Gjithnjë e më tepër “Djall”, Hysajn dhe Milanin i ndajnë pak euro

5 Prill 2021, 18:47Sport TEMA

Emri i Elseid Hysajt vazhdon të mbetet i lidhur me Milanin. Mbrojtësi i djathtë nga Shkodra, ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Napoli. Në verë do të vijë ndarja, por jo largimi nga Serie A.

Agjenti i 27-vjeçarit po negocion prej ditësh me drejtuesit e “Djallit”. Këta të fundit i cilësojnë shumë 20 milion eurot që kërkon United për Dalot, kështu që kanë zgjedhur Hysajn, i cili vjen pa kosto.

Bisedimet janë fokusuar te rroga sezonale. Mediat italiane raportojnë se lojtari i kombëtares shqiptare kërkon 3 milion euro në sezon, teksa akordi pritet të arrihet për 2.5 milion euro + bonuset.

3 komente në “Gjithnjë e më tepër “Djall”, Hysajn dhe Milanin i ndajnë pak euro”

  1. Çentrale says:

    Po ça genjeni o figura. Priteni kur te vije te luaje ne Koplik se edhe Vllaznia se merr

    1. Shoku Sal says:

      Mos ja fut po.dhes. Tek Vllaznia do te perfundoje. Ke per ta pare.
      Cfare Kopliku thua ti.

    2. tifozi says:

      I ke pare ndeshjet e fundit qe ka bere Hysaj? Disa kohe me pare nuk po luante mire dhe me siguri as Vllaznia nuk do ta preferonte, por ka disa kohe qe po luan ne menyre fantastike. Ne ndeshjen me Romen, komentatori italian e quajti te “pakalueshmin Hysaj”. Edhe me kombetaren ka luajtur shume mire. Mbase ishte i vetmi qe ne ndeshjen me Angline beri nje loje pozitive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje