Memorie.al publikon kujtimet e panjohura të Njaz Dizdareviç, ish kryetari i Rinisë Komuniste të Jugosllavisë për Bosnjë-Hercegovinën në vitet e Luftës së Dytë Botërore dhe më pas anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave, i cili në vitin 1944 u dërgua nga Josif Broz Tito si emisar i tij në Shqipëri pranë Enver Hoxhës, si instruktor i ngarkuar me punët e rinisë dhe ushtrisë. Dëshmitë e rralla të misionarit të Titos të botuara në vitin 1988 në Jugosllavinë e asaj kohe, lidhur me ngjarjet kryesore të periudhës së ‘Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare’ në Shqipëri ku ai ishte vetë dëshmitar, duke përgënjeshtruar Enver Hoxhën për ato që ai kishte shkruar në librin e tij, “Titistët: të botuar në vitin 1982 në Tiranë, siç ishte: pushkatimi i Ramize Gjebresë, Plenumi i Beratit, rolin e Enverit gjatë gjithë periudhës së Luftës, raportet e tij me misionarët jugosllavë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, si Nako Spiro, Koci Xoxe, Sejfulla Malëshova etj.
Nga Dashnor Kaloçi
“Para së gjithash desha të them për Enver Hoxhën se është karakteristike për të që ato që shkruan në librin “Titistët”, nuk i përgjigjen së vërtetës dhe realitetit të kohës për të cilën bëhet fjalë. Kështu libri i tij mbështetet në fakte të përgjithshme, madje shumica nuk meritojnë t’u jepet një vëmendje dhe hapësirë e madhe. Ai shkruan gjatë për Pleniumin e Beratit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, i cili është mbajtur në nëntor të vitit 1944. Enver Hoxha jo rastësisht ngatërron disa fakte, disa prej të cilëve të vërtetë dhe disa gjysëm të vërtetë. Kjo gjë është bërë për efekte propagandistike që i kanë shrëbyer atij për periudhën kur po shkruante librin. Ky Plenium i Dytë i K.Q. të PKSH-së në Berat, në librin e tij “Titistët” jepet si dëshmi kryesore e ndërhyrjes së jugosllavëve dhe Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë në punët e brendshme të Shqipërisë. Me anë të kësaj nëpërmjet vlersimeve të njëanëshme dhe fallsifikimeve janë ndërtuar akuza fallso në drejtimin tonë”.
Kështu shkruante ndërmjet të tjerash në kujtimet e tij, Njaz Dizdareviç, ish kryetari i Rinisë Komuniste të Jugosllavisë për Bosnjë-Hercegovinën në vitet e Luftës së Dytë Botërore dhe më pas antar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave dhe pas Luftës (deri sa doli në pension) me detyra të tjera të larta partiake, i cili në vitin 1944 u dërgua nga Titua si emisar i tij në Shqipëri (instruktor për punët e rinisë dhe ushtrisë), pranë Enver Hoxhës, me anë të kujtimeve të tija hedh dritë mbi disa nga anët e errta të Luftës Nacionalçlirimtare dhe mardhëniet e të dërguarve të Titos me udhëheqjen e lartë të PKSH-së dhe personalisht, Komandantin e Përgjithshëm, gjeneral-kolonel Enver Hoxhën, të cilin e akuzon për mashtrime dhe fallsifikime që ai i ka bërë atyre ngjarjeve që Hoxha i shkroi në gjallje të tij. Kush ishte Enver Hoxha, cili ishte roli i tij dhe i krerëve të lartë të partisë Komuniste Shqiptare e atyre të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë partizane gjatë viteve të Luftës në Shqipëri. Rreth këtyre pyetjeve hedh dritë në kujtimet e tija ish funksionari i lartë jugosllav dhe misionari i Titos Njaz Dizdareviç (vëllai i tij, Rauf Dizdareviç, ka qenë ministri i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë para shpërbërjes së saj), kanë qenë i atashuar pranë udhëheqjes së lartë komuniste të partizanëve të Hoxhës.
Vijon nga numëri i kaluar
Ne e bindëm Nako Spiron dhe antarët e tjerë të K.Q. të PKSH-së që shkarkimi i tij do të ishte gabim, sidomos nëse do të kihej parasysh çlirimi i afërt i Shqipërisë dhe situata ndërkombëtare. Enver Hoxha nuk kujtonte p.sh., faktin që ai ju lut Stojniçit, ta ndihmonte për hartimin e referatit të Plenumit. Përderisa unë përktheva e di që për disa netë u ulëm me Enver Hoxhën dhe ndonjëherë, ai na u lut që disa pjesë të referatit t`i shkruanin ne. Bëhej fjalë për më tepër për atë pjesë të referatit në të cilën flitej për strategjinë e Luftës Nacionalçlirimtare dhe fazën përfundimtare, për Frontin Antifashist, organizatat e masave, rolin e tyre dhe veçanërisht për organizimin e shtetit dhe të ushtrisë. Këto sigurisht nuk ishin idetë tona personale, por frut i eksperiencës së Luftës tonë Nacionalçlirimtare. (Ne nga Visi kishim sjellë materiale për organizimin e njësive të mëdha ushtarake, komitetin kombëtar, frontin, organizatën e gruas. Të gjitha këto i parashtronte udhëheqëja shqiptare.)
Nëse kujtesa nuk më tradhëton, nga ditari duket qartë se ne më shumë insistuam në zgjerimin e lëvizjes kundër sektarizmit i cili ishte shumë i pranishëm në kuadër të ndërtimit të pushtetit revolucionar etj. Për të gjitha këto Enver Hoxha nuk thotë asnjë fjalë, pasi nuk do sepse kështu do të hidhej në erë e gjithë puna e tij, për të argumentuar “ndëryrjen e jugosllavëve”, në punët e brendshme të Shqipërisë, ashtu sikurse dhe akuza se i gjithë sulmi si para dhe pas Plenumit të Beratit, ishte drejtuar kundër PKSH-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm”, kujton Njaz Dizdareviç, lidhur me ngjarjet e Plenumit të Beratit, duke përgënjeshtruar Enver Hoxhën, i cili në veprat e tija dhe sidomos në librin “Titistët” ka akuzuar misionin jugosllav që mori pjesë në atë mbledhje, sikur kishin dashur ta hiqnin Enverin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PKSH-së.
“Pse nuk e hoqëm Enverin në Berat”?
Lidhur me ngjarjet e Plenumit të Beratit dhe arsyet se përse antarët e Byrosë Politike donin t’a hiqnin Enver Hoxhën nga kreu i Partisë dhe këmbnguljen e jugosllavëve, për ta mbajtur Enverin në atë post, Njaz Dizdareviç përsëri kujton: “Në rastin konkret me tërheqjen nga Shqipëria të Dushan Mugoshës dhe të Miladin Popoviçit, misioni ynë e braktisi përfundimisht praktikën e identifikimit si “më të mëdhenj”, gjë që solli mosmarrveshje midis nesh dhe disa individëve në udhëheqjen shqiptare. Kjo ra më shumë në sy në Berat, në veprimet për të hequr Enver Hoxhën. Megjithë lutjet e shokëve shqiptarë që ne të insistonim ne heqjen e Enverit, ne, në vend që të përziheshim në punët e tyre, u kërkuam që ata t’i zgjidhnin vetë problemet e tyre në lidhje me udhëheqjen. Për këtë dëshmon dhe ky fakt në ditarin tim: Nako Spiro tani thotë kështu: Ju jugosllavët me Miladinin dhe Dushanin, jeni përzier në punët tona të brendshme atëhere kur nuk duhej, ndërsa tani që duhet ta bëni këtë, “jepni ndihmë nga larg”. Tani duhet të vijë ndonjë që të ketë fuqi të plota për të rregulluar gjithçka’.
Ky pohim i Nakos erdhi në fund të një diskutimi ku na kërkoi me këmbëngulje që ne të vendoseshim në krahun e atyre që donin ta hiqnin Enver Hoxhën. Ndoshta ky mund të ketë qenë dhe një motiv që pas çlirimit, e orientoi Nakon si ministër të bashkëpunimit më shumë me rusët, duke u përpjekur që të pengonte bashkëpunimin ekonomik shqiptaro-jugosllav. Ne nuk mund t`jua plotësonim kërkesën shokëve shqiptarë që të bashkoheshim me ata që kërkonin të hiqnin Enver Hoxhën, sepse nuk ishte detyra e misionit tonë ajo gjë. Misioni ynë e kishte të qartë detyrën që i ishte ngarkuar. Ai duhet të bashkëpunonte me shokët shqiptarë në luftë kundër forcave gjermane që ishin në Shqipëri dhe pastaj bashkëpunimin deri në fitoren përfundimtare mbi fashizmin e çlirimin e Shqipërisë.
Në këtë kuadër ne duhet të jepnim të gjithë eksperiencën tonë në udhëheqjen shqiptare duke pasur parasysh dhe qëndrimet e fuqive të mëdha ndaj Shqipërisë si dhe regaimin e reaksionit shqiptar. Por nga ana tjetër, nuk mund të fsheh se duke patur parasysh ndikimin e mosmarrveshjeve midis dy vendeve dhe popujve tanë në historinë e tyre, gëzohesha pasi mendoja se po hapej një faqe e re në këto marrdhënie, duke i vendosur në themele të shëndosha. Pse jo edhe bashkimin ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë, deri sa kjo gjë ishte në dëshirën e popullit shqiptar. Veç të tjerash kjo gjë u bë më e theksuar kur filloi të shfaqej rreziku nga Greqia.
Në një raport që unë u dërgoja asokohe K.Q. të PKJ-së, ju shkruaja: kudo që shkojmë, ata fare hapur na shprehin dëshirën e bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë në një federatë. Për këtë ndikon dhe urrejtja ndaj anglezëve dhe amerikanëve që ata e manifestojnë hapur. Tremben se mos Anglia bën me Shqipërinë atë që bëri me Greqinë”, kujton Njaz Dizdareviç, lidhur me këmbënguljen e Nako Spiros në Plenumin e Beratit, i cili I kërkonte misionit jugosllav, të insistonte në heqjen e Enver Hoxhës dhe propagandën e madhe projugosllave që kishte bërë në popull Partia Komuniste Shqiptare, saqë njerëzit ju shprehnin hapur misionarëve të Titos, idenë e bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, në një federatë të vetme.
Pse nuk zbarkuan anglezët në Sarandë?
Në kujtimet e tij, Njaz Dizdareviç, është ndalur edhe në problemin e çështjes së raporteve që kishte gjatë periudhës së Luftës, Ushtria Nacionalçlirimtare partizane e Enver Hoxhës, me britanikët. Lidhur me këtë, ndërmjet të tjerash, Dizdareviç ka shkruar: “Tani dhe një shembull lidhur me fshehjen e fakteve historike. Jo shumë kohë pas arritjes sonë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Enver Hoxha erdhi te Velimir Stojniç. Në takimin në fshatin Odriçan, ishte ajo pjesë e Byrosë Politike që punonte aty. Ky ishte takimi ynë i parë me Byronë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së. Na treguan neve telegramin që u kishin dërguar anglezët.
Sipas këtij telegram, Shtabi i Përgjithshëm lajmërohej nga Komanda e Përgjithshme e Lindjes së Afërt, se kishte planifikuar që të desantonte në Sarandë, me mbështetjen e njësive të motorrizuara të brigadierit Çërçill. Tek anëtarët e Politbyrosë, dominonte një ndjenjë shqetësimi. Kjo lidhej me faktin se para disa ditësh disa avionë britanikë kishin hedhur trakte, ku njoftonin popullsinë se ushtritë aleate do të zbarkonin në Shqipëri, për të çliruar përfundimisht vendin nga gjermanët. Enver Hoxha dhe anëtarët e tjerë të Politibyrosë kërkuan këshilla nga ne se si duhej të vepronin. Ata shprehën shqetësimin, jo vetëm për desantimin në Sarandë, por edhe për zbarikimet në zonat e tjera si dhe për lidhjet e britanikëve me reaksionin e brendshëm.
Ata ishin të mendimit se, zbarkimi britanik do të krijonte një situatë të rrezikshme, sidomos në Jug, ku Lëvizja Nacionalçlirimtare ishte e fuqishme dhe zbarkimi britanik do të ishte një mbështetje për reaksionin në vend, gjë që e lidhnin edhe me presionin e Zervës nga Greqia, për pakicën greke që jetonte në Shqipërinë e Jugut, gjë që rrezikonte integritetin territorial të Shqipërisë. Dua të them se Stojniçi në atë takim dha vijën të cilën duhet të ndiqnin anëtarët e Shtabit në bisedime. Stojniç, platformën e këtyre bisedimeve, e mbështeti në qëndrimet e Shtabit tonë të Përgjithshëm, lidhur me një zbarkim të mundshëm në Dalmaci.
Dhe shumë nga këto pika ishin baza e marrëveshjeve që u bënë me aleatët për raste të ngjashme në fazën përfundimtare të çlirimit të Shqipërisë. Këmbëngulja e udhëheqjes shqiptare për pavarësi dhe dialog të barabartë me misionet aleate, ku sukseset më të mëdha të Ushtrisë Shqiptare ishin çlirimi i Tiranës dhe lufta në Veri, luajtën një rol të rëndësishëm për zhdukjen e mundësisë që për Shqipërinë të ofrohej një zgjidhje e njëjtë me atë të Greqisë, apo opsione të tjera, si pamundësia e ndryshimeve revolucionare apo shfrytëzimi i Shqipërisë si monedhë shkëmbimi për rregullimet e pasluftës. Kjo ishte metëvërtetë e rëndësishme, pasi Shqipëria sipas burimeve që njoh, nuk ka qenë objekt i diskutimeve të Stalinit dhe Çërçillit, për “sferën e influencës” në gadishullin Ballkanik.
Ajo për aleatët ishte një “zonë gri”, ku lufta do të vazhdonte dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Boterore. Dhe në këtë këndvështrim duhet vlersuar Lufta Nacionalçlirimtare në Jugosllavi si dhe bashkëpunimi i ngushtë i Shqipërisë me Jugosllavinë, në kuadër të luftës së aleatëve. Ky bashkëpunim i vlersuar nga aleatët ndikoi në shmangien e të gjitha lojrave për zhdukjen e e Shqipërisë apo mosneglizhimin e saj. (Edhe pas çlirimit, ka pasur përpjekje për organizimin e rezistencës kundër pushtetit). Këto lojra u luajtën duke shfrytëzuar atë që po ndodhte në Greqi, me përkrahjen e emigrantëve shqiptarë që në atë kohë ishin përqëndruar në Itali dhe sëfundi, me mbeturinat profashiste në Kosovë dhe Shqipërinë e Veriut”.
Tito: Kosova do i mbetet Jugosllavisë
Në kujtimet e tij, Njaz Dizdareviç, është ndalur gjatë edhe në problemin e çështje së Kosovës dhe si është trajtuar ajo që në periudhën e Luftës nga ana e udhëheqjes shqiptare, me në krye Enver Hoxhën dhe palës jugosllave që përfaqësohej nga misionarët e Titos në Shqipëri, që ishin atashuar pranë Partisë Komuniste Shqiptare dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Lidhur me këtë, ndërmjet të tjerash, Dizdareviç ka shkruar: “Për Kosovën kemi folur shumë pak me udhëheqjen shqiptare. Nuk ishte e nevojshme pas, sepse që para ardhjes sonë, çdo gjë ishte sqaruar nga letërkëmbimet e Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë me Komitetin Qëndror të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe me Miladin Popoviçin, por edhe pas vizitës në Shtabin e Përgjithshëm në Shqipëri, të Zvetozar Vukmanoviç Tempos.
Koloneli Stojniç, shefi i misionit tonë, ishte tek Tito në gusht të vitit 1944, kur ai priti dy anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Frontit Nacionalçlirimtarë të Shqipërisë, Bedri Spahiu dhe Ramadan Çitaku. Tito atëhere, sipas rrëfimeve të Stojniçit, tha hapur se “as mund që të mendohet që Jugosllavia e re të humbasë territore, prandaj kosova detyrimisht duhej të mbetej pjesë e Jugosllavisë së re”. Me fjalë të tjera, po ajo që Tito u shkruante në fund të vitit 1943, Vukmanoviç Tempos në Maqedoni dhe Miladin Popoviçit. Tempos ai i shkruante: “Parrulla për bashkimin e Kosovës dhe Metohisë me Shqipërinë sot, siç propozon Miladini si dhe ideja për shtrirjen e komandës së Shtabit të Përgjithshëm Shqiptar dhe në territorin e Kosovës, do të shfrytëzoheshin nga të gjithë armiqtë e Luftës Nacionalçlirimtare në Jugosllavi dhe gjithë klikat fashiste dhe reaksionare dhe ato që i ndjekin, për të kthyer hap pas hapi, luftën kundër okupatorit në një luftë me karakter nacionalist.
Në këtë kuptim, i shkruanim dhe shokut Miladin në Shqipëri. Duhet përmendur, se gjermanët pasi erdhën në Shqipëri, pas kapitullimit të Italisë, në vjeshtën e vitit 1943, krijuan një qeveri kuislinge, pushteti i së cilës vepronte edhe mbi Kosovë – Metohi, të cilën Italia pas pushtimit i’a aneksoi Shqipërisë në vitin 1941. Në thelb, ajo q ëmë kërkohej të siguroja lidhur me Kosovën, ishte të realizohej opsioni i Shtabit tonë të Përgjithshëm, i dërguar në fillim të shtatorit të vitit 1944, Shtabit të Përgjithshëm Shqiptar, që një pjesë e forcave të kalonte në Veri të Drinit për të bashkëpunuar me forcat e Ushtrisë Jugosllave në operacionet në Kosovë.
Në telegramin që përmbante këtë urdhër, sqarohej që detyra e këtyre njësive, ishte të pranonin luftëtarë nga rradhët e shqiptarëve të Kosovës, duke krijuar njësi të reja për të luftuar kundër okupatorit. Aty vihej në dukje rëndësia që i jepte Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë Kosovës dhe Shqipërisë së veriut, pasi aty ishin konsoliduar bërthamat e reaksionit. Pas një hezitimi të shkurtër nga ana e Enver Hoxhës, Brigada e III-të dhe ajo e V-të Divizionit të Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, në fund të shtatorit kaluan në zonën e Gjakovës. Në ditar flitet shumë pak për qëndrimin e forcave shqiptare në territorin e Jugosllavisë për të luftuar kundër fashizmit, të cilat kishin hasur në shumë kundërshtime dhe moskuptime.
Ai e shpjegonte këtë me përgatitjen e dobët politike dhe punën e dobët që ishte bërë me luftëtarët shqiptarë për këtë detyrë dhe dhe në përgjithësi me vazhdimin e luftës, deri në mundjen përfundimtare të Gjermanisë naziste. Dua të shtoj dhe këtë, që në tekstet shkollore shqiptare që përdorja për të mësuar shqip, pa përjashtim shkruhej për Kosovën dhe kudo gjendej parrulla “Kosova, djep i shqiptarizmit”. Kjo më bëri të mendoja për efektet e indoktrinimit të thellë përmes shkollës. Në bisedat për këtë problem për udhëheqsat shqiptarë, këta duke më vënë në dijeni për këtë, më premtonin se do të hiqnin nga përdorimi dhe nga këto tekste, në të ardhmen nuk do të shkruheshin libra të tillë. (Lexuesve dua t’u kujtoj, se në ditar që u botua pas 25 vjetësh që nga koha kur është mbajtur, asgjë nuk është ndryshuar. Prandaj lexuesi mund të gjejë pohime naïve, si pasojë e mungesës së eksperiencës. Në këto fakte gjithkush mund të spekullojë, por unë nuk kam asnjë gjë që mund të jetë në kundërshtim me realitetin. Asgjë në të nuk kam ndryshuar, gjë që duket nga përshkrimi i takimeve etj”.
Te thote çfare te doje zoteria sllav, fakti eshte kokforte. Shqiperia ngeli e pavaruar nga Jugosllavia. Kjo fale politikes Enveriste ( keq/ mire )
Nuk ishte Enveri ai qe e mbajti Shqiperine te pamvarur, pasi dihet mire qe ai nuk ishte kunder qe Shqiperia te behej Republika e shtete e ish Jugosllavise. Ishin konjukturat politike te luftes midis Titisteve dhe Stalinit qe beri te mundur anullimin e atij plani. Enveri nuk ka patur shume fuqi per te ndryshuar rrjedhen e ngjarjeve dhe ky eshte fakt i pamohueshem.
Nga ana tjeter, as ketij Dizdarevicit nuk mundet ti besohet plotesisht, pasi ai me siguri nuk mundet te jete i paanshem.
Duket se Enver Hoxha ne LIbrin e tije Titistet per nje Gje ka pasur te Drejte:Ai thote se Miladin Popovici, ishte nje Internacjonaliste,dhe e pershkruan si Dashamires se Problemit Shqipetare….
Eshte me se e Vertet se Dushan Mugosha, Velimir Stoinici, dhe ky Dizdarevici,pershkruheshin nga Hoxha si Dinake,dhe Intrigante..ishte Dushane Mugosha ai qe solli dhe Inspiroj Vrasjet pas Shpine ne radhet e Partizaneve..si p.sh Rasti i Mustafa Gjinishit….
Tito,e ka pasur te Qarte,se nuk e Leshonte Kosoven….lol
Dizdarevic=Dizdari, shqiptare ?
Dizdareviç=Dizdar=turqisht= roje kështjelle.
Dizdar eshte turqinisht jo shqip dhe ky ishte boshnjak
Pse Limos Dizdari ?
E. Hoxha duhet t’ja dinte per nder V. Stoinicit dhe N. Disdarevicit qe nuk e zevendesuan ne Berat me nje tjeter antar te B. P. te PKSh si Nako Spiro, apo Sejfulla Maleshova apo Koci Xoxe. sepse sic duket Enveri ne ate kohe ishte me pro-jugosllav se Nako. apo Sejfullahu.
Trupeshk
Kujtime objektive te hedhura ne leter nga vete autori Njazi Dizdari
Per fat te keq, kujtimet e Enver Hoxhes i kane tjerrur gazetare dhe letrare…
dhe Nexhi, e cila ishte shume e fshehte dhe kurre nuk ka thene te verteten,
por ato qe i dukeshin te nevojshme per momentin.
Nje jugosllav thote te verteten, ndersa Enveri thote genjeshtra!? Keshtu thua ti o gomar ?
IDIOT!
Gomari buba,duhet te marrish veshte njhere cka i beri Kosoves ky dizdarevici ne kohen e milosevicit o tutlkun antishqiptare.
Prape ju me kete Dizdareviçin? Po si eshtee mundur ta perdorni ditarin e nje Titisti per te na mbushur mendjen se po thoka disa te verteta per NE kundra Enver Hoxhes?Po,Dizdareviçi thote pikerisht te kundertat e atyre që ata kane vepruar ne fshehtesi.Per shembull Ai thote të kunderten e asaj se Nakua dhe te tjere udheheqes Shqiptare te luftes ishin per heqjen e Enver Hoxhes ndersa Dizdareviçi dhe shoket e tij ishin kundra,kur ne te vertete qene keta Tituste që kishin bindur Nakon dhe te tjeret te griheshin kundra Tij dhe keta te paraqiteshin ne dukje ne ate Plenium se qene kunder.Pra ai thote te kunderten sepse ashtu ja do puna.
Po ashtu AI flet per nderhyrjen e tyre kunder sektarizmit qe ishte shfaqur ne radhet e udheheqjes Shqiptare.Në të vertetë qene keta qe futen flakene sektarizmit ne udheheqjen Shqiptare.Qene keta qe me dokumenta vertetohet se vrane Ramize Gjebrene,qene keta qe pushkatuan 67 ballistet e Lushnjes,qene keta qe vrane antarin e Shtabit te Pergjithshem.
Dizdareviçi mashtroon kur thote qe populli shprehej hapur per bashkimin e Shqiperise me Jugosllavine.
Ai propagandon hapur kur thote se ne librat shqiptare qe mbaja per te mesuar shqipen flitej me zjarr per Kosoven duke e trajtuar problemin nacionalist me termat e nje Europiani te sotem te avancuar,kur nderkohe fshe poshtersisht te thote se ishin Serbet ata qe e konsideronin Kosoven qendren e formimit te shpirtit kombetar Serb.
Ai arrin dei aty se Dizdareviçi kishte ide perparimtare qysh atehere se duhesh luftuar per heqjen e ketyre nacionalizmave ne tekstet shkollore.
Per te qeshur.Si duket hapur genjeshtari i pa skrupullt.Serbet e ka ne pohuar vete se “arma me e madhe e tyre politike eshte genjeshtra”.
Shkurt mos ta na i nxirni me kujtimet e ketij Titist te poshter anti Shqiptar.
Vazhdon Kaloci me deshmite serbo-jugosllave per te erresuar punen e Enver Hoxhes per shpetimin e Kosoves e Shqiperise nga nderhyrjet e tyre. Sherbim me te madh se filoserbi Kaloc, as vete serbet nuk do ta kishin pritur diten per diell. Valle kaq idiote jemi ne shqiptaret qe te gelltisim kete corbe te prishur qe na servir ai ? Velimir Stoinic doli ne televizionin jugosllav ate kohe , pas botimit te librit “Titistet” dhe nuk mundi te argumentonte asgje kunder , nga ato qe tha Enver Hoxha. Ambasada jugosllave ishte ne radhe per blerjen e librit , ate dite qe doli nga botimi. Popovici ngelet nje internacionalist ne qendrimet e tij ne Shqiperi, kjo gje i prishi planet Titos qe e eleminoi me ane te OZNAS (me pas UDB) pabesisht. Koha tregoi se sa te drejte kishte E.Hoxha ne qendrimin ndaj Jugosllavise. Nje pyetje kam ; A u pagove mire Kaloc?
Njaz Dizdarevici i shte ne shqiperi per ti dhen informacione te fresketa jugosllavis dhe titos,nuk ishin per te ndihmuar shqiperine. Ne periudhen e mbarimit te luftes kur shqiperia ishte ku te theret qameti enveri ka treguar aftesi ne kapercimin nga mjerimi ne gjendje normalizimi….. Me rezimin e sistemit socialist strateget qe udhehoqen vendin per nje fije desh e cuan vendin ne mjerimin e dikurshem.
Enver Hoxha ka qene patriot dhe atdhedashes. Ai ka ndeshur ne tradheti te brendshme e jashtme gjate gjithe jetes se tij. Nuk ka asnje fakt deri sote qe presonalisht te kete bere pazar kunder Shqiperise si puna e Sali Millosheviqit, Ilir Karachic, Fatos Nanovci…
Nje here na e nxjerrin si anti-shqiptar kete Miladin Popovic e njeher si kerkues i bashkimit kombetar ! I jap te drejte autorit kur thote se ishte pikerisht lufta anti-fashiste e komunisteve Shqiptar ajo qe shpetoi Shqiperine e Shqiptaret nga shperberja , sidomos kalimi i partizaneve shqiptar pertej kufirit ne Kosove e Bosnje ne ndekje te nazisteve qe i mbylli gojen edhe skeptikve me te medhenj dhe i renditi ne krah te fitimtarve ! Qellimi i tyre ishte ngritja e Kosovarve ne lufte kunder nazisteve , ishte e domosdoshme qe te hidheshin kater pushke ne menyre qe me vone te kerkoheshin te drejtat per vetevendosje, gje qe per fat te keq nuk u arrit plotesisht ! Po ashtu i jap te drejte autorit kur flet per kercenim Grek ndaj pavarsise se Shqiperise pas lufte dhe rolin e Titos , Enveri luajti bukur ne vitet e para duke i vendosur perballe kercenimit Grek nje aleance me Titon fillimisht e me vone kur gjerat u stabilizuan i vendosi kunder aleancen me BS! Pas viteve 60 Shqiperia nuk kishte me nevoje per ndihmen e askujt ne mbrotje te territorit te saj nga fuqite rajonale ! Autorit nuk i jap te drejte kur e pershkruan veten dhe Jugosllavet si engjej qe perpiqeshin vetem per mire ! Nuk do te gjesh ne kujtimet e askujt nga ish udheheqesit komunist te kohes , qofte edhe ata te denuar nga Enver Hoxha qe nuk shpreh nje antipati te theksuar ndaj Jugosllaveve, per arrogancen e tyre qofshin keta serb, boshnjak,kroat apo tjeter! Kjo shpjegon edhe marredhenien e shkurter mes komunisteve te dy vendeve (megjithse bazat i kishin ku e ku me te shendosha se me te tjeret per shkak te luftes)dhe luften e politiken e eger ne te gjitha drejtimet qe per 40 vjet Jugosllavia ndoqi kundrejt Shqiperise komuniste ! Jugosllavia ka qene i vetmi vend komunist qe organizoi lufte me arme ne dore kunder komunisteve Shqipetar nepermjet bandave, nuk e ben kete as Ruset e as Kinezet e jo me te tjere, e per kete autori nuk thote asnje fjale !
Jo me kot Enver Hoxha ngre lart Miladin Popovicin si nje komunist internationalist jugosllav qe mbeshteste me pasterti qendrimet e drejta te P. K. S H. Kete e deshmon edhe qendrimi i tij ndaj problemit te Kosoves. Te gjithe te tjeret qe nga Dushan Mugosha e deri te I fundit punuan e luftuan kunder Enver Hoxhes, kunder Shqiperise.