Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka habitur me deklaratën e saj teksa u shpreh se prezenca e presidentit Meta në Vlorë është shqetësuese për LSI në këtë qark.
Duke folur për gazetarin Rezar Xhaxhiu, Kryemadhi tha se prezenca e Metës ç’fokuson punën e LSI në Vlorë, pasi ekipi i Kreut të Shtetit nuk ka eksperincë politike.
Xhaxhiu: A prish punë prezenca e Metës në Vlorë?
Kryemadhi: Prish pak punë.
Xhaxhiu: Ka pak nervozizëm te presidenti, nga i buron ky nervozizëm?
Kryemadhi: Nuk di të them nga i buron ky nervozizëm mendoj që stafi i tij nuk ka eksperiencë politike ose ka eksperiencë me presidentë të tjerë. Ajo që është e rëndësishme për LSI të fokusohen te dita e zgjedjeve te nr 6 dhe te komisionerët dhe numëruesit. Na prish punë sepse çfokuson punën tonë. Nuk mendonj se në 9 ditë shqiptarëve i prihstet mendja se kë do votojnë.
Xhaxhiu: Në këtë prill të 2021 e keni krijuar skenarin e ruajtjes së votës?
Kryemadhi: LSI ka komisionerët e saj aty janë dhe komisionerët e PD çështja e ruajtjes së votës është e padiskutueshme. Ndaj thashë që aty duhet të fokusohemi më shumë te komisionerët. Nëse komisionerët e LSI dhe PD do lajthisin, ka marrë ferra uratën dhe kot që flasim për demokraci.
Aha, u mor vesh. Zgjedhjet u humben sepse Ps Bleu komisioneret e numeruesit tuaj???, se ju votat i kishit???populli ju votoi???
Mir e ka ,
la name me teneqete e shperndara per vota !
Fushate qesharake .
E ke len Gruan Kryetare te Partis ?
Atehere rrespektohe dhe ndiq udhezimet e saja ,jo ta qisesh jashte Loje
duke len te mendojne Votuesit se Mona eshte Kryetare Fallso .
Nqs do me dit ilir meta , Mona ka me shume admirues ne Opinione se sa vet presidenti
qe nen me kote perpjekje te deshperuara ,por qe po saboton Lsi-ne .
Mire e ka Monika , nuk mbahen dy kunguj ne nje sqetull , edhe president edhe kryetar opozite , aq me teper qe ka dhe krahet e shkurter nga shtanga , t’a dinte te ishte mare me basketboll !