VIDEO/ Çfarë të pëlqen te Rama, Basha, Meta dhe çfarë jo te Berisha? Astrit Patozi jep përgjigjen epike

15 Prill 2021, 20:00Politika TEMA

I ftuari special i mbrëmjes së djeshme në Fiks Fare Astrit Patozi, ka ironizuar liderin socialist Edi Rama, kryedemokratin Basha dhe presidentin Meta.

Në një bisedë plot humor me moderatorët Dori dhe Devi, Patozi u pyet se çfarë pëlqen tek treshja politike.

“Tek Rama më pëlqen shumë fakti që kur do të shajë burrat, lavdëron gratë dhe kur do të lavdërojë burrat, shan gratë. Tek Mona më pëlqen që është një kundërshtare e egër dhe e pamposhtur e presidentit apo vendimeve të tij, pavarësisht se fle me të. Te Basha më pëlqen që s’ka asnjë thinjë në kokë megjithëse ka shumë halle për të zgjidhur, sidomos hallet e Partisë Demokratike në tetë vitet e fundit. Tek Iliri më pëlqen paanësia e frikshme që ka për të qenë mbi palët, për të qenë presidenti i të gjithëve dhe për ta mbajtur drejt timonin e drejtimit. Unë besoj se edhe presidentët e vendeve të fuqishme, SHBA apo Franca duhet ta kenë zili paanësinë e tij”, ironizoi Astrit Patozi.

I pyetur se çfarë nuk i pëlqen tek Berisha, kreu i Bindjes Demokratike tha:

“Është më tolerant, më i butë dhe më liberal me kundërshtarët politik”, tha Patozi.

1 komente në “VIDEO/ Çfarë të pëlqen te Rama, Basha, Meta dhe çfarë jo te Berisha? Astrit Patozi jep përgjigjen epike”

  1. Cudia says:

    Copa e drurit qe kujton se di te beje politike… Debil, nga koka te këmbët!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje