Flamuri i Kosovës acaron përfaqësuesin e Rusisë në OKB, ndërpritet mbledhja e Këshillit të Sigurimit

13 Prill 2021, 17:36Bota TEMA

Flamuri i Kosovës është bërë shkaktar i ndërprerjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përfaqësuesi i Rusisë, Dimitri Poljanski, kërkoi nga udhëheqësi i seancës që përfaqësuesja e Kosovës, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla të heqë flamurin e Kosovës që ndodhej pas saj.

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet i pavarur, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë ambientin,  ose të heq flamurin”, tha përfaqësuesi rus.

Ndaj kërkesës së Rusisë, ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe duke thënë se nuk shohin arsye që kryediplomatja nga Kosova të ndryshojë pamjen.

“Ky nuk është një takim zyrtar dhe nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjen pas saj për të vijuar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka pezulluar mbledhjen e hapur virtuale për Kosovën për të vazhduar konsultimet në një mbledhje të mbyllur pas kërkesës së Rusisë.

Ndërkohë pas një ndërprerje të takimit online, Këshilli i Sigurimit vendosi që të vazhdojë punimet e seancës virtuale për Kosovën përkundër kërkesës së Rusisë që Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija.

7 komente në “Flamuri i Kosovës acaron përfaqësuesin e Rusisë në OKB, ndërpritet mbledhja e Këshillit të Sigurimit”

  1. Sa poshte ka rene dhe po bıe Rusıa,Dıkur ıshte sı puna e yllıt polare qe rrefente rruget e drejta per te gjıthe vendet e planetıt Ka perfunduar ne nje terr per ecıen perpara te popujve te vegjel,
    Me 1948 ı gjıthe popullı ı vendeve sı Shqıperıa dhe kosova ı kıshın syte dhe veshet e radıo Moska Tanı kjo radıo ka rene ne kazan te plehrave se bashku me udheheqesın e saj Putın,Cfare polıtıke benı,Per ballkanın dıkur dıellı lındete ngalındja tanı lınd nga perendımı dhe perendon nga lındja

  2. Fuck it says:

    Ate flamurin e jevgjiteve donin te hiqnin. Hahahaha ???
    Kushedi sa do jene ofenduar kosovaret per ket incident. Mbani Kurtin mire se mos I pushon zemra NGA hidherimi. Po Presidentja Osmanka a eshte prononcuar?? Booo ça ju gjeti .

  3. devolliu says:

    Oh , sa mire ja ka bere , bravo Russia . Politikane dhe shtet me te poshter e me mosmirenjohes se Kosova , nuk ka ne bote . Mjaft te kujtojme qendrimin ndaj atyre qe e cliruan dhe e bene shtet , bashkangjitur me mosmirenjohjen ndaj Shqiperise me propaganden qe po’ ben Albin Kurti dhe qeveria e tij ne favor te Berishes dhe Metes . Asnje perkrahje nga Shqiperia per kete pseudoshtet .

    1. vezhguesi says:

      devolliu-po zotrote c’pate a derezi? Zaten nuk thone kot korcaret se juve devollinjte nuk mbushni mire.
      A te kujtohet ajo historia e devolliut me shoferin e kamjonit?
      Nje devolli po priste ne ane te rruges me nje thes me qepe per te kapur ndonje makine qe shkonte ne Korce ne diten e pazarit.
      Pas disa oreve pritje, nje shofer korcar ndali kamjonin skoda me karroceri llamarine prane tij dhe e pyeti se ku do shkonte.
      Ne Korce – i tha devolliu – a do me marresh dhe sa do kushtoje?
      Per ty-i pergjigjet shoferi – vetem 10 leka, por me kusht qe te vish pa thesin.
      Jo bre – i tha devolliu – une ne Korce po vete qe te shes qepet dhe thesi me duhet.
      Atehere-ja ktheu shoferi – do ta mbash thesin ne kurriz dhe po te pash qe e leshove ne karroceri do me paguash 200 leka.
      Dakort-ju pergjegj devolliu.
      Filluan te udhetojne ne ato rruge te pashtruara te kohes se Enverit dhe devolliu i gjore, ne maje te karrocerise, e mbante thesin ne kurriz, nderkohe qe makina levizte neper te perpjeta, tatepjeta e kthesa, shkonte nga nje cep i karrocerise ne tjetren, por me devotshmeri, thesin nuk e leshoi qe nuk e leshoi per asnje moment qe te prekte dyshemene.
      E thene ndryshe, juve te Devollit nuk ju duhet vene veshi se jeni ca si te ritarduar, prandaj kur thua “bravo Rusia”, tregon se ke aq mend sa ai devolliu i qepeve.

  4. KORÇARI says:

    Devolli ha fasule tashi qe u shprehe dhe mos u dhje nga goja

  5. KORÇARI says:

    Devolli tashi qe u shprehe hai fasulet se te shan prifti

  6. Timi says:

    Ti devolliu tu lash by… n kosovarëve. Nuk është Kosova mosmirënjohëse e aq më pak Albini. Pse i fut të gjithë në një thes?! Kosovarët e duan Shqipërinë pa kushte. Por ku di një si ti që ska dal kurrë nga fshati e aq më pak në Kosovë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje