bashës i kanë thënë padrejtësisht gjumash.
Në rrëfimin e tij prekës sot për median, Basha zbuloi se nuk ka dashur t’i përgjigjet akuzave për “gjumash”, pasi më në fund donte t’ua tregonte me vepra.
Është e vërtetë se ai dilte vonë në punë dhe fikte telefonin sa kalonte ora 8 e mbrëmjes, por arsyeja nuk ishte gjumi.
Për gati një vit, ai është ulur e ka shkruar librin e tij.
Për këtë, ai krijoi një regjim pune të rreptë.
Në orën 8 të darkës fillonte punën, deri në orën dhjetë të darkës.
Gjatë kësaj kohe, ai përpiqej të kujtonte ndonjë ngjarje.
Në shumicën e rasteve pyeste Aurelën, pasi ajo e njeh që nga klasa e tetë.
Problemi i parë lindi kur ai tentoi të kujtonte çfarë kishte thënë kur ra Muri i Berlinit.
Fillimisht shkruajti një version. Aurela e lexoi dhe i tha nuk është e vërtetë që e ke thënë.
-Ne kemi qenë në një bankë, nuk e mbaj mend.
Atëhere ai pyeti shokët e tjerë të klasës. As ata nuk e mbanin mend.
Pas një muaji torturash, më në fund ai e gjeti zgjidhjen.
-Po mirë, i tha. Unë se mbaj mend, ti nuk e mban mend, shokët nuk e mbajnë mend.
Atëhere përse të mos e shkruaj të vërtetën siç është, që unë nuk e mbaj mend.
Derisa nuk e mban mend asnjë, atëhere është e vërtetë që as unë nuk e mbaj mend.
-Shumë mirë, i tha Aurela, ashtu ta shkruajmë.
Pas kësaj, kaluan në episodin e dytë, atë të leximit të Tolstoit katër vjeç.
Fillimisht Luli shkruajti se ishte një libër i madh me tre vëllime. Quhej “Doni i qetë”
-Jo, nuk ësht i Tolstoit, tha Aurela. E ngatërron. Është i Shollohovit më duket.
-Po unë e mbaj mend që ka qenë me tre volume…
-Do ketë qenë “Lufta dhe Paqja”.
-Ai do ketë qenë. Po nuk më kujtohet përmbajtja.
Dhe s’ka si të më kujtohet, se në moshën katër vjeç vetëm titullin dija të lexoja.
Atëhere i hynë punës ta gjenin.
Më në fund e gjetën.
Për gati një muaj Luli tentoi ta lexonte, por sa kalonte dy faqe, e zinte gjumi.
Kjo shkaktoi vonesa në shkrimin e librit dhe i hapi namin që ai flinte.
Atëhere vendosën që dhe këtë ta shkruajnë që nuk e mbajnë mend, pasi nuk kuptoi gjë nga ato që lexoi.
Detaji i tretë ishte kur dëgjonte Zërin e Amerikës.
I duhej ta shkruante se ishte dhjetë vjeç.
-Çfarë mban mend, e pyeti Aurela?
-Zërin e Elez Biberajt, tha Luli, si drejtor i Zërit të Amerikës. E kishte shumë karakteristik.
-Po ndonjë gjë nga lajmi?
-Më duket vdekja e Mehmet Shehut.
-Jo, ai është vrarë më 1981, se e mbaj mend nga babai që qante me të madhe atë natë.
-Prit të shikojmë çfarë ka ndodhur më 1984, se ndonjë gjë nga ato do ketë thënë.
Hapën historinë e Partisë së Punës, u hodhën një sy faqeve rreht vitit 1984, por nuk kishte ndonjë gjë të veçantë.
Ishte arritur rezultati 130 kv për hektarë në një kooperativë të tipit të lartë në Korçë dhe kishte filluar të ndërtohej uzina e Nikel Cobaltit në Elbasan.
-Lere që nuk e mban mend, tha Aurela, se do ngatërrohemi kot.
Se po shikoj që Biberaj është bërë drejtor më 1989. Hiqe këtë drejtor.
Kështu vazhduan dhe episodet e tjera.
Puna ka qenë e mundimshme dhe atij i duhej të punonte ditën për partinë dhe natën për librin.
Kjo është arsyeja që njerëzit mendonin se ai mbyllej brenda se flinte gjumë.
Tani më në fund e provoi se ai jo vetëm që nuk fle gjumë, por nuk e zë gjumi nga meraku për punën.
O mero je gjigand.
hahahaha…rrofsh se përshkrim më të bukur se të zbulosh se pse Luli fle, nuk ka.
Duhen botuar këto shkrimet e Antenës, pyeteni atë Fluturën se mos e boton?
Do e votonin më shumë po ta bënte këtë.
??? ???