“Figurë përçarëse dhe njëpartiake”, PDK: Nëse Osmani zgjidhet presidente, pushteti përqendrohet në duart e Kurtit

31 Mars 2021, 17:14Rajoni TEMA

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, shprehu sërish qëndrimin e partisë së tij kundër zgjedhjes së Vjosa Osmanit në postin e presidentes së Kosovës.

Hoxhaj e cilësoi Osmanin si “figurë përçarëse dhe njëpartiake”.

Në një konferencë për media, të mbajtur të mërkurën në Prishtinë, Hoxhaj tha se PDK-ja mbështet krijimin e institucioneve të reja, por shtoi se ato nuk duhet ta rrezikojnë demokracinë dhe ta polarizojnë skenën politike.

Hoxhaj tha se me zgjedhjen e Osmanit në krye të shtetit, pushteti do të koncentrohet në duart e kryeministrit Albin Kurti. Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Osmani ka garuar me një listë me Lëvizjen Vetëvendosje të Kurtit.

“Zgjedhja e zonjës Osmani si presidente do ta vendoste Kosovën në një pozicion shumë të rrezikshëm, ku de juro dhe de fakto pushteti do të koncentrohej në duart e një partie dhe në duart e një njeriu, të Albin Kurtit. Meqë zoti Kurti, deri më tash, ka treguar një logjikë dhe mendësi autoritare, do të ishte e rrezikshme që Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria të kontrolloheshin nga një parti dhe nga një njeri. Prandaj, edhe kjo do ta dëmtonte atë mekanizmin e kontrollit dhe të balancës së pushtetit në demokraci, që ekziston edhe në Kosovë.”

Sipas Hoxhajt, PDK-ja, që është në opozitë, do ta merrte në konsideratë nëse LVV-ja propozon për postin e presidentit një kandidat konsensual, i cili, sipas tij, do të përfaqësonte shoqërinë e Kosovës dhe jo vetëm një parti.

“Nuk mendojmë që është detyrë e jona që të dalim me kandidat për president, meqë zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje. I takon shumicës që ta udhëheqë një proces të tillë”, tha ai.

Osmani, ish-zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit fitoi më së shumti vota, përkatësisht mbi 300 mijë. Të martën, ish-partia e saj tha se do të marrë pjesë në votimin e presidentit.

Kundër zgjedhjes së Osmanit në krye të shtetit është deklaruar edhe partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa partitë e komuniteteve joshumicë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Osmanin.

Sipas Kushtetutës, për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave, që i bie 80 vota për të deputetëve. Në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 votave të deputetëve, por në të tria votimet duhet të marrin pjesë së paku 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

8 komente në ““Figurë përçarëse dhe njëpartiake”, PDK: Nëse Osmani zgjidhet presidente, pushteti përqendrohet në duart e Kurtit”

  1. xhaviti says:

    Ne qote se vendoset lopa Vjosa Osmani presidente do te jete turpi i Kosoves…

    1. Mhill B.Gimaj says:

      Ti zotni Xhvit nuk ke asnjè tè drejtè tè ofendosh njè grua, politikane serioze, nènè e dy vajzave… Po sikur tè dègjosh tè njèjtat fjalè nè adresè tè nènès, motrès, apo gruas tènde do tè gèzoheshit?! Nè adresè tè sajè mund tè thuash qè. èshtè e pa pèrvojè, arogante, invazive, karieriste e qè mund tè pèrpunohet lehtè, etj, etj por, JO ofendime…..Pavarèsisht faktit qè zgjedhja e sajè Pre. e Kosovès do tè çojè nè regjimin e Kurtit i cili duke qènè i lidhur me Berish- Metèn mund ta kthejnè Kosovèn problematike.

  2. emigranti says:

    Vjosa Osmani e meriton te jete presidente pasi eshte deputetja me e votuar.
    Kjo tregon friken e klases drejtuese deri tani ne politiken kosovare pasi do te dalin shume te palara te bera nga keta skutha.
    Dyshja Kurti -Osmani do ta coje perpara Kosoven.

  3. ganiu says:

    Ky Mhill…. duhet te kete ngrene ndonje luge me corbe te prishur si Vjosa Osmani….. Ka punuar mire UDB ne Kosove….
    Ata qe luftuan u vrane, luftetaret e tjere i cuan ne Hage…..
    Te na ” rroje” Albini dhe Vjosa se te madhin Rugova se kunton njeri dhe nuk ecin dot ne rugen e tij…
    Vazhdoni me bomba molotov se kjo eshte ndershmeria e ketyre dy plerave anti shqipetar…

    1. M'hill says:

      O Ganiu jeni bèrè si Qaniu, çorbèn mos e ke ngrènè Ti, se po tè lexoje mirè komentin tim deri nè fund, do tè kuptoje diçka. Nuk mbrojta Vjosèn si politikane, por thjeshtè si njè grua, si njè nènè!

    2. katarakti says:

      Rugova ishte vegël e Serbisë or mut. Ishte ai që kërkoi të ndaleshin bombardimet e NATO-s kundêr Serbisê! Që e quajti UCK-në si dorë e zgjatur e Serbisë! Qê luftëtarët e Adem Jasharit i cilësoi si “fshatarë që duhen qetësuar” etj etj. E more vesh mor UDB-ash?! Sa i takon Kurtit dhe Osmanit, ata me partitë e tyre fituan më shumë vota se 20 partitë e tjera të Kosovës tê bëra bashkë. Populli i zgjodhi qê ata ta qeverisin këtë vend. Ju që i jeni qepur Kurtit dhe Osmanit hani mut sa të doni se nuk ua var kush. As nuk ju dëgjon njeri.

      1. Mehili #2 says:

        Ti Katarakt je mut!.
        Po pse or koqe nuk ishte Kurti qe kerkoi te njejten gje si Rugova? A nuk ishte Kurti qe ne Rambuje kerkoi te mos nenshkruhej marreveshja?
        Qellimi ishte qe ti lidheshin duar Amerikes te mos sulmonte Serbine…
        Eshte tjeter gje puna e votes. Kosova nuk votoi me te miret por me pak te keqijte. Ish luftetaret u korruptuan dhe te dyshimtet dolen ne siperfaqe. Kosova votoi per te dyshimtet, se ishte e sigurte qe te korruptuarit nuk e meritonin. Kosova beri zgjedhje midis te keqes dhe te keqes me te madhe…
        Kurti i fitoi zgjedhjet dhe eshte detyre e tij te bashkepunoje me Ameriken per ti treguar vendin Serbise. Deri tani ai po mundohet sic u mundua edhe ne Rambuje qe ti lidhi duar Amerikes(bile edhe Evropes), qe mos ti tregojne vendin Serbise. Kurti per te mbrojtur bythen serbe, nuk eshte gati per bisedime….

  4. Kosova nen rrezikun e kthimit nen Serbi .
    Ose veproni tani ,ose perballuni me pasojat e heshtjes dhe injorances tuaj .
    Neser do jet teper vone mbasi Dyshja e Shemtume te Firmosin perseri Kthimin nen Serbi !
    Prandaj i ka cu haber Francezi me shku e bisedue Kurti pre Serbi ne France.
    Nqs po i mbyllni syt qi tash , ka me ja mbyll serbi pergjithmon allahile ska me ngel ma shqiptar gjall n’Kosoven tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje