“Nuk e dija që do lajthiste”! Rama: Metën s’e bëra unë President, u kthye në kërcënim real për Reformën në Drejtësi

1 Prill 2021, 21:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel mbrëmjen e sotme ku foli për disa çështje, si fushata, pandemia, zgjedhjet.

Në studio u diskutua edhe Ilir Meta, për të cilin Rama tha se nuk e ka zgjedhur ai President.

Kreu i qeverisë tha se me Metën u nda pasi ishte kthyer në kërcënim real për Reformën në Drejtësi.

“Me Ilir Metën nuk më ka ndarë kjo fushatë, ju duhet ta kujtoni.

Më ka ndarë fushata e 2017, për Ilirin kam bërë krahasimin me vulën e eksport/import të Haxhi Qamilit, se Meta ishte kërcënim real i Reformës në Drejtësi.

President Metën nuk e bëra unë, e bënë votat e tij, e vetmja mundësi për të bërë një zgjedhje në atë kohë, se e kam thënë që për zgjedhjen më të mirë për opozitën, po s’e mendova që do lajthisë,” tha Rama.

2 komente në ““Nuk e dija që do lajthiste”! Rama: Metën s’e bëra unë President, u kthye në kërcënim real për Reformën në Drejtësi”

  1. Kalec Dega says:

    Mashtrues per te mashtruarit…lol!

    =
    jo vetem qe nuk e beri President por edhe e shpetoi me voten e tij per tu mos u shkarkuar….
    =
    “E kena Presidentin ma t’ mire, lol” – deklaroi corapekuci

  2. Putona Mona says:

    Nuk e paska bere ky president,dhe nuk e kishte menduar qe Meta do lajthiste. Po kur lajthiti pse nuk shkarkove nga detyra?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje