Vaksina kineze, mjekja shqiptare në Gjermani: Nuk shkakton efekte anësore dhe ka një rrezik shumë të ulët për shëndetin

31 Mars 2021, 20:39Sociale TEMA

E ftuar në “Ditari” në A2, mjekja Aurora Meta Dollenberg pohon se vaksina kineze kërkon më shumë kohë për të krijuar imunitet nga koronavirusi por nuk shkakton efekte anësore dhe ka një rrezik shumë të ulët për shëndetin.

“Patjetër që një produkt kinez nuk ka imazhin e një produkti gjerman ose europian dhe sidomos kur bëhet fjale për një produkt biologjik që do ti jepet organizmit.

Mirëkuptoj shumë çdo shqiptar që thotë kam frikë. Unë si mjeke dhe si eksperte duke parë edhe situatën jo të favorshme në të cilën ndodhemi në tre mujorshin e fundit në Shqipëri, e frustruar mbase edhe nga “të qenurit kërnacë” që po tregon Europa në këto momente, them se sido që të jetë një hap pozitiv drejt vaksinimit të tufës.

Ne e dimë që vaksina kineze nuk e ka marrë patentën nga EMA por Kina është në Azi dhe Kina e sheh veten të krahasueshme me Europën dhe Amerikën dhe nuk i nënshtrohet gjithmonë autoriteteve europiane por bazohemi te statistikat në terren, sepse studimet e mirëfillta Kina nuk i ka berë të njohura.

Kjo vaksinë është dhënë në 70 vende të botës së tretë dhe është vënë re se ka një efektshmëri nga 50 e pak përqind deri në 80 përqind.

Shpresojmë që kjo vaksinë kineze që është ndërtuar me kosto të ulët por në mënyrë tradicionale dhe me një proteinë të vdekur, ka një rrezik për shëndetin shumë të ulët.

Me ARN ka një efektshmëri që kërkon më tepër kohë, kërkon 6 javë derisa të krijohet imuniteti por ka të mirën që nuk shkakton efektet anësore që japin vaksinat me vektorët e gjallë. Në këtë pikë, Kina ka bërë një hap të mirë,

Së dyti statistkat e Turqisë nëse s’janë të falsifikuara po e quajmë, na japin shpresë së edhe në Shqipëri mund të kemi një efikasitetet të lartë, nga 60-70%”, shprehet Dollenberg.

2 komente në “Vaksina kineze, mjekja shqiptare në Gjermani: Nuk shkakton efekte anësore dhe ka një rrezik shumë të ulët për shëndetin”

  1. Shqipe-Berlin says:

    Frau Dollenberg Aurora..Sote me 31-03-2021..Vaksina Sinovak eshte BLLOKUAR….deri ne nje te “Ardhme” te Afert….Tregoni Realitetin–lool

    1. Ti po qan hallin se eshte bllokuar vaksina kineze,kurse ktu ne Berlin,akoma vazhdojn te jen mbyllur…Qaji hallin kines ti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje