Miratimi i fletës së votimit, ambasadorja e SHBA: Mbështesim KQZ-në për zgjedhje të drejta e transparente

5 Prill 2021, 12:16Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pasi KQZ miratoi fletën e votimit.

Pasi vlerësoi vendimmarrjen për caktimin e fletës së votimit, diplomatja Kim shprehu mbështetjen për përpjekjet e KQZ që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

“Sapo ndoqa konferencë për shtyp të Ilirjan Celibashit. E kënaqur që mora vesh se është përcaktuar formati i fletës së votimit, në mënyrë që ato të printohen në kohë për zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbështesim fort përpjekjet e KQZ për të siguruar se rregullat dhe termat e zgjedhjeve të jenë të drejta dhe transparente”, shprehet ambasadorja.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje